Sa optimist! Kuçi: Kosova futet në BE në vitin 2020

15 Shkurt 2014, 18:41Rajoni TEMA

Me rastin e 6- vjetorit të pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi mbajti një leksion para studentëve dhe stafit akademik të UBT në Prishtinë.

Sipas tij, në të gjitha proceset e deritanishme, Kosova ka qenë e koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar.

“Procesi i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran erdhi si pasojë e një dialogu të gjatë në Vjenë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pala serbe nuk pranoi që të arrihet një marrëveshje, prandaj ne, në koordinim të plotë me vendet mike të Kosovës, morëm vendim për ta shpallur shtetin e Kosovës.

Datën e përafërt të shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kemi ditur qysh në dhjetor të vitit 2007.

Kanë qenë dy data të propozuara, 17 shkurti pasdite dhe 18 shkurti paradite.

Nuk ka qenë e lehtë të vendoset saktësisht pasi ka pasur rrezik të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, si për shembull reagimet në veri dhe një largim masiv i komunitetit serb nga Kosova.

Këto kanë qenë dilemat tona, pasi nuk kemi dashur që problemet e tjera ta minimizojnë shpalljen e pavarësisë në aspektin mediatik”, tha Kuçi.

Duke folur për periudhën e pas shpalljes së pavarësisë, ai përmendi 106 njohjet e shtetësisë së Kosovës dhe procesin e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Kuçi tha se ky proces nuk është i lehtë, por me ndërmjetësimin e BE-së, më 19 prill të vitit të kaluar u nënshkrua një marrëveshje që shumë pak kanë pritur të ndodhte mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kuçi tha se bisedimet, edhe pse të vështira, janë të domosdoshme për të arritur një paqe të qëndrueshme në këtë rajon.

“Nuk mund të flasim për një datë të saktë të integrimit të Kosovës në BE, por për mua viti 2020 është një kohë e përshtatshme e përfundimit të procesit integrues të shteteve në familjen evropiane”, tha Kuçi.

Ai theksoi se është i sigurt që bisedimet me Serbinë do të përfundojnë me nënshkrimin e një Traktati Miqësie mes dy shteteve të pranuara reciprokisht./KD

9 komente në “Sa optimist! Kuçi: Kosova futet në BE në vitin 2020”

  1. dr rrenci says:

    Nje familje keqeberse per shqiptaret e Kosoves.

  2. drinni nga Kosova says:

    Jo jo jo, larg shume larg 2020, te kishe pa enderr do te ishte e bukur per ato minuta qe ke enderruar, POR KOSOVO ME KETO QEVERI QE KEMI PASUR DERI TASH(ME KET KRIMINAITET,KORRUPSION, ME ANALFABETE, KOKTULE) AS 2030 NUK VJEN NE SHPREHJE, SA INJORANT QE JE O KUQI, LIBERALIZIMIN KOSOVA NUK DO TA MARRE DERI ME 2017, TI NA FLET DOKRRA PREJ HIRI THOSHTE FISHTA I MADHE.

  3. Artisti K says:

    Do futet ne BE, por si refugjate ama.
    Ku do jet statusi, si per shqipnin edhe per kosoven ne BE.
    Statusi?
    Refugjat.
    Shtet refugjat!

  4. Treviso says:

    Zoti Kuçi, parashikimi i juaj eshte i sakte. Ne 2020 hun nona dhe bija ne Europe, dhe do te quhet Europa e Bashuar, pas 45 vjet lufte per bashkim.

  5. Kosovar says:

    Shume parashikim realiste kosova eshte ende i vogel me potenciale te jashte zakonshm dhe ne shum aspekte esht para shumces se vendeve te ballaknit por ka ngele mbrapa ne integrim per shkak te problemeve politike qe ka me serbin dhe antareimin ne OKB. Perndryshe kosova me kapacitetet e saja te brendshme dhe te jashtme dhe duke qen vende i vogel brenda 5 vitev munde te ndryshoje komplet pamjen dhe ti kaloje shumicen e vendeve te ballkanit por edhe disa vende te evropes eshe ne ket momente kosova ne gjdo aspekte esht me e zhvilluar se disa vende te ballaknit si rumania bullgaria serbia bosna shqiperia mbase edhe maqedonia dhe mali i zi . Vetem nje shembull kosova ka te perfunduara 95% te infrastruktures rrugore nuk ka fshate apo shtepi dikun ne kosove e cila nuk e ka asfaltin te dera po ashtu kete muaj fillon edhe ndertimi i Autostrades Prishtine shkupe.

    Po ashtu per ata qe nuk e dine kosova prodhone pothuaje se gjdogje ndersa ket vite pritet edhe riaktivizimi i Trepces gjigantit me te madhe metalurgjik ne evrope dhe me ket riaktivizim kosova hyn ne nje zhvillim te vullshem dhe njeherit TREPCA do te jete kompania me fuqishme ne ballakne regjistruar ne bursat e londres dhe gjermanis me mbi 36 miliarde euro asete.

  6. buli une says:

    Po genjen,kta cka folin vetme genjeshtra…Shoki Hashimit me qe e qpj Kosoven Humner

  7. Landi- Sverige says:

    Po njihu me pare si shtet ne OKB more Hajredin, pastaj na jep leksione per “familjen europiane”!

  8. kerpaci says:

    Kam mendimin se Kosova e ka me te hapur rrugen e antarsimit ne Evrope se sa Shqiperia e cila duhet te zgjidhe se pari problemin e grabitjes se madhe te vendit prej politikaneve. Por duan s’duan do e bejne sado qe ta vonojne sepse edhe me Evropen edhe me gjakataret, nuk mund te kete bashkejetese. Prandaj uroj me shpirt qe Kosova te na mesoje rrugen qe atje te ndodhemi bashkarisht.

  9. Jetoni says:

    Per shtetet po Hajredin por jo per Kosoven e cila per BE-ne nuk eshte shtet. Po te ishin te sakta pohimet tuasja Kosova kete vit do te duhej te hynte ne BE. Nejse; shpresojm ta ndihmon Kosova Shqiperine dhe Serbine pasin Kosova sipas parashikimeve tuaja do te hyn aq shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje