Na parakalon Kosova/ Projektligji, 15 vite burg për ata që luftojnë jashtë vendit

5 Shkurt 2014, 17:58Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin përmes se cilit bashkimi në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme me 5 deri në 15 vjet heqje lirie. Projektligji i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Kosovës.

Me këtë projektligj synohet të plotësohet kuadri ligjor i munguar që trajton përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit.

Nisma për hartimin e këtij kuadri ligjor pasoi njoftimet se qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar. Autoritetet në Kosovë besojnë se rreth 100 shqiptarë nga Kosova mund të jenë duke luftuar në Siri kundër regjimit të Bashar Al-asadit, por askush nuk e di numrin e saktë të tyre.

Duke paraqitur projektligjin, ministri i brendshëm Bajram Rexhepi tha se nisma është në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare.

“Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit, të bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur, në kryengritje apo konflikte të ndryshme jashtë vendit, për shuma të caktuar të parave apo privilegjeve të tjera. Dhe, të njëjtit, pas kalimit të kohës së caktuar kthehen në vend dhe bëhen bartës të aktivitetit propagandistik dhe nxitjes së të tjerëve për bashkim apo pjesëmarrje në forma të tilla. Kemi konsideruar që është imediate krijimi i kornizës ligjore për ndjekjen dhe gjykimin për personat të tillë që marrin pjesë në konflikte apo në çfarëdo forme të organizimit joformal paraushtarak apo para policor jashtë territorit të Kosovës”, tha ai.

Ministri Rexhepi tha se projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në vend.

“Dënimet e parapara për kryesit e kësaj vepre penale sipas Prokurorit të Shtetit janë adekuate për kryesit e kësaj vepre penale si dhe kontribuohet edhe në parandalimin e përgjithshme të këtij fenomeni të dëmshëm për vendin tonë”, tha ministri Rexhepi.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përfshihen në këtë luftë e cila, siç thuhet, ka marrë përmasa përtej luftës kundër regjimit të Bashar Al Asadit.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë thirrje në disa raste kundër përfshirjes së shqiptarëve  luftën në Siri dhe që të mos bihet pre e interpretimeve të gabuara të islamit, thirrje të cilave u janë bashkuar tashmë edhe Bashkësitë Islame në Shqipëri e Maqedoni./VOA

13 komente në “Na parakalon Kosova/ Projektligji, 15 vite burg për ata që luftojnë jashtë vendit”

  1. Lufaci says:

    Sa qesharak ce jeni more aman kosova ju ka parakalu ne gjdo aspekte ore te mjere shqiperin duhet me fute ne protektorat nderkombetare se jeni duke shkuar drejt shkatrrimit total.

    Ju nuk jeni ne toke te zotit shikoni sa krimet ndodhin ne ate mikro shtet qe ja kalon edhe amerikes me 200 milion banor shikoni qfare killerash prodhoni aje sinani kishte vrare 26 persona vetem ne greqi dhe po aqe ne shqiperi

    1. Ajdin P. prizren says:

      Ani se shqiptart e shqipnis na parakalojn me hajgare ?
      http://goo.gl/tw8hAK

    2. toni says:

      Ne vertet kemi shume probleme per te zgjidhur, e vertete eshte, po na kurseni te pakten nje, qe te merremi me analfabete si puna jote dhe e ca pjellave te tjera serbe qe nuk lene vend pa share Shqiperine. Jo per gje po mesoni njehere te flisni shqip dhe pastaj ejani te derdellisni neper forumet shqiptare se s’kemi kohe te merremi me perkthime katunarisht-shqip.Kam shume dyshim se ti dhe muter te tjere si ty jane spiune serbe dhe dalengadale po e hedhin helmin midis shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves. Ne rast se nuk jeni spiune te serbit jeni ca maloke injorante qe beni perseri te njejtin dem.

      1. Suzana (Kosove) says:

        @toni, ky Lufaci eshte shqiptar Shqiperie, shifet nga teksti qe shkruan, po mire, deshiroj qe vertete populli i Shqiperise te ndergjegjesohet e te punoj fort se me krime nuk ecet para.
        Sot lexova nje nje portal Kosove, ishin kapur nga policia 3 hajdut nga Shqiperia ne ferizaj ku kishin rrahur ca femije (16 vj.) per para, fati i njerit qe i kishte qelluar babai afer dhe kishte lajmeruar policine. Keto probleme kam frike se do te ndikojne ne armiqesi mes shqiptareve ne Kosove e ne Shqiperi, Kosova ka hajdut sa te duash per vete, po erdhen edhe ata nga Shqiperia, na mori lumi.

      2. Lufaci says:

        Toni . I dhjere e brek grisur por krenar e qytetar hahahahhaha…

  2. MonsieurA says:

    Honi nashtina, hudhni kamunikata ke zyra Qazim Beut ?

  3. Dritan Shkaba says:

    Ok ne parim, madje interesante si qasje shteterore, vecanerisht ne kuptim te kurimit te imazhit perballe perendimit. Problem do te jete zbatimi. Si dreqin do vertetohet se Lavderim Mjekercjap Abu Leshqeni ka qene luftetar i Al Kaedas ne Siri dhe s’ka qene muhaxhir apo pastrues halesh ne Damask???

  4. Drenicak says:

    Per mendimin tim as nje dit nuk i kisha denu pse me ju dhan buk kot kushton ka shpenzime .
    Une kisha marr vendim qe me i vra dhe pastrohet kombi i mrekullueshem nga mbeturinat.

  5. kel ukaj says:

    Eshte nje injorance te besh nje ligj te tille. Kjo tergon nivelin e aftesite shtetformuese te Kosoves. Une do ti beja vetem nje pytje zoterinjve? Si do ta ushtrojne juridiksionin ne rast se qytetari i Kosoves psh. ne Siri? A mund ta arrestoje x qytyetar ne Siri? E dyta se X qytetar shkon ne nje shtet tjeter per te luftue e çfare krimi kryen perveçse krim kunder vetvehtes? Nuk kemi kohe me u zgjat por eshte ligji i kote e injorant. Perse nuk e kane nje ligj te tille shtetet Europiane?

  6. shife shife Kosova —- bravo ! jepini pare ktyne trimave te shkojne te luftojne per Mitrovicen

  7. WEB says:

    Nuk ka asnje lloj injorance o kel ukaj ,per here te pare qeveria e kosoves i ra lapsit se cfare do behet me kete njerez ne momentin qe lufta do mbaroje ?? me cfare do merren ?titulli i temes, dhe ngazellimi i komentuesit te pare qe vendimin e shtetit kosovar e shikon si perparim perballe shqiperise ,tregon vetem se kosovaret jane naive qe nuk e kane shokun .Europa ligjin nuk e ka bere akoma per keta tipa se eshte ne gjendje akoma ti mbaje nen kontroll ,por me islamin ne kosove ne stadin perfundimtar te tij, thacit i duhet ta pergatise llogoren e luftes qe tani ,para se kjo semundje ta haje perbrenda si kancer

  8. kushtrimi says:

    Para disa ditesh te njejte ligj e ka bere Britania me burg te perjetshem. Te tjera shtete do pasojn. Keshtuqe eshte nje nisme e drejte e qeverise ne Kosove.

  9. Iliri, Kaçanik says:

    Nuk eshte mire te thuhet se Kosova e parakoloi Shqiperine, apo e kunderta. Ne nuk kem nevoje te shtyhemi mes vehte, por kemi nevoje qe pervojat tona te mira dhe shteteve qe se paku kane pasur te kaluaren si te tonën ta marrim si pike reference, qe nje dite si dy shtete por nje kombe te arrijne cakun qe na takon: Bashkimin ne nje shtet.
    Fëmiju nuk ka nevoje te kete rivalitet me nenen e tij, c’do sukses i femijut eshte edhe sukses i nenes se tij. (Shqiperia-nena, Kosova-e bija).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje