Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të vizitojë Beogradin brenda muajit shkurt ashti siç ishte paralajmëruar. Siç konfirmojnë burime brenda kabinetit Rama, vizita për në kryeqendrën serbe do të shtyhet për më vonë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.
Në Luginën e Preshevës, ndërkaq entuziazmi për vizitën e Ramës ka arritur kulmin, duke shpresuar se me vizitën e kryeministrit Rama, të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Serbi do të merren më seriozisht nga pala serbe, si dhe do të ketë një lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave të shqiptarëve për arsim, kulturë dhe informim.
Edhe pse Rama nuk është kreu i parë i qeverisë shqiptare që shkon në Beograd, sipas përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, entuziazmi për këtë vizitë ka për bazë takimin e liderëve shqiptarë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ku iu konfirmua shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit se shteti shqiptar në takimin ndërmjet Tiranës-Beogradit do të përkujdeset për të drejtat e tyre.
Por, shqiptarët në Serbi mund të presin disa muaj që vizita e kryeministrit të realizohet. Madje vizita mund të mos ndodhë as në muajin mars dhe prill, por derisa të betohet qeveria e re në Beograd.
Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë për “Zërin” se vizita e Ramës, fillimisht e parashikuar për nëntor të vitit 2013, dhe pastaj e paralajmëruar për shkurt të vitit 2013, sërish është shtyrë.
Herën e parë, sipas tij, Beogradi zyrtar e arsyetoi me përfundimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, sidomos në veri. Ndërsa, tani Maliqi thekson se vizita shtyhet për shkak se Serbia ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 16 mars, prandaj vizita në kohë të fushatës parazgjedhore nuk duket e përshtatshme.
Ndërkaq, për mediat shqiptare, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, ka thënë se nisur nga kjo situatë e papritur (zgjedhjet e parakohshme në Serbi) do ta këshillojnë kryeministrin serb, Ivica Daqiç ta ftojë Ramën në pjesën e dytë të muajit mars.
“Në këtë moment, besoj se ne do të kemi një rezultat të qartë të zgjedhjeve. Por dua të shtoj se z. Rama është gjithmonë i mirëpritur në Serbi. Unë isha në Tiranë dhe e shijova mikpritjen e miqve tanë shqiptarë. Uroj gjithashtu që ministri juaj i Jashtëm, z. Bushati do të vizitojë së shpejti Beogradin. Ne duam të ndërtojmë politika fqinjësore të qëndrueshme dhe shumë të mira me Shqipërinë”, ka theksuar Mrkiç.
Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), ka thënë për gazetën “Zëri” se vizita e kryeministrit shqiptar është shumë shpresëdhënëse për banorët e Luginës së Preshevës dhe duhet të realizohet.
Sipas Beqirit, shteti shqiptar tani e ka nisur më për mbarë të kërkojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve, për çka ai shprehet optimist se do të ndryshojë gjendjen dhe do të ndalet sidomos shpërngulja.
“Ne patëm një takim me ministrin Bushati. Nga ai morëm premtimin për realizimin e të drejtave tona në arsim, kulturë dhe informim”.
Ndërkaq, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, shprehet më i rezervuar sa i përket vizitës së Ramës. Ai thekson se ende nuk është caktuar data e saktë kur do të realizohet vizita.
“Nuk besoj që do të ketë diçka, pra kush e di çka. Dhe kjo vizitë do të jetë vizita e radhës, nuk është hera e parë që po takohen. Kanë qenë dhe kryeministra të tjerë, nuk kemi parë lëvizje të kënaqshme në drejtim të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve kjo është ajo që nuk po na gëzon dhe befason aq shumë”, ka thënë Musliu për gazetën.
“Duam të shohim Ramën pikërisht të vijë si një ambasador që mbron shqiptarët e Luginës së Preshevës, përndryshe nuk di tjetër për çka shkon përpos temës që të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Musliu.
Edhe deputeti Riza Halimi ditë më parë ka deklaruar se vizita e kryeministrit Rama në Beograd duhet të jetë një kontribut për një zgjidhje më efikase të problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kryeministri, Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që viziton zyrtarisht Beogradin pas 68 vitesh. Më 23 qershor të vitit 1946, Enver Hoxha shkeli në Beograd për herë të parë si kryeministër i Shqipërisë.
Në vitin 1946 vendet nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe vendosën të nënshkruhet një traktat miqësie dhe ndihmë reciproke në raste agresioni territorial nga ana e Greqisë.
Politike te jashtme fantastike po ndjek Rama ne te mire te shqipetareve kudo jetojne
Fantastik jemi krenar per kete Kryeminister.
Eshte per tu pergezuar kjo qeveri ne raportet qe po vendos me vendet përreth nesh.Ka ardhur koha qe ne Ballkan te mbizoteroje fryma e bashkpunimit.
Bashkpunim me fqinjet!Kjo parulle duhet te mbizoteroje,vetem keshtu duke bashkepunuar e ndihmuar njeri-tjetrin mund edhe te ecim te sigurt drejt zhvillimit.
po si jo ….bashkpunim me fqinjet qe i dergojne forcat speciale ne shkollat fillore per te terrorizu femijet Shqiptar .
O LUGINAS HARROJENI EDI RAMEN , HARROJINI POLITIKUAJT SHQIPTAR .
Keni bo gabimin me te madh te jetes suaj qe i besuat ktyre tradhtarve qe ju than te c’armatoseni . Shikoni Serbine …jo vetem qe nuk ju thote serbve te veriut qe ti nenshtrohen shtetit te Kosoves por con atje paramilitare per te destabilizu sa me shume Kosoven . Qeveria shqiptare do te tallet me ju sikur u tall me ato 100 mije eurot e famshme per maternitetin .
Besoni vetem komunitetin tuaj dhe pritni castin e duhur per me ja kerrcit pushkes …blini sa me shume arme por mos ja blini shqiptarve dhe kosovarve sepse vetem per t’ja u fut mendojne . Armiku luftohet ..nuk ftohet ne diksutime .
I vetmi kryeminister qe ka menduar per shqipetaret matane kufinjve. Bravo
Fantastik Rama. POlitike me te gjithe per me shume liri per bashkekombasit tane. Kosova e presheva eshte me ty ED
po de nje grek qe perfaqsone janatullosin.bogoljubet seb do ja japin rames kryqin qe ka bekuar mitropoliti serb ushtaret serb per te vrare shqiptare.
O bimi ik ha noi tas groshe, ose pershesh me dhalle, se nuk je per kete pune ti.
O ibrahim po cne i shan greket se babi jot sali marrja e shiti shqiperi.
Bravo Edi Rames po i mbeshtet shqiptaret kudo qe jane Bravo Ndihem krenar per Edi Ramen Kryeministrin tone i Mungonte nje i tille shqiperis
Ec edi rama bej balle ballkanit. Ti do hysh ne histori si njeriu qe me nje politike te mire do arrish te besh shqipetaret te jetojne te qete kudo jane ne rajon
Kemi besim tek politika e rames ne favor te shqipetareve,. Asnjehere spunoi njeri per te drejtat e shqipetareve nevendet fqinje. Urime Rames
Vizita e dyte e nje kryeministri te Shqiperise qe nga viti i larget 1946 duhet te jete nje shtyse per normalizimin afatgjate te mardhenieve dhe bashkpunimit me Republike e Serbise nen nje kontekst te ri nderkombetar. Tashme mes dy vendeve tona qendron shteti me i ri ne Evrope ose shteti i dyte shqiptar ne rajon Kosova. Pavarsisht kesaj Shqiperia duhet t’ja lere si balance Kosoves permisimin e situates ne Luginen e Presheves per te mos anashkaluar statusin e saj te ri per mbrojtjen e bashkombesave qe per aferi territoriale i perkasin me shume asaj. Megjithate shqiperia duhet ta thote fjalen e vet per te mbrojtur shqiptaret kudo jane dhe sidomod ne trojet e tyre ne Mal te Zi dhe Serbi. Gjithsesi kjo do jete nje vizite historike ne nje kuader te ri evropian dhe rajonal.
sa vizita te kryeministrave serb ka pasur ne Shqiperi ??????
pse duhet ta hedhin Shqiptaret hapin e pare ???? pse duhet te ulim koken ne sikur te ishim ne fajtoret per gjithe ato masakra qe kan ndodh ????
a nuk ja ke bo nojher pytje vetes ????? ESHTE KOHA , ME BESO .
Rama nuk shkon ne beograd per ti qare hallet e lugines ket e dine lugina dhe gjithe shqiptaret. Megjithate shqiperia duhet ti normalizoje mardhenjet me Serbin dhe gjithe vendet e rajonit e sidomos me vendet Ortodokse pasi shqiperia ka nje komunitet te madhe ortodokse i cili tashe e disa dekada i ben presion gjdo qeverie shqiptarer per te krijuar mardhenje te mira me si vellezrit e tyre ortodokse ne ballkane ashtu si shqiptaret musliman deshirojn mardhenje te mira me si vellezrit e tyre Turqe musliman
Shqiptaret jashte shqiperis duhet ta kuptojn nje gje se shqiperia nuk eshte shtet i pastert etnike shqiptare si Kosova por nje shtet multi etnike ku dominojn shum kultura dhe mentalitet por edhe disa fe te ndryshme
Shqiperia ka te pakten 400.000 vllehe Arumune dhe Greke Bullgare Sllavo maqedon dhe Serbe
Shqiperia ka po ashtu te pakten 100.000 mala zeze llatin romake etj.
Shqipea ka te pakten 200.000 rome ashkali etj.
Shqiperia ka te pakten 300.000 Jeniqer Ortodokse te Islamizuar kryesishte ne shqiperin e mesme
Pra nuk duhet te na shqetsoj asgje pasi ky shtet i perber nga nje konglomerate popujshe ka edhe divergjencat dhe interesat e tija klanore kulturore fetare etj etj
Ti qe e ke vene emrin kosovar, jo qe nuk je kosovar, por duhet te jesh ai turgofagosi qe bene propogand antishqiptare. Ku i gjete keto satistika te popullise shqiptare tek defteret e Bollanos!!!
Bisha ka kolopuca pa fund, njerit e thote vur emrin kosovar e tjetrit vlonjat ose labi e pastaj tironci.
Vecse cudi keto kolopucat i fryne pak si shume ne nje vryme.
Hajt me.
kam respekt per kete kryeminister por…………….
mos harrojme ben aleance me ate qe shpiku minoritetin serb ne shqiperi prandaj z.rama kur te jesh ne beograd nenvizoje qe boshnjaket muslimane te libofshes se fierit nuk jane serbe nuk mund te luajne politiken e shkembimit me ne sepse ata tek ne skane asgje por krejt e kunderta
Po serbet e audhurojn Edi Ramen shume por edhe Edi Rama i adhuron serbet shume nje fakt Edi Rama e pat shperbly me qelsin e Tiranes Goran Bregovic ku ky i fundit eshte kan perkrahes i madh i kasapit te Ballkanit Milloshit edhe vetem pramendoni Goran Bregovic me kengen Kallashnikov te kenduar ne mes te Tiranes e Edi Rama e ka shpebly me nje dhurat por edhe Edi me shume bashkpuntor e kan kenduar ket kenge qe forcat qetnike serbe na kan masakru NENAT,MOTRAT,BABALLARET TAN POR BESA EDHE FEMIJE E GRA SHTATZENA ne Kosove kurse ju patriaotat e shqiperis po i kritikoni Jenuzajn, Shaqirin e shume te tjer pa te drejt e nu ke shefni Kryeministrin e huaj, edhe se fundi nje minister i Edi Rames e pat postu nje Foto me ish futbollistin e real madriti me serbin qe ky i fundin pat refuzu te luaj futboll per arsyje se NATO e bombardojke Serbin ish prekrahes i Kasapit Milloshit kjo e shume e ngjarje tjera deshmon qe SOCIALISTET e Shqiperis jan shume te afere me serbet
PUNE KOREKESH ISLAMIKE TURKOSHAKE
Shko ne mender Serbi ,,,,por mos pi as uje atje,sepse ata jane mjeshtra te helmit !
PO keta shqipatre, ne Serbi dhe Mal te Zi jetpjne me shpresa. Sali Berisha, si dhenderr i Serbise, i ka shite lehte. Nuk eshte interesua aspak.
Evner Hoxha e kish pase ditur se qfare populli ka mbrenda ne Shqiperi e per ket ju ka izelu nuk juv ka lan me dal jasht Shqiperis edhe jav ka ndalu fejen e te gjitha te drejtat elementare te njeriut e sot ju qe bazoheni me shum ne feje e jo ne komb e kani gabim sepse feja e shqiparit esht shqiptaria e kush i don turqi le te shkojn ne turqi me jetu ose greket kush i don le te shkojn ne greqi me jetu se nuk na duhet ksi njerz si ju se ka shqiptar ende qe nuk e shesin kombin per nje pasaport ose panxion greke ose per pak leke.
A thua nese kish me ardh ne pushtet nje njeri si Enver Hoxha garant kishi me ndryshu menjehere you tradhtaret prej tutes, nje here duhet me qliru Shqiperin e me pase teritoret tjra Shqiptare ne Ballkan nga tradhtaret e nga sllavet e nga greket