John Kerry pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës

10 Shkurt 2014, 20:58Rajoni TEMA
John Kerry pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA, John Kerry.

Në deklaratën e tij Hoxha tha se “në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot jam takuar me sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, John Kerry. Kam falënderuar sekretarin Kerry për mbështetjen shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin perspektivës euroatlantike të Republikës së Kosovës. Roli i SHBA-ve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë ka qenë përcaktues në rritjen e numrit të njohjeve, për çka jemi shumë mirënjohës”.

 

2 komente në “John Kerry pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës”

  1. Bashkimet Profesionale says:

    Po ky Kerry, pse nuk priti Presidentin tonë tetraplegjik…???

  2. Uji i ftohte says:

    Cfare surati ka Hoxhaj,nese nuk kthehet me ndonje ,,placke,,nga Uashingtoni vaj halli nga gruaja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje