Bazo: Dy ushtri shqiptare në Ballkan? Do e kishin zili të gjitha vendet

18 Mars 2014, 19:26Rajoni TEMA

Krijimi i dy ushtrive shqiptare brenda Ballkanit do të ishte arritje e lavdërueshme, tha të martën në Prishtinë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Jeronim Bazo.

Sipas tij, një gjë të tillë do ta kishin zili të gjitha vendet.

Baze madje shprehet i bindur se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) ka marrë edhe bekimin e NATO-s.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Shqipërisë në përgjithësi do të angazhohen seriozisht për t’u dhënë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe.

“Ky është moment tepër i rëndësishëm, jam tepër i gëzuar sepse u ndodha në këtë vizitë në një moment tepër të rëndësishëm, interesant, sfidues dhe tepër shpresëdhënës në historinë e zhvillimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës”, tha gjeneralmajori Bazo, duke iu referuar përgatitjeve për shndërrimin e FSK-së në FAK.

Bazo është pritur nga gjeneralmajori i FSK-së, Kadri Kastrati dhe nga Ministri i FSK-së, Agim Çeku.

Kastrati ka thënë se kjo vizitë tregon që bashkëpunimi mes dy forcave, të Kosovës dhe Shqipërisë, është dhe do të mbetet i fuqishëm.

“Patëm mundësinë të bisedojmë për projektet tona të përbashkëta në të ardhmen, për të cilat ne kemi shumë nevojë, për arsye se objektivi ynë është që Forcat e Armatosura në të ardhmen të jenë edhe pjesë e familjes së NATO-s”, tha Kastrati./KD

19 komente në “Bazo: Dy ushtri shqiptare në Ballkan? Do e kishin zili të gjitha vendet”

  1. Garipi NY says:

    Pervec Ministrise dhe oficerave a thua te kete ushtare shqiperia?

    1. gjergji says:

      Me statistika po.

  2. argita says:

    krenar per ushtrine shqiptare! krenar qe ushtria shqiptare kujdeset per territorin nga armiqte e jashtem ose nga armiqte e brendshem ( ndotesit e natyres ) !

  3. valter says:

    Zotri mos ngaterro termat ushtri me toge. Ushtria ne Shqiperi ka marr fund qe kur e mori antishqiptari salioviç pushtetin. Sot ne jemi nje tog bashibozukesh qe edhe armet jane ndryshkuar. Sot serbi e merr megjithmend Shqiperin me skuadren e gjuetareve, si edhe greku, prandaj boll na dolet se na vjen per te vjell kur u shohim (aqe te pazot ishit sa u moren prej hundesh ca antishqiptare dhe ua shiten te gjitha armet per skrap, ne fund u moren edhe shtepin tuaj per zyra te partise me antishqiptare!).

  4. Klimax says:

    Mba ndonje udher ne xhep more Bazo, se me “ziline e te gjitha vendeve te botes” do te na marrin ne sy!!!

  5. tourkofagos says:

    Lajm i ores se fundit:
    -Ne krahet e Allahut ra perpara pak oresh,jihadisti cecen Umarov!
    Jane te lutur gjithe jihadistet shqipfoles,te mbajne 24 ore marmiden perpjete,ne shenje respekti per kete luftetar te Allahut…….
    o Zikeeeeeeeeeeee,e di qe e ke te veshtire,por byrazeri cecen te la numerin……….nje korrak me pak!

  6. Rea says:

    Dy ushtri,,mendova se do te thoshte dy spitale apo dy autostrada,ky qenka akoma tek bishti i ures qe flet per zilira,bashkimi i shqipetareve ne nje komb eshte per tu pasur zili .

  7. pr 2 says:

    oooo gjenerali per ke FARSH e ke fjalen…Per ushtaraket qe bankat e nivelit te dyte i kategorizojne si shtrese ne nevoje…

  8. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Aq zili na kane sa SHBA mori vendimin qe ushtrine ta ndaj ne dy pjese…ku e ke mbaruar shkollen o “oficer” legeni!

  9. Petro says:

    Doku Umarovit ka nja dy muaj qe ia ka rrjepur puplat ajo dhelpra e Cecenise e cila ia paralajmeroi fatin edhe atij kaposhit banderas te Ukraines.

  10. llupemadh dumbefriri says:

    Ule pak vrullin o BAZO se po dridhen armiqte nga frika.
    ushtria le te pastroje mbeturinat dhe te dergoje ndonje grup me ushtare pa tru ne afganistan ne lepirje te bythes se zezakut qe ka ne krye amerika kurve.ushtri kishte dikush dikur me djem te rinj dhe me stervitje e me ajer toke det mbroheshin me gjak,sot hani topet e arvizuse dhe lepini bythen e merkelit per nje uniforme dhe per nje pastrim kanalesh.
    serbet nuk i mundi as kosova as shqiperia po iken per te blere kohe dhe aty do te kthehen prape,sa per greket mos e kryani shume me greket se ata hyne me 1913 deri ne vlore dhe me 1940 deri ne korce dhe munden edhe italine edhe sorrat e gjoja ushtrise shqiptare te asaj kohe.ushtri kishte shqiperia sa ishte me rusin dhe kinen se ishin shtete me miqesi te sinqerte dhe sollen gjithcka ne shqiperi pa asnje lek.sot shqiperia nuk ka as arme kunderajrore,as tokesore as detare.po ka mbetur me disa skafe qe bejne skllavin e italianit dhe ndjekin fukarane qe don te shese nje thes me bar.me vdekjen e xhaxhit vdiq dhe kombi.sot jetojme se nuk kane oreks te na pushtojne as serbet as greket se po te donin na marrin pa nje te shtene me keq se morren ruset krimene.ha ,pi dhe merr rrogen o BAZO se jemi ne NATO.

  11. elinor says:

    Une mendoj qe, me permiresimin e ekonomive te te dy vendeve (shpresojme), ushtrite shqiptare do te modernizohen aq sa te pakten serbi dhe ‘gerku’ ta mbyllin sqepin. Nuk behet fjale per 2-3 vite por per 2-3 dekada. Gjithnje them, ne varesi te ekonomise, eshte krejtesisht e mundshme qe te arrijme nje buxhet te tille ushtarak duke e pajisur ushtrine me teknologji moderne ne aviacion, terren dhe marine. Shtoji kesaj edhe nje aleance te forte amerikane dhe europiane dhe e bejme rehat gjumin e nates.

  12. Taulant says:

    Te dy togat te bashkohen dhe te kene nje komandant toge.

    1. Wendy-B says:

      Mire e ke ti Taulant,po kush do jete komandanti????
      Une po e hedh njehere kantidaturen??? A pranohen femra?

  13. Kadri Spahiu says:

    Kjo esthe per komunistet qe krenohen akoma me ushtrine e E.Hoxhes. Ushtria e E.Hoxhes ishte ajo qe i mbajti Shqiptaret te izoluar dhe Shqiperine te pushtuar per 45 vjet.

  14. plaku dhe deti says:

    na kane zili patjeter.Edhe kur ushtaret hane pilaf tre here ne dite dhe pastrojne rruget.

  15. fieraku4u says:

    PO KU KA USHTARE SHQIPERIA…?? USHTARE DHE USHTRI KISHTE NE KOHEN E XHAXHIT.

    SOT USHTRIA SHQIPTARE PASTRON RRUGET. QESHARAKE

  16. agostin says:

    Ky thote : Dy ushtri do e kishin zil gjithe vendet!
    Une them se me keto lloje ushtrishe qe ka Shqiperija e Kosova , çdo shtet i Europes na pushton vetem me skuadra gjahtaresh.Prandaj mos na beni propoganda boshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje