INVESTIGIMI/ Ambasadori amerikan punësohet nga kompania për të cilën kishte lobuar

14 Prill 2014, 18:00Rajoni TEMA

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, pritet që të zgjerohet me një zyrë edhe në Shqipëri. Kjo do jetë zyra e pestë në rajon, pas zyrave në Bosnje, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

Nga shtatori BIRN do ketë edhe një faqe lajmesh në shqip, ndërkohë që kanë publikuar investigimin e radhës, që flet për ish- ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell

 

Ish- ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, që loboi për ndërtimin e një autostrade me vlerë prej 820 milionë euro në vendin e dërrmuar nga lufta, ka marrë një post në gjigandin amerikan të ndërtimeve, të cilit i siguroi kontratën fitimprurëse.

Christopher Dell, një diplomat karriere, i emëruar nga Barack Obama për të përfaqësuar SHBA në Prishtinë, është punësuar nga kompania Bechtel Corporation, të cilën e ndihmoi që të fitonte një kontratë për ndërtuar autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Dell tani do jetë menaxheri për Afrikën në këtë kompani, disa muaj pasi i dha fund karrierës prej tre dekadash në Departamentin e Shtetit.

Por punësimi i tij në firmën më të madhe të ndërtimeve në Amerikë, do të nxisë një debat në lidhje me projektin e shumëdebatuar, të quajtur edhe Rruga e Kombit.

Pieter Feith, një diplomat i lartë i BE në kohën kur u nënshkrua kontrata, e pati kritikuar mënyrën se si diplomati amerikan loboi për të. Madje ai pati bërë thirrje për një hetim.

Ai e akuzonte Dell se kishte fshehur informacionet për kontratën me Bechtel, duke theksuar se ka lobuar që Kosova të pranojë një marrëveshje jo të arsyeshme, e cila e vendos në një presion të madh buxhetin e vendit të ri.

Sipas BIRN, është e zakonshme që ambasadorët perëndimorë të lobojnë për interesat e biznesit të kompanive nga vendet e tyre, por është e pazakontë për një diplomat që të marrë një post të rëndësishme në kompani të mëdha pasi ka siguruar për to kontrata fitimprurëse.

Feith, që kishte punuar për vite me radhë bashkë me Dell, thotë se kishte shqetësime të mëdha për kontratën.

Por kur ai kërkoi informacion për kontratën, kjo iu refuzua.

“Informacioni nuk u dha dhe krejt papritur ne ishim para faktit të kryer që kontrata ishte mbyllur,” tha ai për Guardian.

Feith shprehet se këto para duhej të shkonin për të luftuar papunësinë në Kosovë, e cila ishte në nivelin prej 40 përqind.

Andrea Capussela, që në atë kohë ishte kreu i departamentit ekonomik nën varësinë e Feith, thotë se punësimi i Dell në këtë kompani ngre pikëpyetje serioze mbi të gjithë projektin.

“Kjo kontratë ishte irracionale për Kosovën dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Departamenti i Shtetit do bënte mirë që të hetonte,” tha ai.

Feith nuk pranoi që të komentonte punësimin e Dell, por tha se është e nevojshme që të ketë një hetim për këtë kontratë, edhe pse nuk e specifikoi se kush duhet ta bëjë këtë hetim.

Edhe në Kosovë ndodhi si në Shqipëri.

Oferta fillestare për autostradën ishte 400 milionë euro. Më pas çmimi u rrit në 660 milionë euro për 102 kilometër rrugë. Në fund, i gjithë projektoi kushtoi 820 milionë euro për vetëm 77 kilometër.

Sa për krahasim, buxheti i Kosovës në vitin 2012 ishte 1.5 milairdë euro.

Autostrada përfundoi vitin që shkoi, ndërkohë që një burim ka konfirmuar se EULEX ka nisur hetimet për marrëveshjen për ndërtimin e saj.

Javën e shkuar, raporton BIRN, edhe qeveria shqiptare deklaroi se do të nisë një hetim për financimin e kësaj rruge.

Ish- ministri i Transporteve në Tiranë, Lulzim Basha, ishte liruar nga akuzat për abuzim me detyrën kur çështja u bllokua nga Gjykata e Lartë për arsye teknike.

Ai i mohon akuzat.

Marrëveshja me Kosovën u nënshkrua në prill të vitit 2010. Në ceremoni ishte edhe Dell.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, që është aktualisht nën hetim për korrupsion.

Feith u përplas me Dell edhe për Limajn, pasi ai u vu nën hetim nga zyrtarët e BE në Kosovë.

Dell, që kishte pak besim tek hetimi i BE, tentoi që ta hiqte Limajn nga detyra në Kosovë për ta caktuar në një post diplomatik në Nju Jork apo Uashington.

Një zëdhënëse i kompanisë Bechtel tha për BIRN se njohuritë dhe eksperienca e Dell në Afrikë janë një mundësi e mirë për kompaninë.

“Siç e dini, një nga detyrat e ambasadorëve amerikanë është që të promovojnë interesat e biznesit amerikan. Chris ka kaluar 30 vite në detyrë si nëpunës publik dhe çdo sugjerim se ai ka vepruar në mënyrë të parregullt është i pandershëm dhe fyes,” tha ajo.

Më herët këtë vit, qeveria e Kosovës i tha Bechtel edhe një tjetër kontratë me vlerë 600 milionë euro për të ndërtuar rrugën me Maqedoninë. Kompania thotë se Dell nuk ka luajtur rol në sigurimin e kësaj kontrate.

18 komente në “INVESTIGIMI/ Ambasadori amerikan punësohet nga kompania për të cilën kishte lobuar”

  1. Niku says:

    Krejt normale ne US qe ambasadore apo gjenerale te liruar te gjejne hapesira ne tregun privat. Njohjet e tyre jane shume te cmuara per promovimin e eksporteve amerikane.

    Shkrimi ben shume mire qe njofton por nga aludimi se kontrata eshte lidhur ne menyre te parregullt dhe deri tek provimi i saj apo me tej akoma vertetimi se kjo eshte bere nen presionin e ish ambasadorit ka nje hendek te madh qe nuk mund te mbushet vetem me hamendesime.

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Hej moj Ha-merr-ik poplli jot vun nga mbipesha dhe ti kerkon te nxjerresh dhjam nga pleshti ne Kososven e shkatrrume te djegun e te percllume.
      Rusija dhe Kina dhan aq shume ndihma per Shqipnin deri ne vitin 1978 duke ndertu ekonomin dhe industrin e rand,ndersa HAmerika bon sikur jep ndihma dhe ti marrin dhjetfishin.
      Lulushe Bashistja i ka mullaqet e ngrofta se e perdori Saliu si dele te njom qe te pasurohen Amerikonet ne Rrugen e Kombit ,njashtu si Fatmir Mediu qe e din shume mire se ne Gerdec ishte Firma Hamerrikone ajo qe na shkaktoje njat TRAGJEDI te modhe,nga etja per tu pasuru me municionet shqiptare.
      Veç me Putin shkerdhatin,ARIUN-RUS,.. ju ka met sharra ne gozhde HORRA-amerikonve HAJDUTA me nji sistem bankar gjakpirsash qi po e çon tan boten drejt kjametit.

      1. Redneck says:

        Mire e ke moj. Katerine po ajo lufta e Serbise qe bon keta te mbipeshet mos ishte gjo pa pa pare? Shife njehere sa pare ka bo masanej boji i here hesapet se sa i ka marre dhjetefishin. Se kshu per pidh somash te gjithe bojne si pidh somash. Ene per Putanin s’po e rrujne shume se nuk u jan prek interesat e veta se i shkerdhejne nonen edhe Putanit ja rrasin ne sume ato anijet dhe avionet e kohes se Stalinit. Sipas teje me mire ta merrshin autostraden kinezet apo ruset? Ty t ka met ne goje toçi i Lumit ene s merr dot fryme. I thuj Lymit ta heqi pak toçin se masanej mase t kthjellohet pak mendja. Se c osht e verteta ata t mbipeshet i dhane Kosoves nje shtete, po t’ kishte hy Putana ene Kosoven do ja kishte dhone Serbise ene autostraden do ta kishin bo vete. Shif i here bisedo me Lymin mos ta heq i çik toçin se ke shku per lesh.

        1. njani diku says:

          Redneck
          Kerkese shume e rende
          Jam i bindur qe aisha nuk e pranon at kusht qe i ke parashtru.
          Po i hoqe lumjanes toçin nuk be komente me.

    2. Selim says:

      Krejt normale persa kohe qeverite US ne radhe te pare jane te krijuara prej tyre (BECHTEL, HALLIBURTON, MAIN, JP MORGAN etj) me qellim kryesor mbrojtjen e interesave te tyre. Jo me kot kabinetet kryesore te qeverise, mbrojtja dhe thesari jane ne dispozicion te drejtperdrejte te tyre, pavaresisht ngjyres politike te maxhiorances qeverisese. Per ta konkretizuar “lidhjen” e siperpermendur; Donald Ramsfeld – minister i mbrojtjes qeveria BUSH junior perfaqesues i MONSANTO nje nga korporatat me te medha ne fushen farmaceutiko-kimike. GEORGE SHULTZ (ish sekretar i departamentit te shtetit nen presidencen Regan) zv president ekzekutiv i BECHTEL,. Caspar Winberger (ish sekretar i departamentit te mbrojtjes nen presidencen Regan) me prejardhje, edhe ky BECHTEL. Richard (dick) Cheney sekretar departamenti nen Presidencen Bush (senior dhe junior) me prejardhje HALLIBURTON(shumekombeshja qe ka fituar tenderin per te realizuar te gjitha sherbimet mbeshtetese te ushtrise US ne Irak.) Paradoksale, e pakonceptueshme, sipas llogjikes se mesiperme, do te vleresohej kjo veprimtari ne rast se do te adresohej, ne te kundert, ne favor te zgjedhesve te tjeshte te papaisur me pushtetin e te pareve.

      1. Selim says:

        Harrova kryesoren Busherit (Bush baba dhe ibiri) pronare te shumekombeshes UNITED FRUIT nje nga shoqerite me te medha, ne nivel global, pronare e plantacioneve (te frutave) te medha ne kontinentin amerikan.

      2. albatros says:

        Harrove minierat vella tere trepcen e kane zaptuar amerikanet dhe tani i hodhen thonjte dhe tek nafta dhe gazi kane bllokuar Shpiragun dhe Tomorrin ne berat dhe Malin e kukesit dhe Tropojes, mali i kukesit ka Uranium, eh pra keta jane amerikanet qe na premtuan cekun e bardhe, mos harrojme dhe Naften e Albpetrolit apo dhe armet qe i morren per nje cope buke falas dhe gjoja i cmontonin televizoreve qe ishin te skaduara, kam ngarkuar vete ne 1995 ne kucove kur beja ushtrine arme naten nen mbikqyrjen e shkerdhatave amerikane qe beheshin zot ne token tone, na bene te firmosnim dhe letrat qe po te dilnim hap ne media quhet shitje e sekretit ushtarak dhe na denonin me 20 vjet burg.

        1. Redneck says:

          Me mire ta kishin marre kinezet apo ruset sipas teje? O ju q… mendjen e semure o debila. Beni sikur dini gjithe teorite konspirative te botes

  2. raimond vlonjati says:

    Nuk ka renci fare ca pune ben ky tani,
    hetimi ndaj kontrates tr vazhdoje dhe kjo i paraqitet pataj Gjykates se larte te United States

  3. Normale says:

    Kjo eshte krejt normale, CDO shtet i rregullt, mundohet te kompanite e tij/a te marrin kontrata. Ambasadoret jane edhe per ate pune

  4. fiku says:

    @niku Kujdes mor plak me ato normalitetet amerikane se te kane lare trurin

  5. Ups says:

    Ajo qe USA i dha shqiptareve (e do vazhdoje tu jape) eshte e pakrahasuar me nje kontrate, sado e fryre te jete ajo ne shifra.
    Ketu edhe mbaron ky diskutim, se s’ka fare lezet.

    1. DHL says:

      Ke te drejte shqiptaret jane <> per USA&EU!

    2. DHL says:

      Ke te drejte shqiptaret jane (home pets ,spitz Dog) per USA&EU!

      1. Redneck says:

        Ne Amerike ceshtja e dites eshte si te shfrytezoj e pasurite natyrore te Shqiperise dhe Kosoves qe po ti mbledhesh te tera bashke nuk mbajne dot nje lagje me buke ne Amerike. Aq pets jemi ne per Amerikanet sa edhe serbet thane qe politika anti amerikane eshte e gabuar. Shikoni shqiptaret sa kane perfituar nga politika pro amerikane dhe europiane. Tani prisni se edhe serbet kane filluar bythe puthjen . Nga gjithe ajo lufte amerikanet perfituan nje autostrade. Ndersa nga pordhet dhe idiotesirat to a e ca karave shqiptare serbet po marrin veriun e Miteovices.

    3. marin says:

      or Ups, 820 milione jane gati 1 miliard! Dhe kane mare edhe paret per pjesen e rruges se kombit ne Shqiperi. Cfare na kane dhene ne Amerikant or ups qe ka vleren 1 miliard dollare?

      Ik mer lal se ju jane bo syte Ameriqi………………..dhe nuk shikoni realitetin se si jane futur keta pseudo demokrate amerikane si te zijosur per te vjedhur nje vend te vogel dhe te varfer ku njerezit nuk kane buke te hane dhe paguan per rrugen e kombit gati 1 miliard dollare……kur keto para mund te ishin investuar ne uzina e fabrika qe te punesoheshin shqipetaret qe nga varferia ose i shiten fese, ose merren me pune qe klasifikohen kriminale. Hapni syte or njerez se politikanet fusin ne xhep para qe te jetojne ne luks dhe aprovojne kontrata te tilla qe demtojne ekonomine e vendit.

  6. fiku says:

    Degjoni Rajomnd vlonjatin se ai eshte me i trashi i te gjitheve ketu

  7. shqiptar says:

    po mire kur kemi kaq aleance te forte me usa dhe miqesi te madhe si shpjegohet qe jemi nje republike bananesh ku cdo fqinj e shtet tall sumen me shqiperine rasti i fundit ne greqi me te burgosurin cfare beri shqiperia?
    vendi i fundit ne europe pa spitale pa rruge pa shkolla vetem diploma fallco pa sport nje stadium se kemi (i vetmi vend ne europe) pa ushtri asnje tank asnje avion asnje anije (i vetmi vend ne europe) kjo gjendje qe kur e beme aleate me perendimin si shpjegohet? akoma se keni kuptuarqe perendimi vetem kolonizon popujt e tjere skane meshire po ju shqiptaret perendimi u genjen me nje soxhorno

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje