Truproja e Fatmir Limajt negocionte tenderat dhe ryshfetin

21 Shkurt 2014, 11:34Rajoni TEMA

Një hetim për shpërthimin në lokalin “Sekiraça” në Dardani i ka çuar hetuesit në zyrën e Fatmir Limajt në Ministrinë e Transporteve.

Përgjimet telefonike i kishte kryer Policia e UNMIK-ut qysh në vitin 2008 kundër Ali Aliut, një i dyshuar për përfshirje në këtë shpërthim, që la dy të vdekur e 11 të plagosur.

Asokohe u zbulua se Aliu se po komunikonte me truprojën e Fatmir Limajt, Shpëtim Telaku, për tenderat që jepte kjo ministri.

“Koha Ditore” ka siguruar aktakuzën e dytë për korrupsion kundër ish-ministrit Limaj.

Ai akuzohet së bashku me shefin e prokurimit, Nexhat Krasniqi dhe Shpëtim Telakun për krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, lidhje të kontratës së dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit.

Ali Aliu dhe Beqir Deda, përfaqësues kompanish, akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe dhënie të ryshfetit.

Njëra prej firmave fituese, “Burimi”, gjatë kohës që Limaj ishte në Hagë, pretendohet se kishte mbledhur 12 mijë euro për pagesën e avokatëve të tij.

Prokurori gjerman i EULEX-it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me drejtues Fatmir Limajn.

Limaj akuzohet se në vitin 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrjen edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj.

Veprat penale dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, “Eskavatori” dhe “Burimi”. Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

Prokurori ka hetuar 50 tenderë rrugësh.

Pretendon se ka gjetur prova për dy prej tyre në rajonin e Ferizajt. Dyshimet i ka materializuar me përgjime telefonike kryesisht në mes të Ali Aliut dhe Shpëtim Telakut.

Herë me kode e herë hapur, se ata flisnin për tenderë.

Përmendet edhe Limaj, i cili i takonte përfaqësuesit e kompanive tenderuese.

Një takim të tillë e kishte pasur në një restorant.

Aty kishte shkruar detaje të tenderit në një faturë.

Fatura ishte gjetur më vonë në shtëpinë e Limajt gjatë bastisjes.

Prokurori pretendon se Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke negociuar, premtuar dhe duke vendosur dhënien e tenderëve për mirëmbajtje/ndërtim të rrugëve mbi bazë të favorizimit politik dhe përfitimit material.

8 komente në “Truproja e Fatmir Limajt negocionte tenderat dhe ryshfetin”

  1. gegetoske says:

    aaaaaaaaaaaa qenka prokuror gjerman!? Ta dini mire se ai nuk ka asnje interes qe ju te paguani per gjera qe nuk i keni bere! Nuk ju njeh dhe as nuk ka hasmeri me ju! Sipas hetimeve te deritanishme,ju jo vetem paskeni vjedhur, por paskeni lyer duart me gjak!!!!??????? Per kete arsye duhet te paguani njeqind fish, te paguani per lotet e pathare te nenave e baballareve qe u keni vrare locken e zemres, per lotet e pafund te motrave per vellezerit, per femijet qe mund te kene lene dhe rritjen e tyre pa dashurine e pafund te babait, per vejushat me te zeza me zemra te vrara, per gjithen te dashurit e tyre…….!! Nese jeni fajtore duhet te paguani sa me shtrenjte! FORCA EULEX ! JU mirepresim edhe ne SHQIPERI!

  2. populli says:

    O e kane shume frike kete Limajn, ose nuk dine se cfar te bejne me te..??
    Lume akuzash pa fund, arrestime te shpeshta, gjykime te perfunduara: i pafajshem. Ky ose eshte nje shqiptar i mire dhe serbet duan ta eliminojne me cdo kusht, ose eshte anti-europian dhe Euleksi insiston kaq fort ta demaskoje… Ndoshta eshte vetem shqiptar i vertete… Une ketu ne Tirane nuk e di.!!

    1. Mollosi says:

      Sikur te ishte shqiptar i mire nuk do ta vidhte popullin fukara te Kosoves!

    2. Kapit Tupalla says:

      Ti po e dishe fort mirë, plako!

    3. Janullatos says:

      Ky tipik hajdut eshte,mjafton vetem te shikosh se kush vajti ta perkrahte ne fushaten elektorale

  3. skopioni says:

    sado te perpiqet ky limaj lulit te saliut nuk ja kalon dot
    me nje dore ne rrugen kalimash morine luli me salin vodhen 220 milion euro
    madje edhe ilir blloku deri 700 mije ka vjedhur me nje dore

  4. gent says:

    Korrupsionit me vare kokes.

  5. toni says:

    E sikur te kishim disa si kyte gjermanin ne Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje