Thaçi, Putinit: Mos e përdor Kosovën për të justifikuar Krimenë

27 Mars 2014, 17:58Rajoni TEMA

Rusia duhet të ndalojë së përdoruri rastin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të justifikuar inkursionin e saj në Krime për shkak se këto të dyja nuk mund të krahasohen, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Reuters.

Thaçi thotë se ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008 nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

“Në asnjë rrethanë rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë. Kosova është rast unik. Komuniteti ndërkombëtar ndërhyri pas gjenocidit të Serbisë”, tha Thaçi.

“Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të shkëputemi nga një vend dhe t’i bashkohemi një tjetri”.

“Qasja e ndryshimit të kufijve dhe aneksimit të territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë pasoja për të gjithë botën”, theksoi më tej ai.

Kujtojmë se në luftën e Kosovës janë të vrarë mbi 12 mijë persona, shumica prej tyre shqiptarë, ndërkaq u zhvendosën nga shtëpitë e tyre afër 1 milion tjerë.

Reuters shkruan se Thaçi sot shihet si fytyra pro-perëndimore e Kosovës, me përkrahjen e Uashingtonit dhe shumicës së shteteve anëtare të BE-së.

Lideri rus, Vladimir Putin ka kritikuar shtetet perëndimore për “hipokrizi”, duke thënë se ata e kanë pranuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani ia mohojnë krimeasve të drejtën për t’u shkëputur nga Ukraina./KD

7 komente në “Thaçi, Putinit: Mos e përdor Kosovën për të justifikuar Krimenë”

  1. arbri says:

    Ruju Putin se po u nxeh Thaci po shpall Lulzime Bashen qytetare nderi prape

  2. Klimax says:

    “Ultimatumet” dhe “sqarimet” e Thacit ndaj presidentit rus Putin se “nuk duhet te perdori Kosoven si justifikim”, se “Kosova eshte nje rast unik”, etj, etj, vetem te qeshura mund te afrojne tek cdo kush qe kupton sado pak situaten dhe ekulibrat gjeo-politike ne bote.
    Sigurisht qe cdo ngjarje dhe cdo vend eshte unik dhe eshte e vertete qe Krimea ska asgje te perbashket me Kosoven, por kur flitet per ligjet e te drejtes nderkombetare nuk mund te behen perjashtime si “rast unik” apo si perjashtim nga rregulli i pergjithshem. Ne fund te fundit, eksperiencat e hidhura te ngjarjeve unike dhe te ndryshme ne bote, sidomos ajo e Lufta II Boterore, ishin edhe faktoret e krijimit te OKB-se.
    Thaci me duket se “harron” se eshte kryeministri i nje vendi qe nuk njihet akoma nga OKB-ja, ne te cilen Rusia eshte anetare e perhershme e saj dhe mbi te gjitha me te drejte veto. Kjo eshte edhe nje arsye qe i jep te drejten nje vendi si Rusia te argumentoj mendimin e saj per ceshtjen e Kosoves.
    Ne qoftese do te kujtojme historine e viteve te pas Luftes II Boterore, atehere do te shohim se lufte, krime, shperngulje popullsish si dhe krijime shtetesh apo ndryshime kufijsh, te njojtura dhe te pa-njojtura nga OKB-ja, kan ndodhur ne shume rajone te botes si psh vendimi mbas konfliktit per kufirin italo-jugosllav, Lufta e Korese dhe ndarja e saj ne dy shtete, Taivani, Qipro e Veriut, ish republikat sovjetike, ish-republikat jugosllave apo rasti i fundit ne Sudan me krijimin e Sudanit te Jugut, etj, etj. Ka dhe raste te tjera si Tibeti qe megjithe shtypjen e shtetit kinez, tibetianet paqesor nuk mund te “bindin” dot OKB-ne per nje pavaresi te tyre nga Kina si rast “unik”, por edhe Lufta ne Siri, si hipokrizia me e madhe e komunitetit nderkombetar, me rreth 150 mije te vdekur per me shume se tre vjet dhe askush nuk guxon per nje nderhyrje paqeje.

    1. Cakorri (KS) says:

      @Klimax. Zotri Thaci nuk tha as me pak e as me shume se sa thane Washington-i dhe metropolet tjera te Botes demokratike, nese ju duket kjo pune qesharake, eshte e drejte e juaj personale.

  3. trojani says:

    Detyrimishte rasti i krimes nuk eshte i njejte kosova u ndah nga toka meme ne menyre te pa drejte dhe te njeanshme ne favor te serbis me ndimen dhe te rusve,arsyet plote,vend i vogel i sa formuar dhe me reputacion zero,me pak fjale na i futen te medhenjte.po krimen rusve kush ja mori apo i gjeten te vegjel dhe ja u moren.
    paralelizmi qe bene thaci dy situatave dhe arsyet jane budallek i madhe.kosova gjithmone ka dashur te shkeputet nga serbia dhe te bashkohet me token meme(keshtu e kemi ditur te pakten)sot mesojme te tjera gjera.tjetra po kerkove shume,dicka do maresh,po nuk kerkove te gjatin me gunga do te japin.
    ne disa raste eshte me mire te heshtesh po s’ke per te thene gje.

  4. Ariu nga Korabi says:

    Ç’të bëjë Thaçi i shkretë, “reciton vjershën” që i dikton “padroni”…

  5. kosova says:

    ihaaaaaaa po ku ti di per kosoven bre , ti din per kosoven veq te vjedhesh korupsion deri ne fyt turp te kesh na more ne qaf bre flaka te dalt ti je asgje me shum veqse hajn asgje tjeter na myte me rena bre na myre jena ras me renat e tua mo ik prej qeveris e prej kosove krejt

  6. dr adhamudhi says:

    kosova- e ke nje Like nga un.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje