Ka përfunduar takimi i fundit i kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel, ku janë arritur pajtimet mbi fushën e funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përmes Facebook ka shkruar.
“Sapo përfunduam takimin e radhës në Bruksel.
Diskutuam të gjitha aspektet e implementimit të Marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë.
Qëllim i këtij takimi dhe i atyre paraprak në këtë fushë ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.
Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e paraparë me ligj për institucionet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.
Zgjidhjet e përafruara garantojnë funksionim modern dhe demokratik të institucioneve të drejtësisë, standarde moderne për trajtimin e çështjeve si dhe qasje të lehtë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës me theks të veçantë të atyre që jetojnë nën juridiksionin e gjykatës, respektivisht prokurorisë themelore në Mitrovicë.
Të gjitha këto tema tanimë janë debatuar sot dhe pritet finalizimi i marrëveshjes pas disa ditësh”./Zëri/
sa TURP …te besh kompromise me dike qe te ka borxh mijera jet njerzish ….ky plehra edhe sikur KOSOVA te kishte qene HISTORIKISHT toke serbe per vet faktin qe kan kryer HORROR ne Kosove s’duhet te flase me per te por duhet ta njohe si shtet te LIRE DHE TE PAVARUR .
Imagjinoni sikur Gjermanet sot te cohen ne kembe e te thone na jepni tokat tona qe na i ka marre Polonia dhe Rusia …edhe pse toka qe i perkisnin Gjermanise per shekuj me rradhe sot ato s’jan me pjese e Gjermanise vetem sepse Gjermania beri ate lufte qe beri dhe humbi .
,,Luftetaret,,jane biznesmenet me te medhenj,gjakderdhja e njerezve te thjeshte eshte veprimtaria me profitabile…
Ku ish, asgjekundi. Çfar bere asgje. Te pakten te ishte me e re ajo plaka e europes qe te kalonit ndonje nate te kendshme me te, se keshtu edhe ne do thoshem qe na e mori hakun. Sa per Daçin, ai punon sipas planit te hartuar nga akademija e shkencave serbe per asgjesimin e shqiptareve. Prandaj o djali i yne, tundu e shkundu neper europe me paret e taksapaguesve kosovar se pune ske per te mbaruar. Po te ishe persembari do mbyllje kufirin dhe do vendosje ligjin ne veriun e Kosoves.