Partia Demokratike e Kosovës duket se po e konsideron si aset të madh kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, pavarësisht se ai u dënua për keqpërdorim të detyrës.
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me Mujën, i cili u dënua të premten 2 vjet me kusht për keqpërdorim të detyrës, kanë bërë fushatë në rajonin e Prizrenit.
Mbase Muja edhe mund t’i sjellë fat PDK-së, pasi arriti t’i mposhtë kundërshtarët në Prizren edhe pse i rëndonte aktakuza mbi shpinë./Express