Obama: Krahasimi i Krimesë me Kosovën nuk ka kuptim

25 Mars 2014, 18:18Rajoni TEMA

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga mundësia e ndërhyrjes së Rusisë në brendësi të Ukrainës, pas aneksimit të Krimesë.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Holandë, përkrah kryeministrit holandez, presidenti Obama shtoi se ky do të ishte një vendim i gabuar i Rusisë.

Presidenti Obama tha se rasti i Kosovës, që është sjellë si paralelizëm nga Rusia për Krimenë, nuk është aspak i ngjashëm.

“Kur dëgjoj krahasime me Kosovën, ku mijëra njerëz po masakroheshin nga qeveria e tyre, ky është një krahasim që nuk ka absolutisht asnjë kuptim. Është e rëndësishme që gjithkush ta ketë të qartë se këto janë justifikime, në rast të një veprimi tjetër të mundshëm të rusëve”, tha Presidenti Obama.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, tha presidenti, kanë në plan të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, në se është e nevojshme.

Ai e pranoi se ushtria ruse e ka nën kontroll Krimenë, por shtoi se aneksimi i gadishullit, “nuk është i përfunduar”, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh.

Presidenti Obama tha se ai beson se nëse ukrainasit do të lejoheshin të zgjidhnin vetë, ata do të zgjidhnin të kishin marrëdhënie të mira si me Evropën edhe me Rusinë.

Po ashtu ai tha se ndryshe nga pretentimet ruse, nuk ka të dhëna se banorët rusisht-folës në rajonet lindore të Ukrainës po kërcënohen. Ai tha se ka të dhëna se “provokatorë ruse” po përpiqen të destabilizojnë Ukrainën./VOA

3 komente në “Obama: Krahasimi i Krimesë me Kosovën nuk ka kuptim”

  1. ali says:

    Perendimi dhe SHBA -ja kane te drejten e zotit per te vendosur bazat e tyre mbrojtese ne Ceki e poloni
    dhe pse jo edhe ne Gjeorgji ?! Nga ana tjeter , deri tani Perendimi dhe SHBA -ja per hire te maredhenieve
    me Rusine e kane braktisur kauzen e drejte te Cecenise per vetvendosje ! Eshte koha, duke pare qarte
    qellimet ekspansioniste te Putinit, te njehe dhente mbeshtese luften per pavaresi te ceceneve per te
    hequr qafe zgjedhen skllaveruese ruse ……!

    1. Klimax says:

      E mesuam ne nje shkolle femijesh disa vite me pare “kauzen” cecene. Mbas asaj ngjarje, bota mesoj edhe shume raste te tjera te “kauzes” cecene si ne teatrin e Moskes, ne stacione trenash dhe sigurisht ne maratonen e Bostonit ne SHBA!!! Ajo “kauze” quhet terrorizem islamik ndaj qyteterimit boteror more Ali!

  2. Ariu nga Korabi says:

    Zoti Obama, di gjë për deklaratat “paqësore” të të “përkëdhelurës” së perëndimit Julia Timoshenko…??? Po miliardat që ajo ka, i bëri “me punë të nderëshme”, duke mbjellë patate…??? Po skenat me snajperë, apo në Televizionin publik ukrainas, i keni parë, zoti Obama…??? Kush nuk i ka lejuar Ukrainasit që të “zgjedhin” vetë, zoti Obama…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje