Vullnetarët pro-rusë, që kanë shkuar për të luftuar në Krime, duhet të përballen me dënime kur të kthehen në atdhe.
Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Serbisë pas lajmeve se një grup me çetnikë serbë ka shkuar në Ukrainë për të luftuar përkrah serbëve.
Mendohet se grupi përbëhet nga pesë serbë, por thuhet se numri i tyre po shtohet.
Rasim Ljajiç, zëvendëskryeministër, tha se nëse serbët shkojnë në Krime, kjo do të ndikojë në pozicionin diplomatik të Serbisë.
Ai tha se diçka e tillë duhet penalizuar.
“Përfshirja e qytetarëve tanë në luftëra për vende të tjera duhet të dënohet dhe ne duhet të ndryshojnë kodin penal për këtë qëllim,” tha Ljajiç.
Ai tha se ata që organizojnë vullnetarët për t’iu bashkuar forcave ushtarake në vende të huaja, duhet të dënohen me mbi 12 vite burg, kurse ata që shkojnë si vullnetarë ose mercenarë, duhen dënuar me 5 vite burg, raporton BIRN.
Një vullnetar serb i mbërritur në Krime, Milutin Malisiç, tha më herët se ata kanë shkuar në Ukrainë me ftesën e luftëtarëve rusë.
Ai tha se ata po shkojnë atje në shenjë falenderimi për ndihmën që ka dhënë Rusia për Serbinë gjatë luftërave në Ballkan.
ketyre u ka ngelur ora reth nje shekull
ata ashtu jane o taip ,por ti o ishkrete vec emrin e ke sagllam se vete qenke ne maje te plepit
Kta jan miqt e Rames edhe Berishes
o RKS USA Mos e perzie EDI RAMEN me sulltanin turk kosovar berishen
Sot flitet për “pesë” serbë që vajtën në Krime…Dje na u tha se ishin qindra “çetnikë”…Bukur po shkon propaganda…
Nuk janë të luftës kta,
veç kur xhejnë butë, aktrojnë trimin,
shembulli ish Jugosllavisë, në Krajinë, kundër NATO-s.
Kta treguan trimni vetëm ndaj të pa armatosurve.
Edhe në Ukrainë, besojn në njerëz të paarmatosur si në Libi, por kur i nxenë robër shtiren si gjunah dhe thojnë se janë puntorë ndërtimtarie.
http://www.tvbest.rs/11844-hronika-srbi-oslobodjeni-libija