Daut Haradinaj: A e ka radhën RTK pas UP?

8 Shkurt 2014, 18:20Rajoni TEMA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Radiotelevizionin e Kosovës, ku janë shkarkuar gazetarët Ridvan Berisha dhe Bexhet Begu.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpërndarë një deklaratë të Daut Haradinajt, i cili i lidh zhvillimet në RTK me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.

Ai po ashtu ka përmendur edhe korrupsionin në QKUK.

“Opinioni në Kosovë, me të drejtë është mëse i shqetësuar me situatën e krijuar në dhe rreth zhvillimeve në Universitetin e Prishtinës. Nëse edhe ky “kapitull” do të mbyllet shumë shpejt, ende nuk është e qartë, por degradimi i këtij institucioni të dijes shënon edhe një degradim të pushtetit aktual në Kosovë. Në këtë frymë duhet parë edhe situata e re e krijuar rreth zhvillimeve më të reja në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)” ka thënë Haradinaj.

Ai ka akuzuar pushtetin se po i dirigjon temat në RTK në stilin e agjencisë Tanjug të Serbisë.

Gjatë ditës ndaj RTK-së ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar sqarime për shkarkimin e gazetarëve.

Por ndaj këtij subjekti ka reaguar RTK, duke thënë se LDK është e shqetësuar për shkak të zgjedhjeve që mbahen këtë vit.

5 komente në “Daut Haradinaj: A e ka radhën RTK pas UP?”

  1. Fukac says:

    Ky esht kapo i mafias ne kosove ky kontreollon gjithe lojrat e fatit ne kosove dhe ky ka ne pronesi te gjithe atomatet e lojrave te fatit ne kosove. Ky ja nxiu fetyre Ramushit i cili realishte nuk esht burre i keq

    Daut Haradinaj esht personi me i fuqishem dhe me i rezikshem ne ballakan mbrapa tije qendrojn njerze shum te fuqishem te gatshem per tu flijuar per gjdo urdher qe munde te marin nga ky person dhe njerze shum te pregaditure fizikishte dhe profesionalisht jo vetem per krime por edhe per lufte. Grupi i Daut Haradianjt kontrollone nje pasuri vjetore prej mbi 300 milion euro.

    1. KENO Kruja says:

      As fbi smund te jepte informacion me te sakte

  2. ismeti says:

    familje kriminele

  3. adrian says:

    Te gjithe gaetaret analfabet dhe pa shkolle jashte RTK.Gaetari ose moderatori nuk guxon ne cdo fjali ti beje disa gabime gramatikore.Shiqoni TVe vendeve fqinje qfar standardesh kane.Shumica e gazetareve dhe moderatoreve ne RTK e flasin si thote Migjen Kelmendi idiomen e mahalles….

  4. Fukac says:

    Adrian. Probelmi qendron ne ate se gazetarte ne kosove paguhen shum keq se po te paguhen mir si ne shqiperi edhe keta do tregojn vlera te larta pershembulle nje gazetare ne shqiperi si Blendi Fevziu oaguhet me shum se gjithe gazetaret e kohavizionit mare se bashku.

    RTK esht medium shtetrore dhe shembulle per rajonin per pamvarsin dhe pa ansin qe tregon krahasoje vetem me TVSH,ne e shqiperis e cila ju sherben 100% qeverive ne pushtet dukur berishes tashe rames. RTK dhe TV21 ka gazetar te mire edhe disa mediume lokale ne kosove kan gazetare te mire mirpo problemi esht si e ceka me larte gazetart ne kosove paguhen keq pasi ne kosove invesohet pake ne mediat elektronike shikoje gazetat e shkruara pershembull kosova ka gazetare analiste shum te mire pasi aty invesohet me shum.

    Gazetaret ne shqiperi pershembulle paguhen me shum dhe mediat elektronike atje jan shum te zhvilluara per shkak te korrupsionit galopant politike edhe nje fakte ne gjdo vende ku mafia dhe korrupsioni esht i larte mediat jan te fuqishme shiko Italin e cila ka media shum me te fuqishme se Gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje