Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, kërkon që të mos negociohet me Serbinë procesi i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Anëtari i këtij komisioni, Rexhep Selimi, tha se Qeveria e vendit duhet t’i përmbahet dokumentit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.
Komisioni diskutoi sot për procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe rekomandimet e dala nga ky proces.
Komisioni për Mbikëqyrje të FSK-së debatoi rreth procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në vend.
Me këtë rast anëtarët e komisionit u pajtuan që Qeveria e vendit të mos diskutojë krijimin e FAK-ut me Serbinë gjatë bisedimeve në Bruksel. D
eputeti Rexhep Selimi u shpreh se qeveria nuk duhet të diskutojë me Serbinë për zhvillime të brendshme.
Ndërkaq deputeti Anton Quni nga LDK-ja tha se përderisa në Bruksel nuk diskutohet për ushtrinë e Serbisë atëherë nuk duhet të diskutohet as për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ai u shpreh se në analizën e procesit të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë FAK është multietnike dhe në përputhje me standardet e NATO-s.
Mirëpo, deputeti serb Goran Marinkoviç, duke folur për dokumentin i cili parasheh krijimin e FAK, tha se kjo çështje duhet të bisedohet edhe me Serbinë dhe të gjithë faktorët e tjerë ndërkombëtarë sepse sipas tij vetëm me punë të përbashkët mund të arrihen qëllimet e caktuara.
Por, në anën tjetër deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili u shpreh se Qeveria është duke punuar për integrimin e qytetarëve të komunitetit serbë në jetën institucionale të vendit. Prandaj, sipas tij, edhe vendimi për krijimin e FAK nuk ka rrjedhur nga bisedimet me Serbinë.
Beogradi ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e FAK-ut./rtk/
Urime Kosoves per krijimin e ushtrise!
Tani te ecni sa me shpejt me armatimin e saj me arme amerikane
dhe te kerkoni ndihmen e ushtarakeve amerikane per stervitjen e ushtrise kosovare.. .Per kete gje duhet te perdorni kongresisteve pro Kosoves te cilet do ju ndihmojne menjehere
Urime te rrufeshme plot shtrëngata per ushtrine e armatosur te kosoves dhe le te brohorasim te gjith sebashku: ”FAK KOSOVA”!!!
hahahah e forte kjo ? pra i bie qe une jam nje ish FAKer i Kosoves
OOOO injorant mos merr nika kishe jam Kosovar ti je ni grek dhe as gje tjeter…
Kush te tha ty o azilant se une jam kosovare?! Une jam shqiptare nga Drenica ore legen kosovarllek pjata lares turko dmirues
Ti nuk je Putini, ti je nji “Fucking Yunanli” apo Rum i Yunanistanit(Gerqise) Hehehe!