Edhe 9 vjet burg për Sanader/ Gjyqtarja: Ke shkatërruar plotësisht besimin e popullit tek qeveria

11 Mars 2014, 12:30Rajoni TEMA
Edhe 9 vjet burg për Sanader/ Gjyqtarja: Ke shkatërruar

Burgu e çon vendin para

Ish- kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, u dënua të martën me 9 vjet burg për rolin e tij kyç në të ashtuquajturën çështja korruptive “Fimi Media”.

Sipas BIRN, pas dy vitesh gjyq, një gjykatë në Zagreb e dënoi ish- kryeministrin me nëntë vite burg për korrupsion.

Gjyqtarja Ivana Calic, duke lexuar vendimin, tha se Sanader ka shkatërruar plotësisht besimin e popullit tek instituicionet qeveritare.

“Ke krijuar imazhin e politikanëve që qëndrojnë mbi ligjin,” tha ajo.

Sanader, së bashku me ish- partinë e tij politike, HDZ (Unioni Demokratik Kroat), janë gjetur fajtorë pasi kanë devijuar më shumë se 9 milionë euro nga paratë publike për partine, duke përdorur një agjenci marketingu, të quajtur Fimi Media.

Gjithçka ndodhi mes viteve 2003 dhe 2009.

Sanader pati deklaruar në fillim të gjyqit se ai nuk është fajtor.

Dënimit do i zbritet periudha e kohës që ai ka kaluar tashmë në burg.

Më shumë se 2 milionë euro do i konfiskohen ish- kryeministrit.

Kurse partia e tij do paguajë si dëmshpërblim më shumë se 3 milionë euro.

Gjykata ka vendosur të burgosë me dy vite edhe Nevanka Jurak, pronare e kompanisë Fimi Media.

Kompania e saj duhet të paguajë 1.4 milionë euro dëmshpërblim.

Ky është dënimi i dytë për Sanader.

Në vitin 2012, ai u dënua me 10 vite burg për korrupsion që arrinin në shuma prej miliona eurosh nga gjiganti energjetik hungarez MOL.

17 komente në “Edhe 9 vjet burg për Sanader/ Gjyqtarja: Ke shkatërruar plotësisht besimin e popullit tek qeveria”

  1. SC says:

    Kjo eshte nje lajm i vjeter per Kroacin sa nuk interesohet ndonje kroat vecse gjykata po per ne ne Shqiperi eshte nje lajme me vlere te madhe

    1. Muzikanti says:

      Kushedi sa ka qesh Luli te cepi i tavolines, dhe thot me vete:
      Un vodha 220.000.000 euro dhe jam i lire, ky per 9-miljon te ‘qelbta’ po burgoset, hahahahaha sa afer jemi dhe sa larg njekohosisht me ket Kroacine, ku ka si Shqiperia vlla, pall Ariu……..thote Luli.

  2. Dmth , ish kryeministri Kroat Sanader ,
    denohet me akuzen se ka Shkaterruar besimin e popullit ke Qeverria me 9-vjet !!!

    PO KRYEKRIMINELI E TRADHETARI SHQIPERISE sali rrahman berisha ,

    QE VRAU QELLIMISHT E SHKATERROJ JETEN E

    SHQIPTAREVE CFAR DENIMI DUHET TE MARRI SOT ????????

  3. nerro says:

    ky eshte nje lajm me shuuume vlere. se jo me kot sot Kroacia eshte nje antar i BE me te drejta te plota, dhe vendi yne nuk ka filluar as hapjen e negociatave me BE. Kroacia me denimin e kryeministrit te saj tregoi qe eshte nje vend ku ligji funksionon dhe jo si vendi yne, ku kryeministri vjedh diten per diell, per vite te tera, dhe as i hyn gjemb ne kembe. Kete duhet te kuptoje edhe Edi Rama po deshi te fusi ne shina kete vend. Ose i leverdis ta mbaje vendin ne status quo qe te vjedhi dhe ai, se ndryshe ska asnje spjegim.

  4. Populli says:

    Po ktej nga ne kur do ja bejne bam

  5. Vezhguesi says:

    Pasi degjova emisionin te “Newz 24” ,ku debatohej per drejtesine them me bindje se paskerkemi patur nje shtet rrumpall,ku vetem per popull nuk eshte menduar. Kete mendim ma perforcoi edhe nje emision i mengjezit ,ku ne fshat i ishin kthyer totalisht parmendes si ne mesjete,per pamundesi te perdorimit te traktorit…… Dihet se shteti rrumpall behet nga drejtuesit rrumpall ..

  6. Ariu i murmë says:

    Ata që duan “shtet”, bëjnë “shtet”, ne që duam “rrumpallë”, bëjmë “rrumpallë”…Sipas “midesë” është kjo punë…Ne kemi Salën, që duam ta ruajmë “në muze”, nuk duam ta “prishim”, mos na humbasë “fara”…

    1. portosi says:

      Nuk e di a i kanë sekuestrue pasurinë këtij Sanaderit, se dhe unë po të kisha vjedhur miliarda si Berisha ynë do i kisha ba me qejf 9 vite burg duke shkrue kujtimet e mija.

  7. toma says:

    Keta tanet kane vjedhur 100 here me shume se ky. Hallall, ajo eshte gjykate jo keta makuterit tane.

  8. shqiptar says:

    O shqiptare po keta tanet qe e shesin Shqiperine me nje euro po te bien ne dore te gjykates gjyqtari duhet tja fute vehtes ,se nuk ka rruge tjeter.haha ha!!!!

  9. Majlo says:

    atehere krimineli jone duhet te kalbet ne burg me gjithe ato qe ka bere,jo vetem vjedhur,sidomos 9 milion qe ai i ka kusur nga karamelet,por ka vrare,vjedhur,perdorur,kercenuar,shkaterruar e shume e shume te tjera qe skam nerva ti rreshtoj!Te kalbet ne burg,dhe ta nxjerri buken e gojes vet,ne miniere!

  10. babec says:

    Arrestimi i Saleh Talebit, do tu zbardhe faqen shqiptareve! Per me teper do tu tregoje politikaneve dhe pronarve te mediamafias, se mundet te vjedhin e genjejne nje popull per disa kohe, por nje dite kurdoqofte ajo, do te ndeshkohen!

    Nese prokuroria nente uje nje kos, dhe gjykatat nuk veprojne, te shkojne te tere shqiptaret e ti nxjerrin perbythe jashte nga godinat publike te cilat keta mafioze i mbajne te pushtuara!

  11. demokrat says:

    Ka nje ndryshim te madh midis Kroacise dhe Shqiperise. Ne Shqiperi nuk gjen nje gjykates ose nje prokuror per be qe te mos jete perfshire ne te pakten 10 afera. Nese ndonje shqiptar njeh nje te tille, me falni.E tere klasa politike shqiptare me standardin e Kroacise duhet te ishte ne burg,i vetmi politikan qe denoncoi me ze dhe me figure korrupsioinin u perzu ne menyren me te padenje nga te dy krahet e politikes, te cilet benin gare kush do te kishte ne krah te vet “engjellin ” e korrupsionit.Ja pse Europa i thote jo Shqiperise,fillojeni me drejtesine, pa nje drejtesi te pakten me standartin europian shoqeria shqiptare do te perpelitet perjete midis zhvillimit per inerci dhe kaosit.

  12. per derrin says:

    ketij tonit kur do ti vije rradha

  13. enofieraku says:

    populli kroat eshte popull fisnik, dhe e ka treguar veten,jo si ne te pergjumurit , keta politikanet zgjepsa te tanet , si te djathte dhe te majte ,jane legena , ordiner , vetem politikane qe mendojne per popullin dhe per shtetin, nuk jane.

  14. Madibar says:

    Lajmi eshtë kokfortë, per drejtësinë e kapur shqiptare dhe për Rilindjen e fjetur! Mendo cduhet formuluar për banditin Sali Berisha dhe skortën e tij kriminale, me Bashën e Boden në krye!…Por nuk ka gjase të ndodh dhe kjo do varros perfundimisht Rilindjen dhe do shpartalloi ne një kohë të shpejtë drejtësinë e kapur! Kush do ta bajë? Pas 300 ditesh fjasko të Rilindjes di që po pergatitet Tsunam shqiptar ku LEVIZJA SHQIPTARE 5 Yjet po përhapet pa u ndjerë në gjithë Shqipërinë! I kanë postimet vetëm ne F.b sepse nuk japin intervista ne shypin e blerë shqiptar dhe mediat vizive, pasi janë pjesmarrës ne mashtrimin e madh të Sovranit! Dhe është e drejtë! Ata kane folur të parët për SOVRAN dhe Gijotinë ligji! Nuk ka forcë tjeter politike vec tyre! Epiqendra e Tsunamit është Italia dhe ai do vije si dallgë permbytëse dhe ne Shqiperi! Nuk do shpetoi dhe Rilindja dhe LSI do shkaterrohet shume shpejt!… Berisha prej tyre do marrë burgimin e perjetshëm dhe Basha mesiguri 25 vjet!… Sepse është lozur me kete popull të mjerë!…Sanader është nje shembull, por Berisha dhe banda e tij kane kaluar me kohë cdo limit njerzor!… Pas 300 diteve të Rames se fjetur, besoj se vjen Tsunami! Lufta e klasave mbaroi! Nuk ka me të majtë te djathte, thone, por vetem qytetare të barabarte para ligjit! Kane të drejtë, por a duhet ti ndihmojme? A duhet të mbetemi tek Berisha, vrases, Rama i paaftë dhe Meta hajdut? Duhet ndryshim epokal shqiptar dhe GIJOTINE ligji per vrasesist dhe të korruptuaret! Sanader nje shembull qe per Ramen nuk është shembull! 5Yjet shqiptare do ndritin kete vend! Duhet ti mbeshtes cdo shqiptar i varfër i ndershem dhe ai qe shpreson!. …nuk ka shprese tjeter,ky vend i kapur nga Mafja berishiane!

  15. Labi says:

    Tek ne nuk eshte shkateruar, eshte djegur fare dhe perse per nje grusht njerezish qe edhe te ishin serbe do te na qeversnin me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje