Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen e Kosovës nga Mbretëria e Lesotos.
Njohja i është konfirmuar ministrit Hoxhaj nga homologu i tij, Mohlabi Tsekoa.
Njohja nga ky shtet i Afrikës e çon në 106 numrin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Mbretëria e Lesotos shtrihet në kontinentin afrikan dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1966.
e falenderojme nga zemra lezoto-n tani qe e falenderuam
ju lutem na shpjegoni nga dreqin bie
kuq e zi
Eshte ne shtet apo Mbreteri brenda territorit te Afikes se Jugut.Po keshtu gjendet dhe Swaziland e shpresoj qe dhe kjo ta njohe Kosoven.Ka shume mikro shtete qe mund ta njohin Kosoven duke arritur numerin e nevojshem per ne OKB.Por…fatkeqesisht kemi dipllomaci te doebt.