Vdekja e shqiptarit/ Amnesty International: Policia greke, racizëm e dhunë në burgje

3 Prill 2014, 08:18Rajoni TEMA

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Amnesty International, thotë se në policinë greke ka zënë rrënjë prej kohësh një kulturë e mosndëshkimit, racizmit dhe dhunës.

Amnesty International sjell në vëmendje edhe vdekjen e emigrantit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në fund të marsit.

“Në fund të muajit mars 2014, policia në burgun Nigrita të Greqisë së veriut, rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ishte rrahur për vdekje në shputat e këmbëve dhe në gjoks dhe se kishte djegie në duar,” thuhet në deklaratën e publikuar sot në faqen zyrtare të kësaj organizate.

Raporti i Amnesty International vë në dukje shkeljet e shumta dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga policia greke. Ky raport është pjesë e një investigimi që Amensty ka ndërmarrë për lidhjet mes policisë dhe ekstremistëve të Agimit të Artë.

Deri në dhjetorin e vitit të kaluar, thotë Amnesty International, rreth 50 vetë, duke përfshirë edhe udhëheqësin e Agimit të Artë, dy policë dhe pesë deputetë u arrestuan dhe ndaj tyre u ngrit padi me akuza nga vrasje deri te shpërthimet për të bërë shantazh.

U zbulua se 10 oficerë policie kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me anëtarët e Agimit të Artë.

Investigimi vëren se në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me motiv urrejtjen kundër kundër refugjatëve dhe migrantëve.

Krime të urrejtjes janë regjistruar edhe kundër komunitetit rom dhe komunitetit LGBT.

Amnesty nënvizon se përfaqësuesit e ligjit kanë dështuar të parandalojnë sulme të tilla ose të hetojnë motivin e urrejtjes.

9 komente në “Vdekja e shqiptarit/ Amnesty International: Policia greke, racizëm e dhunë në burgje”

  1. mohikani says:

    ne qoft se egzizton MAFIA SHIPTARE hakmarja do te jet e tmershme
    BURN ATHENES

  2. njeshi says:

    Vetem komentet e grekeve botoni o MERO ”GREKU” kam bere 20 komente deri tani asnje nuk keni botuar

  3. lakuriq me duar në xhepa says:

    Kjo “Amnesty International”, çfarë thotë për policinë dhe burgjet e SHBA-së…??? Apo ato as mund të gjykohen e as “të preken”…

  4. njeshi says:

    O MERO cke per te thene per kete tani edhe keta te amnesty international jane kriminel .

  5. Gjykata e Strasburgut. says:

    Epo Merua nuk e mednon si Amnesty International..ja te plasni ju..Merua e mendon ndryshe, prandaj beri nje artikull neutral, sepse Merua ka sensin e drejtesis e ligjit..esht burr i drejt e i mir Merua..ma t’mirin nuk e ban nana ne skyperia..è Mero?? e more ndonje kompliment nga Janullatosi duke ti ren shpatullave ne shenj komplimenti? Hè Mero lepuri hèèèè

  6. bruxelles says:

    EEEEE ta njihni Meron kur ishte nga ana Berishes ateher do e kuptoni sa i drejt eshte,kur nuk i dha nje kocke Berisha qe ta lepinte filloj ta kafshonte,nga 1997-2007 Mero ka qen berish i flakt dhe si ka mundesi me gjithe ato krime qe beri Berisha ne 97-en ky gazetar i “drejt” te ishte pro Berishes,prandaj Mero trimi mos na bej si engjell sikur e pelqen drejtesin shko jeto nja dy muaj ne greqi dhe pastaj hajde bej editoral per patriotizem, se na je ber me keq si Lubonja sikur dini gjithcka cfar ndodh ne ket bot

  7. atila says:

    Policia dhe ushtria ne Greqi kane nje fraksion te fuqishem te fashisteve te Agimit te Arte dhe keto fenomene jane te njohura. Gjithsesi kjo nuk justifikon vrasjen nga i burgosuri shqiptar te gardianit grek me pasojat qe rrodhen me pas.

  8. petrit zela says:

    Une kam besim shum te madh tek qeverija e sotme greke..Se luften kunder korrupsionit,kunder krimit te organizuar,dhe parties neo naziste,ku nje grup rrugacesh,krijuan agimin e arte-vetem per te destabilizuar shtetin e tyre dhe per te rikthyer,popullin grek ne
    nje mjerim te pashmangshem..Ne dhe bota mbare e din.Se qeverija aktuale e sotme e greqis,eshte me se e angazhuar per ti luftuar ne maksimum,mbeturinat e fundit te nazizmit,fashizmit,dhe komunizmit.Nuk eshte vetem greqija,qe po e perjeton kete te keqe ekstreme,qe mujten
    te mbijetojn ne skutet e errata,ne shum vende te evropes,me shpresat e tyre te humbura se mundet te rilind perseri ajo dite e zeze,per te ju kundervene popujve te botes,me te keqijat me te mundeshme te satanajt…Por keta njerez qe nuk jane te zot te perballen me jeten..
    Harrojn qe para ardhesit etyre,sic-ishin, Hitleri,Stalini,Apo Musolini, I dhane nje mesim te mire botes; Sot popujt jane ne gjendje
    te ja presin kokat, pa lindur mire,ketyre lupsareve te rrugeve qe kerkojn me cdo kusht, te mbeten ne faqen e zeze te histories..

  9. shqiponja says:

    Turp per Greket 7 vete mundet nje njeri te lidhur.A i mbyllni dot syte perpara krimit qe keni bere??? Ajo do ju ndjeke ne ndergjegjen tuaj per sa te jetoni juve te 7.Shqipetari beri gabime po, prandaj jane ligjet qe njerzit te gjykohen ne baze te tyre. Krimi juaj i organizuar eshte me i rende se fajtori nga shqiperia sepse ju e bete me ndergjegje te plote.Ju greket paskeniqene njerez shume te keqij dhe nje dite uroj te merrni ate qe meritoni si veprat negative qe beni karshi njerezimit.Keni share e luftuar gjermanet po ja keni kaluar atyre.Jeni kriminele te ndyre.
    Bojkot gjithcka eshte Greke! Nxirrini jashte nga vendi jone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje