VIDEO/ Facebook-u bashkon një familje kosovare pas gjysmë shekulli

18 Shkurt 2014, 21:00Rajoni TEMA

Një familje kosovare ia ka parë hairin Facebook-ut.

Nëpërmjet këtij rrjeti social, pas 50 vjetësh dy motra kanë rënë në kontakt me vëllanë, me të cilin kishin humbur kontaktet, raporton KTV.

Nezir Islami, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Lion të Francës, ishte larguar nga vendlindja në vitin 1964.

Djali i vëllait të tij, Mehdi Islami, i cili jeton në fshatin Kaçibek të Podujevës, aty ku ka lindur edhe Neziri, tregon se si kishin humbur kontaktet me xhaxhain e tij.

Motrat e Nezirit thonë se kishin humbur shpresat që ai të gjendej i gjallë.

E motra më e vogël thotë se ia kishte harruar edhe fytyrën vëllait të saj.

Ata tani kanë komunikuar me Nezirin për herë të parë pas këtyre viteve nëpërmjet Facebook-ut, mirëpo në gjuhën frënge dhe angleze, pasi ai e ka harruar gjuhën amtare shqipe.

Sipas tyre, Neziri nuk ka dhënë ndonjë arsye përse nuk ishte bërë i gjallë për një kohë kaq të gjatë.

Kohavisioni ka tentuar edhe vetë të kontaktojë me Nezirin në Facebook, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje.

Familjarët thonë se Neziri u ka premtuar se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, ndërsa ata janë duke përgatitur një festë të madh për ardhjen e tij.

10 komente në “VIDEO/ Facebook-u bashkon një familje kosovare pas gjysmë shekulli”

  1. MARKO says:

    Do kete pjerdhur nga trute.

  2. kaonia says:

    UDB ,TANI QE DO VDESI U BE PATRIOT..

  3. xxxx 13 Shkurt 2014 12:40 says:

    Shume i zbrazur nga trute.

  4. cobani me krrabe e gune says:

    Neziri eshte nje nga ata te me falesh per shprehjen

  5. ismeti says:

    pasi ka kapitullu mass francezeve ky klloshar llapi vjen me shit token ,se meriton as ti folet keti idioti

  6. Orjona says:

    Shume mire e ke Ismet. Ky duhet mos me e qas ne dere. Tani rrezik do kerkoje pronat. Po kur ishte lufta si nuk u interesu me pyt a ishin gjalle a ishin vra!

  7. ylli says:

    Phhyyy sa magar buzbardh ka…

  8. aleksandri i madh says:

    Kushedi si e ka pasur hallin i shkreti qe nuk eshte kujtuar as per shtepi e as per familje.
    Mbase ka qene ne burg, mbase ka qene ushtar ne legjionet e huaja.
    Une njof nje shqiptar qe ka qene ushtar ne legjionet e huaja dhe qe nuk i eshte lejuar qe te kontaktoj me familjen, qe nuk I eshte lejuar ne shkonte ne shtepi, te mos telefononte familjen e shume kufizime te tjera.
    Mos e paragjykoni tjetrin pa e njofur e pa i ditur rrethanat ku ka jetuar.
    Lioni nuk eshte larg (vetem 1 ore nga Gjeneva) ose 2 ore nga Kosova dhe Shqiperia.
    E rendesishme eshte qe ky shqiptar eshte gjalle dhe shendosh.
    Te tjerat rregullohen.

    1. besi says:

      popo masi eka peerrzona gruja franceske edhe djali franceshke ika ra nermen per familje po kto as ne shpi sbon me pranu

  9. cobani me krrabe e gune says:

    E rendesishme eshte qe ky mut mban ere dmth merr fryme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje