Rama: Nuk është koha e teatrit nacionalist. Thaçi: Kombi shqiptar, edhe më i sigurtë (VIDEO)

16 Prill 2014, 13:57Rajoni TEMA

“Kjo kohë e re nuk është e teatrit nacionalist as e skeceve, por koha e një pune intensive në të gjitha planet, që ka filluar dhe po ndërton hap pas hapi urat e bashkimit të shqiptarëve të gjeneratës tjetër me një sistem të njësuar arsimor”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, e cila u mbajt në qytetin e Kukësit në kuadër të 15 vjetorit të eksodit të mijëra familjeve shqiptare të Kosovës. Ndërsa  vuri në dukje ndryshimin esktrem mes realitetit të 15 viteve më parë në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë dhe atij aktual, Rama theksoi se kur e sheh me sytë e të sotmes të shkuarën e 15 viteve më parë, duket sikur ka kalur një jetë e tërë.

“Në njërën anë të kufirit në Shqipëri një vend i brishtë i dalë nga një rrënim ekonomik si ai i vitit’97-ës me me një qeveri në krye të së cilës ishtë një djalë 30 vjeçar dhe nga ana tjetër e kufirit, Kosova në errësirën e një diktature gjithnjë e më barbare në një përpjekje të zgjatur në kohë e sakrifica, që shtrihej nga rezistenca paqësore e Ibrahim Rugovës tek fillimet e Luftës Clirimtare të Kosovës”, theksoi Kryeministri.

Sipas Ramës, ishte aleanca e madhe ndërshqiptare, solidariteti mes tyre dhe humanizmi që i karakterizon, ç’ka bënë që Kombi ynë ta përballojë këtë dramë. Ai veçoi kontributin e kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Majko, por një falenderim dhe mirënjohje shprehu edhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike,si pjesë e kontributit të përbashkët, për atë që siç tha ai, tashmë quhet çështja e shqiptarëve.  

“Nëse e kthejmë në çështje politike, ndasitë i krijojmë krejt lehtësisht, ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill,  por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe, e cila deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por që sot natyrshëm mban emrin, çështja e shqiptarëve”, theksoi Rama.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se do të hiqet barriera doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar shqiptarët dhe deklaroi se së shpejti do të krijohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë. Rama mesazhin e unifikimit dhe partneritetit strategjik e ka lidhur me një realitet të ri ballkanik, i cili ka nisur pikërisht 15 vjet më parë dhe e ka zanafillën në dramën e madhe të Kosovës që me zgjidhjen e saj u kthye në shansin e madh të shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij ai ka dhënë edhe një detaj nga takimi që zhvilloi në Berlin pak kohë më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Për askënd nuk ishte e imagjinueshme të ndodhte që në 100 vjetorin e luftës së parë botërore ballkani të gjendej në paqe dhe ne të gjithë përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë të gjendeshim së bashku në krye të vitit në Londër jo për të diskutuar si do të ndahen territoret apo si do të merreshim vesh për armëpushim, por për të diskutuar se çdo të bëjmë me paqen, një paqe që në këndvështrimin tim është shumë e madhe për shpatullat e brishta e secilit prej vendeve të rajonit tonë. Është paqe që kërkon Europën në rajonin tonë, kërkon të kapërcejmë ato pengesa që të vetëm nuk i kapërcejmë dot”, tha ai.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e tij theksoi se sot kombi shqiptar është jo vetëm më i bashkuar, por edhe më i sigurt. Thaçi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për gjithë popullin shqiptar që mirëpriti vëllezërit dhe motrat kosovare në eksodin e vitit ’99.

“Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë të banorëve të Kukësit dhe gjithë shqiptarëve kudo jetojnë, për mikpritjen e jashtëzakonshme që treguan ndaj kosovarëve të dëbuar . Në emër të popullit të Kosovës unë ju them sërish faleminderit që na u gjetët si askush tjetër në ato ditë të vështira”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se “në të njëjtën kohë falenderoj edhe njeriun, i cili në atë kohë udhëhoqi qeverinë e Republikës së Shqipërisë, kryeministrin e prapavijës së luftës së Kosovës , kryeministrin e Shqipërisë në atë kohë, Pandeli Majko”.

Sipas tij, kjo ndihmë bëri të mundur që këta civilë ta përballonin me dinjitet dramën që pësuan. “Pamjet e familjeve kuksiane që ndanë me të sapoardhurit edhe kafshatën e fundit të bukës janë një dëshmi e paharrueshme e fisnikërisë së këtij populli. Eksodi ishte një sprovë e madhe për gjithë kombin tonë dhe që të gjithë e kaluam me sukses pa stuhi duke demonstrurar solidaritet të pakrahasueshëm dhe një unitet kombëtar të fuqishëm”, theksoi Thaçi.
“Republika e Shqipërisë pak ditë më parë festoi 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe shpresojmë se shumë shpejt do ta marrë statusin e merituar të vendit kandidat në BE . Po ashtu Kosova sapo ka filluar krijimin e Forcave të Armatosura, ka fituar statusin e vëzhguesit në asmablenë e parlamentare të NATO-s dhe është e vendosur për të ndërmarrë me shpejtësi reformat e duhura për të arritur standardet e nevojitura për t’u bërë pjesë e aleancës veri- atlantike”, theksoi ai.
Kryeministri Thaçi nënvizoi se “politikat genocidale dhe pastrimi etnik që iu bë popullit tonë nuk ishin thjesht krime ndaj kombit tonë, por ishin krime kundër mbarë njerëzimit, kjo ishte arsyeja se pse e gjithë bota që beson në të drejtat themelore të njeriut u solidarizua me kauzën tonë dhe na ka mbështetur në të gjitha etapat e sipërmendura”.
“Duke kujtuar edhe krimet e tjera ndaj popullit tonë ne nuk duam të kultivojmë urrejtjen, por duam të bëjmë të qartë të vërtetën historike. Prandaj në këtë ditë theksojmë qartë se populli ka qenë në rrugën e duhur dhe të drejtë, se lufta jonë ishte e drejtë, çlirimtare, e ndershme dhe legjitime dhe askush nuk mund ta njollosë”, tha Thaçi.

Kryeministri kosovar u shpreh gjithashtu se “i jam mirënjohës qeverisë së kryeministrit Rama dhe gjithë zyrtarëve që janë angazhuar për organizimn e këtij aktiviteti dhe që kanë bërë të mundur që kjo ditë të përkujtohet ashtu siç e meriton”.

9 komente në “Rama: Nuk është koha e teatrit nacionalist. Thaçi: Kombi shqiptar, edhe më i sigurtë (VIDEO)”

  1. Marko Boçari says:

    kembeni neper lista deputetesh politikan nga te 2 anet derisa te kemi nje kuvend mbar shqiptar qe do punoje paralelisht me ato ekzistuse ne te 2 vendet.BRAVO

    1. Raimond Vlonjati says:

      Rama na tregon teatrin nacionalist

      C’eshte ky njeri kaq qesharak more ?

      Nuk degjon ky se cfare po i kekrojne amerikanet , apoben rolin e shurdhit ky palaco ?

      Ambasador Arvizu tha qe : United States i kerkon Shqiperise te mbaroje sa me shpjet strategjine e mbrojtjes kombetare dhe te risi buxhetin e Minsitrise se mbrojtes –Pra te armatoset dhe sa me shpejt

      Ky nxitim qe kerkon USA per ne , per tu armatosur tregon se gjerat nuk jane aq te thjeshta sac i ben ky Edi

      Ndaj i thoni ato qindra miliona dollare qe i mer borxh ne kuriz te shqitpareve te varfer te mos i japi te gjitha tek milioneret , por te armatosi Shqiperine …

      1. Bigu says:

        O Raimond, mir koqe ske, po trut nga mi ke? Njerez si puna jote qe mendojn te armatosin shqiprin kur nga ana tjeter, ne kemi gropa per te mbushur. Humnera qe na i la peshqesh prijesi i injorances dhe i pseudopatriotit Sali Byth Berisha.

        1. edina says:

          bravo edi, jeni i papar!

  2. Lezhjani says:

    DUHET BASHKPUNIM.

    SHQIPERI KOSOVE #JEMINJE

  3. arsen says:

    Puuu..pu..puuuuuuuuu
    Te lavderosh Sali Berishen pas 15 vjetesh per Kosoven?!!!!
    Po a ishte firma Shqiponja e PD-se qe furnizonte Millon me karburant…e qe Millua pastaj te vriste Kosovaret????????????
    Cfare eshte ky more?
    As politikan…as patriot…e as kryeminister.
    Sali Berisha nuk ka bere asgje te mire per kombin!
    Saliu vetem duhet qe te gjykohet.
    Nese gjykata do gjeje rrethana lehtesuese tek Vepra Nr. 5 e Edi Rames?!! Hallall! Le ti ulen Saliut, nja 40 vjet nga denimi 150 vjet me burgim

  4. shqiptar i ndershëm says:

    Qeverite ne Shqiperi qofte te djathta qofte te majta mund dhe duhet te kishin bere shume me teper per integrimin me te madh gjitheshqiptar ne Ballkan.

    Qeveria aktuale Rama duhet te punoj drejtperdrejt konkretisht ne permbajtjen e çeshtjes kombetare shqiptare, sepse deri tani qeveria fokusin e saj kryesor ende e ka pikerisht te forma, te aparenca, te podiumet dhe fjalimet retorike dhe shfaqjet plot ngjyra.

  5. liri drejtesi says:

    Nje politikan i trashe do te mund te pyeste: pse Rama nuk e falenderon Berishen ne Kuvendin e Shqiperise? Nje politikan i holle do te mund te pergjigjej:sepse nuk ka shqiptar qe e beson. Atehere del se: Rama e falenderon Berishen ne Kosove per tu bere qejfin dashnoreve te Berishes ne Kosove!Te falenderosh Berishen ne Kosove do te thote qe te investosh per leje – qe te shkosh per vizite ne Beograd – te mohuar nga sebet, ne muajin Mars, dhe deri me sot!

  6. ari says:

    me kriminelet rama e thaqi vetem trafikante droge dhe miljoner me prostitucon,droge,pallate per kokepalare,vrases me e pa pages ,si bashkiaket e vlores dhe perfekti,jastek griselda ,miljoner 60 vetem PS dhe lsi e thaqi te bera ne tet vite ne kosove dhe pake me Shum ne shqiperi-krimi po lulezone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje