VIDEO/ Ambasadori i Serbisë në Prishtinë ‘njeh’ Republikën e Kosovës

31 Mars 2014, 20:56Rajoni TEMA

Ky është një moment i rrallë i një zyrtari serb që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Zyrtari ndërlidhës, ose ambasadori i Serbisë në Prishtinë, sipas perceptimit lokal, Dejan Paviqeviç, ka qenë personalisht në ambientet e qeverisë së Kosovës, raporton KTV.

Këtë e ka bërë për t’u pajisur me një kartë të posaçme identifikimi.

Kohavision ka siguruar aplikimin që Paviqeviç ka bërë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës për një bexh.

Ai ka dhënë të dhënat e tij personale, por në vend të pasaportës, ka përdorur letërnjoftimin.

17 qershorin 2013 e ka shkruar si datë të hyrjes së tij në Kosovë dhe zyrën në ndërtesën e Bashkimit Evropian, në rrugën e Kosovës.

Bashkë me shefin Paviqeviç, kërkesë të njëjtë te zyra e Thaçit kanë bërë edhe dy zyrtarë të tjerë serbë, Predrag Nikoliç dhe Milos Ris.

Kërkesa e të tre zyrtarëve serbë është protokolluar më 11 mars. Akti duket të jetë një zbutje e qëndrimit të Paviqeviçit, që ka thënë se nuk i njeh institucionet e Kosovës./KD

5 komente në “VIDEO/ Ambasadori i Serbisë në Prishtinë ‘njeh’ Republikën e Kosovës”

  1. Fisniku says:

    Tani po e marr vesh se pashaporte dhe leternjoftim nuk jane te njejte.Te pakten sipas gazetarit.

  2. paradox says:

    Cfare eshte bexh se nuk e kuptoj?

    1. fuati says:

      Badge – vjen nga anglishtja. karte identiteti.

  3. Arjani says:

    Po c te bejne ? Nga tja mbajne? Nga te mbyten?

  4. sali kari says:

    Me thene te drejten smora gje vesht me kete lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje