Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mirjeta Behluli, ka shfrytëzuar të paktën dy herë udhëtimet e saj zyrtare edhe për qejfe personale, raporton KTV.
Së fundmi ajo ka qëndruar në Paris bashkë me burrin, Vehbi Behluli, për festën e të dashuruarve.
MPJ ka thënë se atje ka shkuar për organizimin që ka bërë ambasada për pavarësinë, megjithëse festa ishte më 17 shkurt, duke thënë se të shtunën e të dielën ajo ka punuar në ambasadën e Kosovës në Francë.
Ka më shumë se 6 muaj që Mirjeta Behluli është duke ushtruar detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kjo është shkelja e parë që është bërë se fundmi këtu, meqenëse neni 30, pika 4 e ligjit për shërbimin civil thotë se ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj.
Me gjithë këtë, KTV-ja ka mësuar nga burime brenda MPJ-së se sekretarja Behluli, megjithëse ushtron postin, ka autoritet të madh brenda ministrisë, përfshirë raportin e mirë të saj me ministrin Enver Hoxhaj.
Zyrtarë brenda MPJ-së, duke dashur të mbesin anonimë, kanë treguar për shkeljet e vazhdueshme që janë bërë nga sekretarja Mirjeta Behluli.
Ajo ka të punësuar edhe motrën në MPJ, Dafina Kukalaj – Osmani.
Behluli ka qëndruar në Paris për festën e Shën Valentinit, me arsyetimin se atje po shkon në vizitë zyrtare, por ka marrë edhe burrin me vete.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe zyrtarja tjetër, Senada Dushi. Pavarësisht se mbulon rajonin, ajo ka qëndruar në Paris, po ashtu me bashkëshortin e saj.
KTV-ja ka mësuar nga burime brenda ministrisë se kjo nuk është hera e parë kur një gjë e tillë është bërë me paratë e buxhetit të Kosovës.
E njëjta ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur nga datat 11-15 tetor ajo vizitoi Stambollin bashkë me burrin e fëmijët.
“Tashmë është praktikë që sekretarja të udhëtojë uikendeve, ngaqë ministria dhe ambasadat gjatë javës janë shumë të ngarkuara dhe në këtë mënyrë ruhet dinamika e punës brenda institucioneve”, ka qenë përgjigjja e zyrës për mediat pranë MPJ-së.
Zyrtari për informim, Artan Behrami, thotë në përgjigjen e tij se sekretarja Behluli ka udhëtuar që nga marrja e postit në Bruksel, Berlin dhe Paris.
“Arsyeja e udhëtimit ka qenë për të rregulluar paqartësitë financiare rreth buxhetit, financave dhe çështjeve të tjera administrative në këto misione, meqë është kryetare e një komisioni të MPJ-së që merret me këto çështje. Sekretarja, së bashkë me stafin e ambasadës sonë në Paris, kanë punuar tërë uikendin, ndërsa të hënën ka marrë pjesë në pritjen që ambasada ka organizuar për nder të pavarësisë së Kosovës”, tha Behrami.
Ndërkohë ai thotë se Behluli ka shkuar privatisht në Stamboll.
“Në Stamboll ajo ka shkuar në vizitë private, me shpenzime vetjake. Edhe për këtë mund t’ju ofrojmë dëshmi”, tha ai.
Kur KTV kërkoi dëshmi për këtë për datat 11-15 tetor, kjo ka qenë përgjigjja e zyrës për mediat: “Ajo që kam shkruar për Stambollin ka qenë një datë tjetër. Ndërsa kjo që ceke ti, sekretarja ka qenë disa herë për vendosjen e regjimit të vizave në Stamboll, si qendra më e madhe që lëshon vizat e Kosovës”.
Në deklarimin e pasurisë, Mirjeta Behluli, ushtruese e detyrës së sekretares së MPJ-së, ka deklaruar 2 mijë e 270 euro para nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare, që i bie gati gjysma e rrogës së saj vjetore prej 5 mijë e 311 euro.
Behluli, në një mbledhje të rregullt të mbajtur me drejtorët e departamenteve të MPJ-së, i ka kërcënuar ata se do t’i hetojë edhe AKI-ja për shkak të informacioneve që po rrjedhin në media./KD
Kalamaja doli formulari A1
http://dielli.al/lajme.php?id=42586&k=71
po te shkosh ne Paris ne Ambasaden e Kosoves per ndonji dokument te trajtoin me keq se shkiet,duhet te presesh edhe nji ore e gjysme me shum se pauza ne drek,shyqyr zotit qe nuk jan krejt idiota veq shumica po,ja lidhin nalt thuajse kan zbrit prej qielli, nuk te bejne hesap qe je njeri apo se vjen nga nji qytet tjeter i larget frances qe ka mbi 500 ose 600 klm, turp e marre ska shtet per qata edhe mit bajn darsem,ma mire te trajtoin shuuuum neper zyrat Franceze shkove ku shkove edhe pse jena te hujt per ta.besoi se redak ma boton koment, tung te gjith mergimtareve ne France- curage
Zonjen Beluli nuk e denoj per shkeljet qe ka bere pse ka festuar ne Paris Shen Valentinon me te shoqin, por denoj kercenimet qe i ka bere punojsve per rrjedhje informacioni ne dobi te shtypit.
Here po kush e di ca ka ber? Vajti dy dite ne Paris me paret e kosovarve kushedi se cfar! Xhozi i mori meridianet me radhe e ne si tham gjysem llafi!!!! Korrnac kta bashk kombasit tan nga kosova.
#Arber
Shume e goditur kjo puna meridianeve. Looool ?
per paris qeke kjo. kjo as per ne dardhe nuk qeka
po ju lumte kur gjejne budallenj si ktej e si andej morines pse mos te vjedhin e te rjepin ,,, s’ka me si komandanti qe 50 vjet pushtet 3 here vetem doli nga shqiperia , , njehere per ne moske per ti thyer hundet hrushovit dhe paktit te varshaves , tani ka vetem matrapaze ,, qener
Zytrai I MPJ me Diplome te Mjkesise!!!!!!
Prindon Sadriu me diploma te mjekesise ne MPJ!!!
Sami Ukelli mabsadaor me shantazh
Sa me shume qe po afrohet fushata po shohim shkrime per ministry te caktuar dhe me shume per MPJ. Pse? Aty ka interesa, ka mabsada ku mund te shkojne njrezit ne diplomaci.
Fillimisht MPJ startoi keq, per tre vjet u drejtua me u.d.Sekretarit Permanent , Fitim Gllareva, i cili ne fakt ishte nje drejtor i doobet qe e kishte ngritur ne ZKM Enver Hasani, i cili edhe ai ishte aty me bekimin e Bajram Rexhepit dhe te Ramush Haradenijat, derisa ky i fundit e bani REKTOR.
Galllareva punesoi shok dhe te aferme, por ne disa ratse edhe u be parimor. Rasti i tij i acarimit me Skender Hysenin ishet puensimi pa kriterve i drejtoreve te pare ne MPJ, si haxhi Bajraktari, drejtor per BE pa asnje dite pervoej menaxheriale, Prindo Sadriu Drejtor per Organizata, pa asnje dite pervoje menaxheriale. Po pikerisht punesimi i Prindonit u be problem ne vete sepse ai nuk kishet kualifijkim adeakuat, kishte nje diplome te Mjkesisese nga Australia dhe ate te pa nostrifikuar. Kur u be shume buje dhe kur Gllareva deshi me e largu atehere intervenoi zyra e presidentit dhe Vjosa Osmane keshillatre e Sejdiut dhe e fejuara e Prindon Sadriut.
Ky avazh vazhdoi edhe ne vitet 2010/2014, Prindon Sadriu duke pas gruan deputete nuk ja vari askujt ne MPJ, vjen dhe shkon kur te doje, as nuk e qan kryet per Sekretaren dhe Drejtorin. Ne vend se te merren msat disiplinore per shka te konfliktit permanent me Zavendesdrejtorin e Pergjithshem, futtbollistin Uliks Emra , dhe me Sekretaren dhe Drejtorin e Pergjithshem Alber Prenkaj dhe me ishdrejtorin Samik Ukelli, ky njeri me diploma te mjekesise mere graded dipolomatiek Minister Keshilltar, e barabarte me zavendesambasador. E keni verejt tani se edhe Vjosa me nuk po del ne konferenca kunder MPJ dhe Enver Hoxhaj. E keni verejt se Vjosa ka me fillu me lavdru edhe Hoxhajn.
Pse organet kompetente dhe Keshilli I Pavarur Mbikqyres ka leju nje punesim te tille me Diplome te Mjkesise, pse nuk merren masa ndaj atyre qe e kane pranua ne shtator 2008 me kete diploma, pse ai nuk dergon teknike mediaonale apo ai eshet aty teknik mediacional per ta shnosh diplomacine nga smundjet.
Si eshte e mundur te ndodhe kjo ne nje vend kur kemi mijera student me marredhenie nderkombetare ne univesritetet nderkombetare dhe vendore.
Si ka mundesi te gradohet njeriu qe ka dosje disiplinore ne MPJ?
Si ka mundesi et gradohet njeriu qe per keto vite me te gjithe zyrtaret e tij ka qene ne konflikt, le et shikohet dosja ne Zyren e Personelit? Per keto vite te gjithe zyrtaret e tij kane ikur nga Departamenti I tij dhe jane tranferuar dikund tjeter.
Si ehste e mundur te gradohet ky njeri I cili ka pas konflikt fizik me Petrit Dushin nje njeri I njohur dhe me profesionalizem te larte dhe qe shkaku i Sadriu braktisi vendin e punes.
Si ka mundesi qe ky njeri te gradohet qe perhere ishte ne konflikt me kolget e tij te zyres, Asdren Gashi dhe Agron Maloku?
Si eshte e mundshme te gardohjet ky njeri I cili I ka tre vrejtje me shkrim nga ish/sekretar Nagp Tahiri dhe Zavendesdrejtori Uliks Emra?
Pse ai u ggrdau kur kishet konflikte dhe beri sjellkej jot e moralshme ne trajnimin 2 mujor ne Gjermani dhe morid meditje edhe per ditet qe qendroi pa leje ne Kosove.
Pse Sadriu u gradua kur pati konfllikte deri ne kacafytje e mish/drejtorin Luulzim Mjeku?
Pse u gradu Sadriu kur pati konflikt me nje diplomat kosovar ne Slloveni pasi ai refuzoi ti bente vizite ne MPJ te Sllovensie vetem nje jave pas vizites se ministrit Hoxhaj?
Pse ky zyrtar u grdau edhe pse ishet ne konflikt me zyrtarin e tij V.G. te cilit ja mohoi edhe psuhimin me rastin e marteses.
Pse ky zyrtar u grdau edhe pse ne gusht te vitit 2012 pati nje perledhje gojore dhe fizike me ish-Sekretarin Nagip Skenderi?
Ukelli
Sic eshte regjistruar ne fletoren zyrtare te Ambsaades se Kosoves ne Vjene, Sami Ukelli, sa here kalonte ne Austri edhe ne pushime edhe ne vikende e shfryetzon makinen e Ambsades per te shku te gruaja e tij ne kete vend.
Mesohet se ai asht zyrtari qe ka shpenzu me shume se ministri ne telefon, per nje muaj 500 euro dhe keto ja ka mbulu sekretari permanent.
Per qashtjen e Urtak Hamitit ai ka ra ne perplasje me Asdren Gashin, sepse ky nuk ka raportu per rtastin si ka dasht. Ukelli ka thane hapur ne M<PJ se ka me e mbrojt Urtakun dhe per kete ka mbajt takime te rregullta me zyrtare te larte te LDK-se me Vjosa Osmanin e tjere.
Per keta ai ka ra ne konflikt edhe me zavnesin e tij Uliks Emra dhe e ka nxjerr ne komsioni diciplinor.
Ukelli tabi mnabsador ne Hungari me shume shihet ne Vjene te bashkeshortja e tij sesa ne Budapest.
Pse Gani Veseli qe 6 vite ne Tirane qe me shume rri ne Kline sesa ne Amsbaden e Ksooevs ne Tirane nuk ndeshkohet per keto shkeljedhe mosrespektim te orarit te punes.
Me njerez te tille dhe me plote te tjere, si Atsrit Zemaj, vellau I deputetit te PDK/se Armend Zemaj, nuk bahet sheti dhe as MPJ.
Nuk ka depute dhe nuk ka minister te LDK, PDK, AKR qe nuk e ak dikend te MPJ ose ne Diplomaci.