VIDEO/ Protestat bëhen më të dhunshme në Prishtinë, të hënën rifillojnë

7 Shkurt 2014, 19:27Rajoni TEMA

Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë grupe studentësh dhe pjesëtarësh të organizatave joqeveritare, që po protestojnë në hyrje të rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të rektorit të këtij Universiteti, Ibrahim Gashi.

Protestuesit hodhën sende të forta mbi pjesëtarët e policisë që penguan përpjekjet për të hyrë brenda oborrit të godinës së rektoratit. Policia tha se janë arrestuar 33 protestues gjatë përleshjeve ndërsa 29 policë janë lënduar. Korrespondentët thonë se një numër i konsiderueshëm i protestuesve janë lënduar gjithashtu gjatë përleshjeve.

Që nga java e kaluar grupe studentësh janë hedhur në protesta duke kërkuar hetimin e siç thuhet keqpërdorimeve në këtë universitet, vërtetimin e gradave shkencore të mësimdhënësve dhe largimin e ndikimeve politike në këtë institucion. Reagimet u shtuan pas raportimeve në mediat lokale se një pjesë e punimeve shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si mbështetje për gradimin e tij akademik, janë të botuara në një revistë të falsifikuar në Indi.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kërkoi javën që lamë pas që punimet e diskutueshme shkencore të tërhiqen dhe paralajmëroi se është duke punuar për normalizimin e situatës në Universitet. Madje ai caktoi një afat prej 45 ditësh për sqarimin e të gjitha çështjeve të hapura në Universitet dhe përcaktimin e përgjegjësisë për të gjitha shkeljet e pretenduara.

Ndërkohë, deputetët e Parlamentit të Kosovës dështuan të merren vesh për propozimet e tyre për tejkalimin e situatës në Universitetin e Prishtinës, që është institucioni më i madh e më i vjetër i arsimit të lartë në Kosovë.

Lidhja Demokratike që ishte nismëtare e debatit dhe dy partitë tjera në opozitë lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkojnë largimin e menjëhershëm të rektorit Ibrahim Gashi, ndërsa Partia Demokratike kërkon hetimin e të gjitha shkeljeve në Universitetin e Prishtinës, por jo nëpërmjet protestave, që ata i cilësojnë me motive politike./VOA

4 komente në “VIDEO/ Protestat bëhen më të dhunshme në Prishtinë, të hënën rifillojnë”

  1. dandaramanda says:

    Mos jua ndani dajakun.Kto soj horash vetem dajak dojne se mesimi iu ben keq.

    1. A""' says:

      Pse cuditeni kaq shume ju kosovaret?Ne kemi shumicen e atyre qe kane tituj shkencor,qe i kane blere tek Vitrina apo UFO-ja.Shembulli me i mire eshte doktor/profesor Mziu.kryetari i famshem i Kamzes.

  2. fl says:

    Te jem une rektor dhe nese nuk me do qofte dhe 30% e studenteve, largohem vete. Kurse ky qendroka meqe paska mbeshtetje politike. Kafshe

  3. Qerimi says:

    Mire bejne studentet prishtinas. Ta pastrojne universitetin e tyre te ngritur me mund e me gjak nga felliqesirat (rektore e profesore te rreme). Le te flejne studentet tone ne letargjine e klubeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje