Rezultatet e laboratorëve për naftën me përmbajtje të lartë të sulfurit, e cila është përdorur për ngrohje në shkollat e Prishtinës, i ka vërtetuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Mostrat e marra nga Prokuroria në 43 shkolla të kryeqytetit kanë dalë të njëjta me ato që janë bërë kohë më parë nga laboratorët e autorizuar në vendin tonë.
Të gjitha raportet e Prokurorisë tregojnë së rezultatet kanë dalë jokonform normës së lejuar.
Burime të besueshme te gazetës brenda Prokurorisë, kanë bërë të ditur se njëri nga raportet laboratorike i marr në këto shkolla tregon se vaji për djegie përmban mbi 800 promil sulfur…/ZERI