Hapësira ajrore mbi Kosovë u rihap për fluturime civile më 3 prill 2014.
Kjo erdhi si rrjedhojë e vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të pranuar ofertën e qeverisë së Hungarisë për të vepruar si një mundësues teknik përmes ofruesit të shërbimit të tij kombëtar navigues ajror, “Hungarocontrol”.
“Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm, nga i cili përfiton mbarë Ballkani perëndimor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Rihapja e hapësirës ajrore do të mundësojë korridore më të shkurtra ajrore në rajon, duke gjeneruar kursime të dukshme në kosto.
Vlerësimet tregojnë se rreth 180.000 fluturime civile do të preken çdo vit.
Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet nën autoritetin e NATO-s/KFOR-it./KD
Bravo NATO,duhet te mbetesh perhere ne keto hapesira ballkanike.Ju jeni siguria dhe krenaria jone kombetare mbare shqiptare.