AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

4 Mars 2014, 18:01Rajoni TEMA

Dega e Gjakovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar qytetarët që të nënshkruajnë peticionin për rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit.

“Qytetarë të nderuar të komunës së Gjakovës dhe të gjithë ju që jeni të pakënaqur me qeverisjen aktuale të vendit, ju ftojmë që nesër datë 05.03.2014 ora 10:00 në qendër të qytetit të Gjakovës të bashkoheni në nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e kësaj qeverie. Bashkë, për një jetë më të mirë në vendin tonë!”, thuhet në një njoftim të degës së kësaj partie në Gjakovë.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar të hënën në një tubim në Prishtinë se ka ndërmend që të kërkojë firmat nga qytetarët për të ndërprerë qeverisjen, që sipas tij, i ka bërë dëm vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje