Homazhe tek shtatorja e Adem Jasharit/ Basha: Të çojmë deri në fund amanetin e të rënëve

5 Mars 2014, 11:07Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetar i PD-së Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK vendosën kurora me lule dhe u përkulën me nderim e respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

 “Si çdo 5 mars, prej 5 marsit të lavdishëm të 1998, sot përkujtojmë me krenari të thellë kombëtare një ndër momentet më të shquara të historisë së kombit shqiptar, epopenë e Jasharajve e cila shënon po kështu përshkallëzimin e luftës çlirimtare të Kosovës, si një luftë e bazuar në të drejtën legjitime të qytetarëve kosovarë, të shqiptarëve të Kosovës për liri, për të drejta njerëzore e kombëtare, luftë e cila kulmoi me lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj dhe nisjen e rrugëtimit të Kosovës sëbashku me Shqipërinë drejt destinacionit tonë përfundimtar integrimit europian dhe euro-atlantik”, u shpreh Basha në fjalën e tij .

“Ndërsa gëzojmë frytet e kësaj lirie dhe pavarësie, ndërsa jemi të ndërgjegjshëm për sfidat dhe përgjegjësitë e mëdha që kemi para qytetarëve tanë, sot dhe në të ardhmen, nuk mund të mos kujtojmë se e gjithë kjo është e mundur falë sakrificës sublime, përkushtimit dhe trimërisë të komandantit legjendar të UÇK dhe familjarëve të tij të cilët hapën siparin e sakrificës sublime për mijëra e mijëra burra e gra, të rinj e të reja, shqiptarë të Kosovës dhe anembanë trojeve të kombit tonë, për të kurorëzuar lirinë e shtrenjtë dhe të çmuar me këtë sakrificë kaq të madhe”, tha Basha.

Duke kujtuar sakrificën e tyre, vijoi Kryebashkiaku Basha, “është edhe një ditë për t’u zotuar edhe njëherë për solemnitetin e përgjegjësive që ne kemi para historisë, para sakrificës shumë shekullore që kulmoi me luftën çlirimtare të Kosovës, për të çuar deri në fund amanetin e të rënëve tanë, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve, në cilindo vend që jetojnë, në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevë, Mal të Zi apo kudo tjetër, për një komb që të vazhdojë të ruajë dhe të theksojë vlerat e tij europiane dhe euro-atlantike, faqe sfidave dhe përgjegjësive të viteve dhe dekadave që vijnë”.

Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe. Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, sëbashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

7 komente në “Homazhe tek shtatorja e Adem Jasharit/ Basha: Të çojmë deri në fund amanetin e të rënëve”

  1. SHQIP says:

    Coni ne vend amanetin e te reneve ;
    Vrisni antishqiptaret sali berisha dhe basha me suiten e tyre ,
    qe i sherbejn serbo-grekut

  2. fatbardh says:

    Policia bashkiake eshte vetem per te te sherbyer ty ne ceremoniale se per cdo sherbim tjeter merr lek.A do te besh ndonje gje per kete qytet apo do te ikni si taksambledhes te informalitetit ne Tirane.

  3. Tironci says:

    Ore, per cfare zotimi flet ky?, ti more zuzar e spiunove popullin shqiptar tek karla del ponte per te marre ca para, shite nderin e bythen e nuk le gje pa shpifur per shqiptaret, tani na del si hero me flamur ne dore.
    Po kaq koqe jane ata njerez rrotull qe te besojne ty?, apo i ke dhene noi cike nga ai i Lazaratit, se per ate pune je specialist ti, ja more doren qe kur shkove minister i brendshem, e bere lazaratin autonomi.
    Kete e ke merite.

  4. No koment !!!!!!!!!!!!
    Bastarde ………basha …….

  5. itreg says:

    politikanet jane te vetmit qe perfitojne nga gjaku i deshmoreve…sidomos ca tipa si puna e ketij kryezvencit te PD.

  6. opra says:

    Ore derzinj,po pse ja keni mbathur nga shtepia,hajdeni te prisni mikun qe vjen nga Europa,z.Fyle!?Te pakten,njeri……Lereni Jasharin,qe i hodhet hekurat kur luftonte per Kosove!

  7. Xhaja says:

    Kur shkon basha tek vari I adem jasharit esht vertet injorance dhe kulmi I pabesise
    Dhe injorante akoma me te medhenj jan kosovaret qe e pranojne bashen ne kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje