Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik në fushën e turizmit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës Bernard Nikaj. Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti. Të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet. “Synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë, – deklaroi gjatë konferencës për shtyp Ministrja Gjermeni. Ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të 2 vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarde më të mira”, tha Gjermeni.
Ministri Nikaj tha se kjo i hap rrugën vizitave të përbashkëta në destinacione turistike të të dyja shteteve ku do të prezantohen së bashku me publikime dhe materiale promovuese të dy vendeve. “Kjo marrëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale bashkëpunimin mes institucioneve tona, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”, deklaroi Ministri Nikaj.
Palët ranë dakord të punojnë bashkarisht për rritur numrin e turistëve mes dy vendeve duke siguruar praktika të thjeshta ndërkufitare përgjatë gjatë vitit si dhe lëvizjen e vizitorëve, nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Palët angazhohen për krijimin e tregut të përbashkët të turizmit mes 2 vendeve që do të sjellë rritjen e investime në sektorin e turizmit. Diskutimet mes dy delegacioneve vazhduan në nivel teknik mes ekspertëve të dy Ministrive.
Welkome to Kosova
http://m.youtube.com/watch?v=3e9dcrRClcc&desktop_uri=%2Fwatch%3Fv%3D3e9dcrRClcc
Hiqni kufirin dhe keni bere mareveshje per cdo gje!