Samaras- Bushati: Të dy vendet të mos mbeten pengje të së shkuarës

6 Shkurt 2014, 12:11Rajoni TEMA

Kryeministri grek, Antonis Samaras dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati shprehën vullnetin e përbashkët që marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë të orientohet nga zgjidhja e problemeve, në mënyrë që dy vendet të mos mbeten peng i së shkuarës.

Në vijim të vizitës zyrtare në Athinë, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin grek Samaras, ku theksoi vullnetin e palës shqiptare për trajtimin e të gjitha çështjeve të hapura midis dy vendeve në frymën e besimit të ndërsjellë, përmes dialogut dhe konsultave në të gjitha nivelet, në përputhje me realitetin e ri në Ballkan.

Edhe kryeministri grek Samaras shprehu vullnetin e palës greke për të shkuar drejt një marrëdhenieje të orientuar nga zgjidhja e problemeve.

Kryeministri Samaras dhe Ministri Bushati shprehen mendimin për nevojën e progresit të mëtejshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ata shprehën besimin në ndërtimin e një klime bashkëpunimi konstruktiv në të mirë të të dy vendeve dhe popujve tanë, duke i kontribuuar njëkohësisht paqes, sigurisë dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

Ministri Bushati, duke theksuar vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Greqinë, i rikonfirmoi kryeministrit Samaras se Greqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon. Gjithashtu ai vleresoi rolin e presidencës greke të BE-së, duke shprehur njëkohësisht besimin se Greqia do të vijojë të jetë avokate e ankorimit të rajonit në rrjedhat evropiane.

Nga ana e tij, kryeministri Samaras, duke iu referuar prioriteteve të Presidencës greke të Bashkimit Evropian, siguroi për mbështetjen politike të Greqisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe insistimin e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në muajin qershor.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e projektit TAP për sigurinë energjetike të rajonit, si një mundësi e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Samaras shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

4 komente në “Samaras- Bushati: Të dy vendet të mos mbeten pengje të së shkuarës”

  1. polisi. says:

    sa her qe ka takime te njejtat fjal ndegjoim partner strategjik popuj miq do mbeshtesim integrimin…. emigrantet lle minoriteti jan ure lillese po me nje ndryshim te math emigrantet nuk gjein asnje mbeshtetie neper institutcionet shteterore nderrsa minoriteti jan djith neper institucionet shteterore ne shqipri kan arrit saqe bain elle presion shqiptareve qy ke qytetari mai thjesht deri lle vet shtetit shqiptar…

  2. Nje shqiptar says:

    Prioriteti i qeverise greke dihet qe ne keto momente eshte “Marrja e korridorit detar Shqiperise” pasi kane synime te caktuara ekonomike e politike per gazesjellesat qe duhet te kalojne neper kete korridor drejt Evropes. Por me kete dhenie Shqiperia demton shume e shue vehten e saj prandja muk mund te behet. Tere problemet fallco qe po na hapin , si problemi i toponimeve, vendosja ne kufi e ushtrise se tyre si dhe probleme te tjere qe do te pjelle mendja e semure e disa loby nacionaliste e fetare greke, kane nje qellim te vetem por jashtekohes “TE perfitojne copa terreni nga toka e jone dhe te bejne sa me shume ortodokse qe te rrisin te ashtuquajturin minoritet grek”. Jemi miq se bashku me Greqine ne Nato dhe synojme te jemi ne Evrope, jemi popujt me te vjeter ne Ballkan dhe me te njejtin trung historik, por mjerisht edhe sot politika e tyre ndaj nesh eshte nje politike e vjeter e Ballkanit qe vetem sjell sherre nga te dy anet e kufirit. Sigurisht qe ne u jemi borxhlij dhe mirenjohes kurdohere popullit grek qe ne vitet 1990 e 1991 qe per ne ishin vitet e urise se plote, na hapen kufijt dhe na dhane strehe, ushqim e veshmbathje dhe sidomos pune.

  3. Njani says:

    Shqiptare,Qeveri-ministra,iu keshilloj,te mos mbani asnje takim me perfaqesuesit e Greqise derisa,kjo udheheq Presidencen e BE!Greqia si gjithmone bashke me Serbine e shfrytezojne çdo perparsi te tyre per te bere shantazhe,ne menure qe shqiptaret te bejne koncesione per keta ne dem te Shqiperise.Ministi,Bushati dhe tjeret si ky,po tregohen teper injorante,kur optimist nisen per Athine duke mos e njohur Greqine,historine e saj dhe pretendimet ne kontinuitet ndaj shqiptarve dhe Shqiperise.Pra,QSH,hiq dore nga bisedimet me Greqine per gjashte muaj!

    1. askushi says:

      Ai ministri gjerman te tha mor Tunxh bir me fal Njani biro, se jeni popull i vogel dhe nuk perbeni treg per investime nga shtetet e medhe, prandaj regullojen me shtetet e vogla per te investuar reciprokisht. Ore nuk vjen Amerika, Gjermania, Franca, Anglia per te investuar, keshtu qe ngelen vetem Itali, Greqi dhe Turqi.
      Po sipas teje mos te bejme miqesi dhe dialog me fqinjet, por sipas teje me cilin te bejme me Sirine, me Iranin me Kinen, se ato duan marredhenie me ne, sigurisht sebashku me ty.
      Ik ore lere qeverin te punoje si di vet, dhe ti po qe se i ke dhene voten, heres tjeter mos e jep, dhe te jesh i sigurt se njerzve te tille as vota as edhe mendimi nuk i vlen nje lek. Ishalla ke bere prokopi dhe mban veten dhe familjen tende me buke te ndershme, se me keto mendime dyshues jam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje