Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Parlamenti i Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Ojars Eriks Kalnins në Twitter.
Lajmi u njoftua edhe nga Pandeli Majko, kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ndërkohë, Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në të cilën përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën veri-atlantike.
Vendimi për përjashtimin e Rusisë është marrë nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues të Asamblesë.
Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi lajm të mrekullueshëm pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Në fund të majit, në takimin e Vilniusit, përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në Asamble. Ky është hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, shkruan Kryeministri i Kosovës Hathim Thaçi në rrjetin social Facebook.
Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka pershendetur vendimin e Asamblese Parlamentare te NATO-s, qe i dha Kosoves statusin e vendit vezhgues ne kete organizate.
“Kosova vezhguese ne Asamblene e NATO-s nje tjeter perspektive e re dhe e shkelqyer per shqiptaret ne rajon.#KrenareperKosoven” , shkruan Rama ne profilin e tij ne Twiter.
“Thaci is cool”, brovo Thaci.
Qenka rritur pesha ‘intelektuale’ dhe politike e kesaj Asambleje pas ketyre levizjeve. Ne Moske sidomos e perjetuan me shume hidherim ?
o Yugoslav, po ku je ore zotrote, ka per te vdekur Rusia, vetem edhe pak, kane per ta pire ate gazin qe po shantazhojne tani Europen, kane per te vdekur urie ke per ta pare, pse Serbia po kerkon te hyje ne Europe kur vdesin me shpirt per Rusine, po ekonomia e tyre eshte berllog, ke per ta pare Putinin ti cfare ka per te bere !!
Bravo Pandi Majko nje figur e madheruar e kombit shqipetar.
E sa per Thaqin ho ho.
– Ore me lehte eshte te behet nje shtet Shqiperia dhe Kosova keshtu Kosova hyn direkt ne Nato !
Eshte thjesht per inat te Rusise qe i turperoi me Krimene. Ketej nga anet tona ne i themi: “per inat te sime vjerre, shkoj dhe fle me millonane”. Nuk eshte nje levizje e sinqerte e perendimit. Megjithate, zhvillimet ne Ukraine do ta bejne perendimin qe te jete me i vemendshem ndaj faktorit Shqiptar ne Ballkan. Kjo jo se ata i dashurojne Shqiptaret, por mendojne qe me kete levizje do te dobesojne ndikimin Rus ne Ballkan. Kjo do te jete edhe arsyeja qe Shqiperia do te marre statusin ne Qershor
Na e kujton te madhin Pandeli Sotirin,ne fakt ky ose Ben Blushi jane per kryeminister.
Vazhdon pushtimi I tokave te reja. Ate qe se bene me lufte e bejne me budallenj.