Policia e Kosovës kreu një operacion të bujshëm mëngjesin e sotëm, duke prangosur dhjetë zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Mes të arrestuarve është edhe kryetari i inspektoratit ndërtimor, Ismet Haliti.
Në prangat e policisë ka rënë edhe pronari i një kompanie ndërtimi, “Pozhegu Brothers”, i quajtur Qemajl Pozhegu.
Koha raporton se policia ka marrë në ruajtje kryetarin e ri të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi familjarët e pronarit të kësaj kompanie e kanë kërcënuar.
Koha shton se ai ruhet prej pak kohësh, pas informacioneve se ndaj tij po planifikohet një atentat me qëllim eliminimin.
Ndërkohë, të arrestuarit akuzohen për abuzime në lidhje me ndërtimet pa leje.
Të arrestuarit
– Ismet (Kadri) Haliti
– Skender (Jahir) Canolli
– Vehbi (Rrahman) Abdullahu
– Drita (Hamit) Rukiqi
– Blerim (Jakup) Syla
– Blerim (Hysen) Ibishi
– Ardian (Humdi) Muhadri
– Arbenita (Hysen) Ajeti
– Mergim (Nexhip) Shala
– Granit (Ali) Cenaj
– Qemajl (Adem) Pozhegu (pronar i kompanisë POZHEGU)
Rrotacioni i pushtetit dhe qarkullimi i elitave eshte ilaci me i mire i luftes kunder korrupsionit e funksionimit te sistemit. Kure funksionon sistemi atehere sistemi eshte si deti qe e ruan pastertine e vete duke nxjerre plehrat ne breg.
Asnje sistem sigurimi e investigimi nuk di sa di populli e kure zbatohet e respektohet vota e lire ajo qe di populli shprehet ne rezultatin e votimit pa pasur nevoje fare te publikohet mendimi i gjithsecilit. Kjo eshte demokracia.
Kurre se kam dashur VV, por nese Shpendi vazhdon te kryen punen e tije siq e ka nisur. Une qe nga tash mendoj per voten time. Korrupcioni duhet te mposhtet e ne ket menyre do funkcionoje edhe shteti. Po te kesh dhe vllaun ne pushtet dhe e arreston ate per shkak te shkeljes se ligjit atehere cdo gje mund te funkcionoje.
Vetvendosja eshte eshte parimi baze i qenies njerezore ne liri….Behet fjale per gjysmen e kombit ne trojet e tyre vazhduese mijra vjecare, e jo per pakicat ne Romani a Ukrahine.Ne shumicen dermuse te rasteve , bartesit e ideve te drejta e te pasterta, kur kane mundesi e tregojne edhe me punen e tyre.U lumte!
A do te ndodhe valle kjo edhe ne Shqiperine e shoartalluar me ndertime kuturu?A do te japin esap ata qe i kane lejuar keto ndodhi per pese lek?
Une mendoj qe ne follim te ndalen sa nuk eshe vone ,dhe te gjithae ata qe kane abuzuar ne mos sot …neser….neser…!!!!!