Sabit Geci: UÇK-ja s’ka pasur kurrë kampe në Shqipëri

1 Mars 2014, 09:40Rajoni TEMA

Ish- komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka mohuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur kampe në Shqipëri.

“Kurrë nuk ka pasur kamp. Jo në Kukës, po askund në Shqipëri. Këta po bëjnë kampe, burgje, shtëpia të verdha e të kuqe. Kur dyshon për dikë se ka ardhur me mision në vendet ku grumbulloheshin ushtarët, natyrisht e merr në pyetje. Për mua nuk më ka ndodhur të intervistojë askënd”, tha Geci për gazetën Tribuna.

Në një intervistë për Tribunën, Geci tha se është i zhgënjyer me ish-bashkëluftëtarët e tij, të cilët i ka këshilluar të mos e mohojnë luftën e UÇK-së.

Në 16-vjetorin e plagosjes së tij, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sabit Geci, ka vendosur të flasë.

Eprori i parë i kësaj ushtrie, që është dënuar për krime lufte, ka bërë një rrëfim ekskluziv për gazetën Tribuna.

Ai ka folur për të vërtetën e luftës, për krimet e pretenduara dhe për zhgënjimin që ka me shokët e luftës, që tani thotë se i ka vetëm ish-shokë.

11 komente në “Sabit Geci: UÇK-ja s’ka pasur kurrë kampe në Shqipëri”

  1. Adrian says:

    Sabiti eshte hero shqipetar e duhet mbeshtetur. Le te urojme qe mbeshtetja e shqipetareve nuk eshte shume vone (pas pilafit) sic e kemi zakon.

  2. Treviso says:

    Kjo lufta e dyte per poste qenka me e veshtire se lufta per çlirimin e vendit. Lufta per postin te prishka ndergjegjen sipas zotit Sabit Gecit.

  3. Mazllemi says:

    O Sabit une jam me ty por puna eshte qe ti ecen drejt mor mik e murit me koke nuk i bihet , ti kerkon te hashe ne nje pjate po shoket e tu kan honger nga te gjitha pjatat , te ne thone 7 hile 1 trimeri nje me i zgjuar tha a ke mundesi ti besh te gjitha hile

  4. Bingo says:

    Ka pas o shoku ka pas se u Kam pas shit byrek un i kam pas taku perdit spo them se ne cfar qyteti po kan qen mbi 250 kosovar dhe shqiptar qe u sterviteshin me oficer shqiptar dhe te gjith kosovaret qe ishin kishin ardh nga zvicrra dhe gjermania kjo eshte e sigurt o shoku im ok

    1. skopioni says:

      o bingo
      kampe stervitje per kosovaret e uck ka patur ne shqiperi,keto dihen por ky sabit geci e ka fjalen kampe perqendrimi kunder roberve serbe,apo kosovare ne sherbim te serbit nuk ka patur ne shqiperi.
      une vete jam nga jugu qe disa kosovare na quajne greke,dhe nuk jam i sigurte nese ka patur ose jo te tille kampe

  5. petriti says:

    Sabit Geci eshte i denuar me burgim te gjate per krimet qe ka ba ndaj popullsise civile. Ai eshte nje idiot dhe e meriton burgun.

  6. Drenicak says:

    I vetmi mekat i Sabitit eshte qe disa krer te shpiunave nuk i ka vra e ate mundsi e ka patur.
    Gabimet sot po hakmerren jo veq Sabitit por edhe Samiut edhe te gjithve sepse sot kan qu kok serbofilet qe as ne kohen e Millosheviqit ma te sigurt nuk kane qen .
    Sabit duro per gabime.

  7. Niko says:

    Me vjen keq qe nuk e njoh kete zotnine, e as nuk me intereson bile ta njoh, por per nje gje e siguroj qe ne Shqiperi ka patur disa qendra stervitore ku vullnetare nga Kosova, jane trajnuar per lufte, mos zotnia e ngatrron Shqiperine e shqiptaret me ruset e militaret e Arkanit, sigurisht keta te fundit nuk mundnin vinin ne Shqiperi. UCK zoti Geci ka patur Qendra te mirefillta stervitore ne Kukes (Kolsh, Kalimash) ne Burrel, ne Tirane (Surrel) ne Has (Golaj, Helshan) te pakten keto Qendra Stervitore i di fort mire, mbasi si ushtarak i Forcave te Armatosura te RSH-se, jam angazhuar si trajnues vullnetar per te gjithe ata djem e vajza, qe sot nuk duhet te heshtin, perballe kesaj lajthitje tuajen z.Geci!?

    1. SHQIPTARI says:

      o Niko mos u merr me thash e theme si grate e keqia. nqs ka pas qendra stervitje shume mire qe ka pas se kosoven e cliruan kosovare e shqiptare bashke disa ne lufte disa ne instrukturim te tyre. e rendesishme eshte qe kosova tashme eshte e lire e kete gje nuk e ndryshon me asgje as serbet e as greket apo ruset. nonen ku ta kene ata e te tere qe i mbajne krahun. sa per krime lufte nuk ka ca te thuhet per serbet e te tere ata qe i mbeshtesin. sa per me cliru vendin tat nga armiku nuk quhet krim po lufte clirimtare per te drejta te barabarta si gjith popujt e europes. dhe po qe se serbet kan perdor femijt e grat e tyre per lufte atehere ropt ku ti kene se nuk jane njerez po kafshe qe dalin mas me preteksin se u jan vra. ti vejne mish per top e te thone, mrapa kan vra civila shqiptaret.

      dhe njehere kosova eshte e lire e me qeverin e saj sado qe te merren proserbet e progreket e proruset me e ndryshu ket gjo eshte e kote.

      gjith te mirat dhe rrofte KOSOVA E LIRE.

  8. KOSOVARI says:

    po jan njerezit qe ti i ke dhunuar e maltretuar deshmitar or kokekungull po e pranove se ka pasur aso qendrash ti e pranon krimin o i zi po ju luftuat vetem me shqipetar se serbin vetem ne tv e ke par ti me kompanin tende turp

  9. salah says:

    “Bar Drenica” Durres, Skender – Gani Kapiti 1998! Si vrasje, selia e drogës të njohur, ku rreth 30 njerëz të UÇK-së në Durrës, Plepa, Shkozet, Hotel PAMECA e S. Geci, Hashim Thaçi, Xhavit Halili u vranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje