FOTOT/ Bosnja, një ditë më pas/ Politikanët: E morëm mesazhin

8 Shkurt 2014, 10:50Rajoni TEMA
FOTOT/ Bosnja, një ditë më pas/ Politikanët: E morëm

Bosnja është zgjuar më e qetë këtë të shtunë, pas tre ditësh protestash të paprecedenta, që lidhen me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

Sipas BIRN, që ka ofruar këto foto të ditës pas trazirave, politikanët kanë deklaruar se e kanë marrë mesazhin dhe e kuptojnë zemërimin e qytetarëve të thjeshtë.

Më shumë se njëqind persona u plagosën, ndërsa protestat u përhapën me shpejtësi në 32 qytete, edhe pse ato ishin të dhunshme vetëm në zonat e mëdha urbane.

Ende nuk dihet nëse do ketë protesta të tjerë, ndërkohë që Bosnja vazhdon të vuajë problemin e drejtimit në dy njësi, që kanë president, parlament, polici e gjyqësor të veçantë.

Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, asnjë qytetar nuk u vra, pavarësisht se u dogjën godinat qeveritare.

Shumica e të plagosurve ishin policë.

3 komente në “FOTOT/ Bosnja, një ditë më pas/ Politikanët: E morëm mesazhin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    P’se mos ti vriste Gadafi ?!?! Skllever i kishte..Madje i shkonte dhe ne shpi e ofronte nje grusht para te pinte dhe kafe me ta..Po si nuk ju vjen turp more qe djali i njerit prej viktimave ne kulmin e moshes kryejti vetevrasje nga deshperimi dhe mediat flasin per Kim Kardashian..Po ku e keni luksin ju te dergoni presidenta ne Amerike per “mengjese lutjesh” kur 30% te popullsise ju jeton ne skamje..Po c’fare beni more ?!?! A jeni ne terezi qe pagoni nga leket e taksapaguesve per udhetime qorre nga nje ushtar politike dhe keni njerez me femij ne dore lypin per leke..?!?! Ju qofshi..

    1. KULUFI says:

      Mire e ke ti qe ne Bosnje nuk u vra njeri.POr pse nuk thua arsyen e kesaj?

      Qe ta dine te gjithe. Arsyeja eshte e thjeshte:
      -ne Bosnje nuk kishte as gardh dhe as bulevard dhe si rjedhim nuk kishte as rregullore per ata qe kalojne gardhin dhe as rregullore per bulevardin. Kjo solli dhe tjetren qe aty nuk pati as lavire bulevardi as horr bulevardi.

      Ai qe pati vendos gardh dhe bulevard para zyrave te tij ja kishte me te futme Saliqen Mutit.

  2. Arturi says:

    Halimi do kryesoje grupin hetimor per kete grusht shteti ne B&H.
    Detyra e pare eshte te gjeje horrat dhe laviret e bulevardit… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje