Universiteti i Prishtines
Brenda 24 orëve të fundit në Universitetin publik të Kosovës “Hasan Prishtina” kanë ndodhur disa dorëheqje. Pas dorëheqjes së mbrmmshme të rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi dhe të prorektorit Nuri Bexheti, sot ka dhënë dorëheqje edhe i Ushtruesi i sapoemruar i Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti .
“Sapo kam marr një letër nga Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti, i caktuar si U.D.i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjet e parakohshme, me të cilën më njofton se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat që u kishte caktuar Këshilli Drejtues i UP-së. KD e vlerëson këtë vendim të prorektorëve Sahiti, Alija, Tahiri dhe Bajraktari, si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve pozitive në UP të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në një njoftim të rektoratit të UP-së.
Në letrën dërguar Këshillit Drejtues të UP_së, të cilën e ka nënshkruar Naser Sahiti thuhet ”Ju njoftoj se nuk mund të pranojmë pozitat e U.D. rektorit dhe prorektorëve sipas vendimit tuaj të datës 08.02.2014, dhe kapim dorëheqje ng pozitat tona. Të gjithë si ekip, kemi konkluduar se këtë ofertë nuk mund ta pranojmë dhe kemi konsideruar se është e arsyeshme që të hapim rrugën e formimit të një ekipi të ri menaxhyes me bindjen se po ju ndihmojmë juve si organi më I lartë I Universitetit që të vazhdoni me masat që jeni duke ndërmarrë për normalizimin e situatës në universitet”.
unizerziteti nuk eshte ne krize,ne krize ishte derisa keta e udheheqnin.
na i kemi nderrue presidentat e shtetit,sa per rektor nuk i marrim vesh hiq.
TE MIRATDHE TE KQIJAT E KOSOVES DHE SHIPNIS VIJNE NGA UNIVERZITETE,SE KETU DNERTOHET SHTRESA INTELEKTUALE E VENDIT,PRANDAJ NE SE DUHET EDHE LUFT DO TE BEHET,AMA,PUNET TE SHKOJN NE RREGULL.
e luje meriton luje, po qpo tenton me na kallxue e me na bind me marrina.Univerzitetet nuk bahen as nuk udhhiqen me bindje por me dije.Tani me bindjet e Ilir Dedes nipit te Sebise zor se ka me na dale mire ne Kosove sepse kemi prova te shumta qe nuk del mire .
‘Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak!’
Kim Mehmeti
????????
fakultetet ne prishtin e tiran e kryejn MACA EDHE KUCA,faultetet private i kryejn edhe njerzit me ngecje mentale.
njerzit kryejn shkolle por nuk kan dije,prandaj krijohen ILUZIONE te njerzit e rinj se nje dit do te punsohenm, e pun ska.
KA ARDHE FUNDI I EPOKES SE KATUNARVE.
Po ne shqiperi I ka pare njeri punimet shkencore te dhorit, jorgaqit, gezimit, qarit, meros e kompani?