Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur konsultimet me të gjitha partitë politike opozitare për t’i kërkuar votëbesimin Qeverisë.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka konfirmuar këtë nismë të partisë së Haradinajt, raporton KTV.
“Jemi në proces të diskutimeve dhe kërkimit të përkrahjes nga partitë tjera. Angazhimi ynë është që përmes një unifikimi të spektrit politik opozitar kjo të bëhet sa më shpejtë në mënyrë që Kosova të dalë nga kjo krizë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Por, për këtë iniciativë të AAK-së, nuk janë të informuar fare dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja.
Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se deri tani askush nga partia e tij nuk ka informacion për një iniciativë të tillë.
As Vetëvendosje nuk di gjë për këtë iniciativë të AAK-së.
“Deri në këto momente askush nga ne nuk është kontaktuar nga AAK-ja për këtë iniciativë. Nuk e di nëse po ndodh kjo apo jo. Natyrisht që pa e parë tekstin dhe të diskutojmë modalitetet e saj nuk e di çfarë të them”, ka thënë deputeti Visar Ymeri.
Por PDK-ja nuk ka frikë nga kjo iniciativë e AAK-së.
Adem Grabovci tha se të gjitha nismat janë demokratike, por sipas tij, çdo nismë e opozitës për të rrëzuar Qeverinë vetëm sa do ta forcojë PDK-në për të fituar edhe një mandat tjetër.
Po rri urte ore Rramush,pse behesh pengese qe zThaci te mari cmimin Nobel?sna ngelet qe tjeter vetem te themi qe te te vije turp qe mer te tilla vendime,lere Qeverine te punoje.
OOO RAMUSH mos u bej SALI HALEJA I SHQIPNIS per KOSOVEN.Tung.