Dy ditë pasi u mësua rezultati i zgjedhjeve në Serbi, policia thotë se ka arritur të arrestojë një nga emrat më të njohur në botën e krimit, trafikantin e drogës Darko Sariç.
B92 raporton se ai u arrestua gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së Serbisë dhe Malit të Zi.
Sariç fshihej në disa vende të Amerikës Latine, ku është kapur për t’u transferuar më pas në Malin e Zi, ku edhe është arrestuar zyrtarisht.
Arrestimi i tij vjen pasi kryeministri i ri, Aleksandër Vuçiç, që ka fituar shumicën për të qeverisur i vetëm Serbinë, tha se ata i shpallën luftë të ashpër korrupsionit dhe krimit, duke mos toleruar tajkunët e lidhur me politikën.
Ai tha se ata po tregojnë se shteti është më i fortë.
“Nëse nesër do sjellim këtu Darko Sariç, dikush mund të thotë se e kemi bërë këtë për fushatën zgjedhore. A mendoni se dikush ka nevojë për këtë për hir të rezultateve? Jo, por është detyra jonë që të sjellim atë përpara drejtësisë,” tha Vuçiç.
Ose perse nuk e sollen kaq vjet ate Izet Haxhine?
Perse meshkujt e fisit Berisha kane frike te shkojne ne Tropoje?
Po trashegohen me mbiemra te tjere, Malltezi psh.
KUR DO SHTETI NUK PYT AS PER MAFIOZ TE KTI NIVELI VETEM VULLNETI DUHET.SAIMIR PORDHA PO TI DOJE BYTHA I MBYLL TRAFIQET PO NUK DO