Tashmë është fakt i kryer: Tribunali do jetë në Kosovë

20 Mars 2014, 20:09Rajoni TEMA

Brukseli pritet të marrë shumë shpejt vendimin për Tribunalin, që do të trajtojë akuzat që dalin nga raporti i Dick Marty. Tashmë pothuajse është vendosur që Tribunali nuk do të jetë jashtë vendit, por në Kosovë.

Qendra e Operacioneve e Bashkimit Europian pritet të vendosë shumë shpejt rreth Tribunalit.

Express ka mësuar se kohëve të fundit, pas ndryshimit të qasjes së Britanisë së Madhe, edhe Franca vlerëson se çfarëdolloj Tribunali për krimet e luftës që do të mund të formohet, duhet të jetë brenda Kosovës dhe jo ndërkombëtar.

Burime të Gazetës Express thonë se tashmë është çështje e kryer që Tribunali do të jetë vendor, por ende është duke u diskutuar rreth modaliteteve për mbrojtjen e dëshmitarëve./Express

2 komente në “Tashmë është fakt i kryer: Tribunali do jetë në Kosovë”

  1. elio says:

    E morem vesh qe di anglishten, por nuk eshte tribunali por gjykata, nuk jane modalitete por menyra..shpjegohu cfare do me thene Tribunali vendor…qe do te jete ne kosove apo/edhe do te perbehet nga gjykates kosovare etj etj…

  2. TANI DURRES says:

    C’eshte kjo fjale tribunali.
    Ma perktheni pak shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje