Ka edhe kështu/ Presidenti maqedonas pranon se ka shpenzuar 5800 euro në një vit për kravata

6 Shkurt 2014, 10:32Rajoni TEMA

Presidenti i Maqedonisë ka mohuar zërat se shpenzimi i 5800 eurove për kravata në vitin 2012 është një shpenzim i tepruar, duke thënë se ato kanë qenë dhurata për delegacionet e huaja, jo për vete.

Sipas BIRN, presidenti Gjorge Ivanov ka konfirmuar se 5800 euro nga fondet e shtetit janë shpenzuar në vitin 2012 për kravata, por zyra e tij ka akuzuar mediat se po shtrembërojnë të vërtetën, me qëllim diskreditimin e tij.

Në një njoftim thuhet se kravatat ishin dhurata për delegacionet e huaja.

Disa media në Shkop publikuan dokumentin e Zyrës së Prokurimeve Publike ku theksohej se më 8 mars të vitit 2012, kabineti presidencial ka paguar 5800 euro për firmën Fokabo për kravata.

Nuk është specifikuar se sa kravata janë blerë.

Për një shumë të tillë nuk ka nevojë për procedurë tenderimi.

Lajmi vjen pikërisht kur ai po mbyll pesë vite ne detyrë.

Ende nuk dihet nëse ai do të garojë për një mandat të dytë, ndërkohë që nuk dihet nëse partia në pushtet, VMRO DPMNE do e mbështesë kandidaturën e tij.

Aktori i ri maqedonas, Igor Stojçevski lëshoi një deklaratë të mërkurën duke mohuar akuzuar e mediave se ai ka marrë 5 mijë euro nga zyra e presidentit për të drejtuar dy aktivitete.

Ai tha se ka marrë 800 euro si moderator i 11 aktiviteteve të organizuara nga zyra e presidentit.

3 komente në “Ka edhe kështu/ Presidenti maqedonas pranon se ka shpenzuar 5800 euro në një vit për kravata”

  1. Non gratta says:

    Ç’janë këta “varfanjakët” e Maqedonisë, bëjnë zhurmë për 5800 Euro (!?). Pse s’marrin shëmbull nga neve që nuk “çajmë kokën”, as për shifra me gjashtë zero…

  2. A says:

    E kuptoni se ku jemi, kritikohet se ka harxhar Presidenti i Maqedonise GJORGE IVANOV, 5800 Evro per peshqeshe qe ka dhene miqeve dhe te ftuarve qe vinin per vizite zyrtare ose private ne Maqedoni.
    Ishte e lezecme qe kur e lexuan SALI BERISHA, ka qeshur aq fort sa eshte dhjere ne brek, kurse FATOS NANO i thane hape internetin dhe lexo nje lajm per afera korruptive te Presidentit te Maqedonise me “shuma marramendes”, kur e lexoj ka qeshur me lot, ne nje kohe qe as per pare xhepi nuk i dalin. Po lere ate tjetrin ILIR METEN alias ILIR FLORIRIN qe mbrenda nates u gelli flori i gjalle dhe me nje dore mori 750 mije Evro, eshte rrezuar pertoke nga te qeshurat se nuk e mbajten “kembet” nga te qeshurat. Por kemi nje mashtrues tjeter LULEZIM BASHEN, qe me te kaluar nje dite neper Rrugen e Kombit kur e pa veten me nje llogari bankare me shumen 250 mijelion Evrosh dhe i dha vjerrit nje sasi Evrosh prej 6 mijelion Evrosh me ndertu nje pallat shumekatesh ne dete ne Vlore. E kuptoni sa “mbrapa” jane keto politikanet dhe pusht/etaret e Maqedonise ne drejtim te korupsionit dhe te mafies dhe duan te hyjne ne Evropi, kur edhe vete INSTITUCIONET e BASHKIMIT EVROPIAN kane shperdoruar dhe zhdukur 120 MIJELIARD EVRO, ku ne kete shume vjedhje vetem politikanet dhe pusht/etaret e Italise kane zhdukur 60 mijeliard Evro dhe ne anen tjeter i thone taksapaguesit Evropian shtrengoni rripin akoma. Tung.

  3. Fukaci says:

    Pse jo sllavo ortodokse e Maqedonis inkasojn mbi 1,5 miliarde euro ne vite nga diaspora shqiptare e Maqedonis ndersa shqiptaret atje perfitojn vetem 200 milion investime kapitale ne vite ne rajonet e banuara me shqiptare, ndersa kontributi totale i shqiptarve te Maqedonis ne buxhetin e Maqedonis esht mbi 2 miliarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje