Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

13 Prill 2014, 07:13Rajoni TEMA

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta presidenciale, ku në garë janë katër kandidatë për president. Nga ora 07.00 janë hapur qendrat e votimit në Maqedoni, ku 1.778.572 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 3.480 vendvotime.
Qytetarët do të kenë mundësinë për të zgjedhur mes katër kandidatëve, dhe se do të zgjidhet ai që do të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve. Por, në rast se nuk arrihet ky census në raundin e parë, atëherë pas dy javëve do të zhvillohet raundi i dytë, ku do të garojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota, transmeton INA.

Në garën për president janë: Iljaz Halimi nga PDSH, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM.

Duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, gjasat e mëdha janë për raundin e dytë që do të mbahet më 27 prill, në të njëjtën ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këto zgjedhje presidenciale për herë të parë ka votuar dje diaspora, me ç`rast 8.311 qytetarë jashtë vendit dje kanë votuar për presidentin. Dje gjithashtu kanë votuar pjesëtarët e armatës, të sëmurët dhe personat e paaftë, si dhe të shpërngulurit. Votën e tyre dje e kanë dhënë edhe 1.706 të burgosur nëpër burgjet e vendit.

Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen nga 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 vëzhgues të huaj.

1 komente në “Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni”

  1. krysto qi says:

    Ketu do te kuptohet sot ,se sa te lidhur jane shqiptaret ne Maqedoni.
    Po te jene te lidhur ,direkt fiton partia shqiptare presidencen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje