Peticioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që kërkon bashkimin e qytetarëve për rrëzimin e qeverisë Thaçi II- me peticion, sipas tyre po shkon mirë.
Zëdhënësi i partisë së Ramush Haradinajt, Ernest Luma thotë për Express se deri tani këtë peticion e kanë nënshkruar afro 60 mijë qytetarë.
Megjithëse ata janë të kënaqur me numrin në rritje të njerëzve që po e nënshkruajnë peticionin.
Në këtë parti opozitare ende nuk kanë vënë limit se edhe sa kohë do të jetë i hapur peticioni.
AAK-ja e nisi këtë peticion për rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit të PDK’së pas dështimit të tentativës për ta bashkuar opozitën parlamentare, kryesisht deputetët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes, për të kërkuar mocion kundër kësaj qeverie.
Ekspertë të çështjeve ligjore, por edhe zyrtarë shtetërorë, kanë thënë që ky peticion, në fakt duhet të kalojë fillimisht nga qeveria Thaçi, para se të shkojë më pas në Kuvendin e Kosovës. Ka edhe nga ata që nuk e mohojnë edhe mundësinë që peticioni të dërgohet drejt në Kuvend./Express
Cfare kerkon ky gomar me kapister ?!
AAK @ Kot e keni,e keni humbur busollen.Driblingjet i bete por ju dolen te gabueshme ne vend ti hudhni topin bashkelojtarit shutoni 100 metro mbi porte.Besoj se e dini se pse ju ndodhe kjo,por po meshifni injorancen.
Forza AAK, ju jeni ilaqi kunder talibanizmit arabo-serb!!