Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij do të angazhohet që Kuvendi të merrë vendim për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatën Speciale.
Sipas tij, gjykata duhet të themelohet nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“LDK vlerëson se funksionimi i Kuvendit nuk ka legjitimitet të mëtejshëm duke mos e pasur shumicën”, tha Mustafa, duke shtuar pas dy javësh do të duhet të shpërbehet Kuvendi.
Këto komente Mustafa i bëri sot gjatë një konference për media./Express