Ukë Rugovës iu gjendën qindra dokumente inkriminuese në shtëpi

7 Shkurt 2014, 10:20Rajoni TEMA

Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën.

Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai e ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’u caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.

Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, kurse Qefser Baholli do mbrohet në liri.

Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta, pas një seance të gjatë që ka nisur në orën 13.

Rugova është sjellë në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të EULEX-it, me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i shihej.

Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.

Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë./KD

13 komente në “Ukë Rugovës iu gjendën qindra dokumente inkriminuese në shtëpi”

  1. malenake says:

    Mbase kane qene te Xhafer Deves……Dhe thone,pse e vrane Xhafen ne Tivar….

    1. preshevali♣ says:

      Ja hongsh ti Xhafer Devës koçët së vdekuri,
      bagël Janulllo-sllavo-komuniste.

      Dhe herën tjetër shpërrlaje gojën mirë para se ta marrësh në gojë emrin e Xhafer Devës.

  2. Gjon.Shkoder says:

    Kjo asht vetem uverture ne krahasim me ate qe kane ba Xeni e Gita.

    1. Pilo Lala says:

      Ky nuk ka as Milloshin, mikun e babait, qe ta shpetonte.
      Zeni dhe Gita po dridhen nga frika tani, po ju vjen rradha.

  3. Uji i ftohte says:

    U hoq mjegulla,e kapen Uken-ujkun.

  4. shqiptari says:

    familje qe sdihete sa vite apo shekuje ka financime serbe dhe antishqiptare

    1. Arber says:

      Po ashtu edhe familje shok me \miladin \popovicin e Dushan |Mugoshen e juaj, te Enverit e te Rames me kompani.

  5. nje Shkodran says:

    pse nuk mbledhim firmat per prokurore apo gjykates,per nje “EULEX” ne Shiperi?A mund te hapet debat dhe te marret nje vendim qofte kjo edhe me REFERENDUM?

  6. Vlora says:

    Ky do kete ngjare nga dajot ky, sepse me cfare dime ne Ibrahimi dukej goxha burre. Keshtu thote edhe historia.

  7. besi says:

    ky edhe baben eka pas kriminel edhe vet o kriminel

  8. dr.rrenci says:

    besi -babai i ketij krimineli ta……..

  9. “Arber” , emrin te mira e ke , por fjalet i thua capraz . Ti nga emri qe ke zgjedhur duhet te jeshe i ri . Ndaj dhe kohen kur veprimtarine e tyre ne dem te interesave te vendit tone dhe te vete Pastise Komuniste Shqipetare e ushtruan Miladin Papovici dhe Dushan Mugosha , ti nuk duhet te keshe qene i lindur . Andaj te pyes , perse or zoteri “ja fut kot si kau peles ” ? Apo i shikon keto veprime te kryera nga ata … dhe te kruhet e mbramja ty . te keshilloj te lexosh vepren e ENVER HOXHES “TITISTET” , SE CFAR THOTE PER KETA ARMIQ TE VENDIT TONE DHE DO KRIJOSHE NJE paraftyrim me te carte per ate periudhe te ndritur ………

  10. mergim tari says:

    A ka kuptim shprehja
    “beme baba te te ngjaj” apo shprehja tjeter
    “dardha bie nen dardhe”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje