Jacobson kërkon nga romët të mësojnë gjuhën angleze

8 Prill 2014, 17:47Rajoni TEMA

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar Qendrën për Mësim të Bashkësisë Rome në Graçanicë.

Ambasadorja iu uroi fëmijëve të kësaj qendre Ditën Ndërkombëtare Rome, por edhe dhjetëvjetorin e themelimit të qendrës.

Jacobson ka dhënë një mesazh para këtyre nxënësve që të mësojnë mirë gjuhën angleze, por edhe të jenë të interesuar për mësimin në përgjithësi sepse kështu në të ardhmen do t’i kontribuojnë edhe vetes, por edhe Kosovës, raporton KTV.

Përvjetorin e dhjetë të qendrës për Mësim të Bashkësisë Rome, e ka uruar edhe kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviç.

Ai tha se është hap i mirë i inkuadrimit të komunitetit rom nëpër institucione të Kosovës, duke shtuar se Graçanica për herë të parë ka një nënkryetar të komunitetit rom./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje