Ramadan Muja dënohet me 2 vjet me kusht

13 Mars 2014, 18:31Rajoni TEMA

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshme.

Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë.

Muja do ta ketë gjithashtu të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh. Kjo e çon Prizrenin në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse vendimi konfirmohet edhe nga shkalla e dytë e gjykatës.

Edhe pesë zyrtarët e tjerë janë dënuar me kusht.

Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht. Kryetari i rizgjedhur i Prizrenit vetëm 2 muaj më parë është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së.

Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe qendrës arsimore turke, Gulistan./KOHA

3 komente në “Ramadan Muja dënohet me 2 vjet me kusht”

  1. Sikur Ramadan Muja te kishte te drejte te konkuronte perseri per kryetar te Prizrenit besoni se perseri do fitonte,ky popull admiron hajdutet.Korrupsioni fillon prej te votuesit,e shesin voten,…

    1. Rinor says:

      Populli asnjehere nuk e e ka votuar Ramadan Mujen . 2 here zgjedhjet jane vjedhur ne menyre spektakolare ndersa heren e 3t u detyruan Thaci Rama Erdogan te behen bashke per te fituar ky kriminel .

  2. ari says:

    eshte shoke i vellaut te rames thaqi dhe erdogane ky Muja.hajna ke ka rama shok dhe shoket e tyre te tere jane hajna,erdogan,thaqi,koqo,fideli,meta,frroku,abazi,doshi.rilindje e kriminelve tritoliste.se shpejti bare do hani kokepalare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje