Përshkallëzohet beteja mes qeverisë dhe Ahmetit për mbylljen e shkollave

10 Shkurt 2014, 19:29Rajoni TEMA

Mbyllja e shkollave në Prishtinë ka nxitur një konflikt mes qeverisë dhe kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Ndërsa shkollat janë mbyllur me arsyetimin se nafta e përdorur për ngrohje është e ndotur, qeveria, por edhe disa media, e akuzojnë Ahmetin se e ka përdorur këtë çështje politikisht.

Fillimisht u tha se shkollat po mbyllen për të mundësuar që nxënësit të dalin në protestat e organizuara përpara rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Por Ahmeti i hodhi poshtë këto zëra, duke thënë se është i shqetësuar realisht për cilësinë e naftës së përdorur për ngrohje.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Ramë Buja ka bërë thirrje që të rifillojë mësimi, duke publikuar edhe rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku thuhet se niveli i gazrave është normal.

Ai e ka quajtur politik vendimin e Ahmetit për të mbyllur shkollat.

Në këtë mënyrë shkollat do hapen nesër.

3 komente në “Përshkallëzohet beteja mes qeverisë dhe Ahmetit për mbylljen e shkollave”

  1. Djaloshi USA RKS says:

    Rame Buja eshte njeri i Thacit edhe Thacit e ka ber minister e jo populli kurse Shpend Ahmeti eshte nje njeri qe e ka zgjedhe populli ktu ka dallime te mdhaja une personalisht nuk i besoj instituti te shendetit sepse edhe ata punoj per Thacin por Shpendi ka ber mire qe i ka dergu mosrat ne institutin nderkombtar

  2. MERITONI says:

    shpend amet i shkolluar ne harvard,ram buja i shkolluar per krim dhe korrupsion si e gjith qeveria e tij,paramendone qfare beteje do te jete.
    ram buja eshte nje ENVERIST,pjestar i grupeve marksist leniniste i viteve te 80.

  3. dr.rrenci says:

    Rame Buja , nga shkolla fillore kishte kercy ne fakultet haha.
    -O more minister sot nuk te pyet kush me a kupton,me rendsi eshte shendeti i femijve se sa pozita e juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje