Cliff: Radikalizmi çon te sulmet terroriste

11 Shkurt 2014, 11:55Rajoni TEMA

Problemi aktual më i madh për Kosovën vazhdon të jetë mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, duke e ditur se kjo komplikon procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Kështu shprehet në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, ambasadori britanik, Jan Cliff.

Por ai thotë se edhe një çështje tjetër, që në Kosovë duhet të diskutohet, janë shqetësimet e njerëzve për rritjen e grupeve radikale islame në vend.

Vetë Cliff tregon se një nga ndryshimet që ai ka vërejtur në Kosovë që nga ardhja, më 20 mars 2011, është se askush nuk kishte folur shumë në lidhje me këtë temë, sepse siç e dimë myslimanët dhe katolikët luftuan së bashku në UÇK, etj.

“Kurse tani të gjithë duket se flasin për këtë temë”.

Ai përmend se si, padyshim, islami radikal, edhe nga vendi prej nga Cliff vjen, ka çuar në akte terrorizmi dhe gjithashtu kanë pasur probleme shumë serioze.

“Nga aspekti i mjedisit britanik, problemet duken mjaft të vogla këtu, por jam dakord që është diçka që duhet monitoruar dhe me siguri shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me këtë”, ka thënë Cliff.

4 komente në “Cliff: Radikalizmi çon te sulmet terroriste”

  1. polisi. says:

    MOS PYT FARE NUK PO DIM CAR TE BAIM.SA MIR DO ISHTE MOS EKZISTONTE KJO FEJA FARE SE NE SHQIPTAREVE NA KA GJET BELAJA.

    1. lrmi says:

      NUk munden te ndodh diq ne Kosove,kur dihet qe 99% jan musliman me dy pakica si katolike si ortodoxe,qe se kalojn as 1%,kto ndodhi ka po ku jan popullatat me 30 apo 40%,ktu veq mes veti qe nuk besoj.

  2. UNICU dhe Ambasadort e huj ja paskan arrit qellimit me ne fund ,
    te korrin te mjellat ne ate Kosove te dominuar nga idiotet islamist .
    Tani futini nji bumje te zhdukni terroristet ,ose i shperngulni .

  3. besi says:

    ndersa krishter kan vra me mija muslimant ne vendet islame e ky far fanatiki krishter nese nuk ju rrihet ni te shkon ne britani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje