Partia e re e Fatmir Limajt do quhet Iniciativa Qytetare

20 Shkurt 2014, 17:28Rajoni TEMA

Aktakuza e re e EULEX-it për korrupsion ndaj Fatmir Limajt, nuk do ta ndalë atë që të formojë subjektin e ri politik.

Madje Limaj ka vendosur që të premten e ardhshme ta zyrtarizojë partinë e re bashkë me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Tashmë është vendosur që Limaj të jetë kryetar i kësaj partie, e cila do të quhet Iniciativa Qytetare.

Zyrtarizmi i këtij subjekti pritet të bëhet më 28 shkurt në orën 17:00 në një ceremoni solemne, që do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Kështu kanë konfirmuar burime të gazetës “Zëri”, të afërta me drejtuesit e kësaj partie.

Nga ana tjetër shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, duke folur për largimin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga PDK-ja, thotë se ata tashmë janë të konsumuar dhe se PDK-ja, sipas tij, do sjellë energji të reja.

Analistët politikë vlerësojnë se partitë e reja duhet të dalin me programe të mirëfillta para elektoratit e jo me programe hakmarrje.

Zgjedhjet e fundit të brendshme në PDK nxorën në pah mospajtimet e thella që ekzistonin në mes Thaçit me Limajn e Krasniqin./ZERI

3 komente në “Partia e re e Fatmir Limajt do quhet Iniciativa Qytetare”

  1. era says:

    Po mblodhet elektorat, hallall!( te na falni per fjalen turke por deri tani nuk kemi gjetur nje me pershtatshme)

  2. Uji i ftohte says:

    Inaciativa qytetare per te vjedhur?

  3. populli says:

    “Ju lumte” kjo eshte shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje