“Çfarë policësh, more!? Veç t’i kishe parë, më shumë frikësoheshin për vete, pikë gjaku s’u kishte mbetur gjersa na merrnin në pyetje”, më thotë një mik që një javë më parë rastësisht u kishte shpëtuar plumbave që lanë dy të vdekur e gjashtë të plagosur në një tavernë, mu në qendër të Pejës, qytetit mbi të cilin kaherë ka pllakosur hija e krimit.
Ai përshkruan ngjarjen “si në filma”, xhipin Gran Chiroke që sipas dijenisë së tij ishte i ardhur nga Zvicra por mbante targa kosovare të vjedhura, që kishte “fluturuar” pranë makinës së tij, të shtënat e njerëzit që binin përtokë dhe rrëmujën e panikun në të katër anët.Pastaj kthimin e xhipit për 180 shkallë dhe breshëritë që nuk ndaleshin përgjatë rrugës në ikje. Ai thotë se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë sepse arma ishte e pajisur me qese që gëzhojat mbesin brenda.
Ende i tmerruar me atë që kishte parë duke u bërë dëshmitar i vrasjeve para syve të tij, atë mbrëmje, bashkë me të tjerë, për orë të tëra ishte marrë në pyetje në stacionin policor por “për të mos vënë therrën në këmbë të shëndoshë” as ai nuk kishte parë asgjë konkretisht dhe kishte “shpëtuar “ për të mos u rropatur pastaj me vite si dëshmitar okular.
Jo vetëm ai por edhe vendas të tjerë dinë shumë por në fakt nuk dinë asgjë për këtë e vrasjet tjera që po tronditin qytetin tash e sa vite. Dihet, thotë ai, nuk ka këtu ndonjë sekret të madh. Gati çdo gjë dihet por askush nuk ka guximin ta thotë dhe të veprojë, as Policia, as prokuroria, as gjykata që duket se tashmë janë dorëzuar.
Thellë është kjo punë. Sherri është i madh dhe i moçëm. Dihet se ia ka çuar porosinë. Deri në zog të pulës do t’ju farojmë,- thotë ai si ta kishte dëgjuar me veshët e vet porosinë që gjoja kishte ardhur pas një vrasjeje, muaj më parë, jashtë vendit.
Vrasja e Valdet Kelmendit ishte e 14 -ta midis dy familjeve, Kelmendi dhe Elshani, të cilat ka vjet që janë në gjak, por janë edhe tetë të tjerë, ndër ta edhe 73-vjeçari Fazli Bajraktari, që janë vrarë rastësisht pasi kishin qëlluar në kohën dhe vendin e gabuar.
Peja ka vite që është kriminalizuar si asnjë qytet tjetër. Dikur qytet shembull për arsim, punë, kulturë, edukim e shkollim, është bërë Teksas i vërtetë ku mungon edhe siguria elementare, ku banda e klane të ndryshme të fuqizuara materialisht e politikisht nuk ngurrojnë të bëjnë ligjin e Maliqin.
Rajonin më i zhvilluar sundohet nga trajta të bastarduara të ligjit dhe Kanunit që u rikthye në formën më të keqe. Për krerët e gjykatës dhe policisë, edhe pse nuk e pranojnë, beteja pothuajse është e humbur. Aty janë klanet e mëdha familjare që janë bërë sinonim i hakmarrjes pas ngatërresave, disa me zanafillë dhe të trashëguara që nga koha e luftës.
Imazhi i Kanunit është rikthyer në forma të bastarduara. Për shkak të mosefikasitetit të policisë dhe gjykatave për të hetuar dhe zbardhur rastet, hesapet kanë përfunduar me shumë viktima.
Peja fatkeqësisht është shembulli se aty ku shteti dhe krimi bashkëjetojnë, siguri dhe rahati nuk ka. Shembull edhe i durimit që duket se ka një fund.
Protestat e djeshme të pejanëve dhe pankartat “Siguri – nuk po kërkojmë asgjë më shumë” , bluzat me mbishkrimin “Shënjestra e radhës mund të jesh edhe ti” dhe kurorat e lëna para Policisë, Prokurorisë, e Gjykatës si shenjë se nuk janë më në mesin e të gjallëve, po tregojnë se kështu më nuk mund të vazhdohet.
Se megjithatë, përveç heshtakëve dhe atyre si puna e këtij mikut që “nuk kishte parë asgjë”, për të mos vënë therrën në këmbë të shëndoshë, Peja ka edhe të tjerë. Qytetarë që nuk durojnë më jetën me frikë në qytetin e kriminalizuar ku krimi e shteti bashkëjetojnë si askund tjetër.
“Texasi yne i vogel”? Zotri Cenaj, gabim bone qe permende Texas-in, gamimisht edhe e ke shkru, po nejse. S´po kuptoje se pse shkove aq large?
Te kishe permend Corleone-n e madhe apo Napoli-n e vogel, qe i kemi ma
afer, do t´kishte ma shume yndyre. Si duket ne Pejen tone te bukur na mberrini edhe “Omerta”, per hajr na kjofte!
Tmerri qe ndodh ne kete qytet me nje bukuri te rralle natyrore eshte per te ardhur keq….njerez me tradite ne te githa drejtimet….te frigohesh me dale me pi caffe ne Korze ose kudoqofte po kete dihet kush e bene….jane 2 familje me nje hasmeri qe nga viti 2000…tashti eshte zgjeru hakmarrja….don Zoti regullohet kjo pune….te perfundoje makthi per qytetaret e Rrafshit te Dukagjinit e posaqerisht Pejes…lutemi te behet me mire….po shpresojme te mos behet Napoli,Palermo
Po si ste vjen zorr ore njeri. Cfare Teksasi more artikullshkrues, Teksasi eshte ku e ku me Shqiperine. Apo se paskan te drejte te mbajne arme ? Po me dash me vra vret edhe me arme, edhe me thike, edhe nese di dy klase kimi me sapune e vajra. Njeriu i keq nuk ndalohet dot. Teksasi qe ka armembajtje me leje ka nje nga kriminalitetet me te vogla, dhe pjesa me e madhe e krimit vjen nga banditet Meksikane ne kufi, ndersa Chicago qe ka ligjet me te rrepta kunder armeve eshte vendi me kriminalitetin me te madh dhe me i korruptuari ne Amerike. Si nuk ju vjen turp nje here qe shkruani pallavra te tilla.
ardit e ke marrë pak jangllëç!
nuk e ka fjalën për teksasin e sotëm,flet për atë të famshmin!!
teksasin e kaubojve të shekullit të 19!
Edhe ai kishte rregulla, po mos ekzistonte ai Teksas nuk do ekzistonte ky qe kemi sot. Ne vrasim femije ne emer te Kanunit qe eshte kategorikisht e ndaluar, ne kemi shkuar mbrapa jo perpara. Teksasi ka qene dhe mbetet ne zhvillim, madje eshte shteti me sagllam ne Amerike, me i shendetshme ekonomikisht e psiqikisht.