Presidenti Bujar Nishani uron Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një mesazhi urimi, Nishani shpreh angazhimin e Shqipërisë në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve me Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, Juve dhe gjithë popullit të Kosovës!
Më lejoni t’ju ripohoj, Zonja Presidente, angazhimin tim e të vendit tim, në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar.
Republika e Shqipërisë i gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsoliduese, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave.
Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, si edhe dëshirën për t`Ju mikpritur së afërmi në Tiranë, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar Zonja Presidente, urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për këtë festë të shënuar mbarëshqiptare!” shkruan Nishani.
Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6-vjetorin me 106 njohje, por edhe sfidën e përmbylljes së subjektivitetit ndërkombëtar.
Pune korakesh
Rruga qe Kosova te shnderohet ne nje shtet me nje demokraci te mirefillte eshte akoma shume e gjate. Kur vende si Italia qe kane mbi 70 vjet qe ndertojne demokracine dhe jane te mbytura akoma nga korrupsioni, informaliteti, mafia .. eshte akoma heret qe te pretendohet per shqiptaret e Kosoves te ken nje shtet me nje demokraci te shendoshe.
Kam kenaqsine tju uroj Bashkekombasve dhe Bijve tane Evropianeve te rinji dhe Ballkanasve te motcem te Krahines se Kosoves ne kete dite te shenuar
Ta Gezojme Pamvarsine se bashku!
Urime
Zoti na bekofte
GEZUAR DITEN E PAMVARESISE SHQIPTARET E KOSOVES, DHE SE SHPEJTI NE BASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, DITE TE MEDHA PO E PRESIN NENEN SHQIPERI.
Sapo fillon klasen e par Pavaresia.Imagjinoni sa punen kemi me qu Pavarsin deri ne Shkollen e Mesme hehehe se pe faklutet e ksi gjera ka koh ase qe behet fjal nje her ishalla na del e mire kjo pavaresi e nuk ngel se mbaruam