Akademiku kosovar, Rexhep Qosja flet në emisionin “Shqip” në 6- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Bisedoi: Rudina Xhunga
Disa herë ju kam intervistuar në këtë studio dhe më ngjan se ju flisni më shumë për Shqipërinë sesa për Kosovën. Apo e kam gabim?
Mund të jetë ashtu. Shqipëria është një shtet 100 vjet dhe për një shtet që ka 100 vjet jetë mund të flitet më shumë, mund të flitet me qëndrim më kritik. Kosova është shtet i ri, 6 vjeçar dhe sigurisht duhet folur me më shumë kujdes, ndoshta dhe më butë, por nëse të këqijat politike shtohen, zgjerohen, thellohen atëherë edhe këtu duhet folur me gjuhë kritike të shkoqur.
Në fakt shkoqur dhe shqip do të doja të flisnim sot për Kosovën në një rrëfim për pavarësinë. Jemi në vitin e gjashtë të Kosovës shtet sot, në datën 17 shkurt. Do të kishte shtet pa Rambuje?
Në perspektivën historike do të kishte shtet të Kosovës edhe pa Rambujenë. Kur një popull dëshiron të çlirohet, kur një popull dëshiron të bëhet i lirë, kur një popull dëshiron të krijojë një shtet, përvoja historike ka dëshmuar se këtë gjë do ta bëjë, në mos sot – nesër, në mos nesër – pasnesër. Megjithatë, Rambujeja është ngjarje shumë e madhe dhe vendimtare që ka vendosur për ardhmërinë e Kosovës, që do të thotë për pavarësinë e Kosovës.
Ngjajnë të rralla çastet kur shqiptarët bëhen bashkë. Ishte një rast i tillë Rambujeja?
Ishim më të bashkuar, më të pajtuar se herët e tjera më parë para dhe pas atij momenti. Megjithatë, edhe atëherë kishte disa dallime që u treguan në çastet vendimtare të Konferencës së Rambujesë, atëherë kur duhej të nënshkruhej marrëveshja mes palës shqiptare dhe palës serbe. Pra, edhe atëherë kishte disa mospajtime, disa ndryshime pikëpamjesh. Delegacioni i LDK-së ishte i gatshëm të nënshkruante çka do të na afrohej, ne të tjerët jo.
Në të vërtetë nuk është Rambujeja simbol i shtetit kosovar, simbolet e Kosovës së pavarur janë dy, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.
Them se ky është një krahasim i gabuar, i padrejtë dhe historikisht i paqëndrueshëm. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova janë figura të ndryshme, me jetëshkrime të ndryshme, me fate të ndryshme dhe me merita të ndryshme. Adem Jashari është një figurë e madhe historike vetë dhe figurë e madhe historike me familjen e tij. Adem Jasharin e bëri figurë të madhe historike jetëshkrimi i tij, nisma e tij, përkushtimi i tij. Ai ishte i pari që e nisi luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i pari dhe u bë simboli rreth të cilit u mblodhën, i cili i mobilizoi, i afroi të tjerët për këtë luftë.
Ibrahim Rugova ishte tjetër njeri dhe unë them se është e padrejtë dhe mëkat historik që të krahasohen këto dy figura. Ibrahim Rugova bënte një politikë partiake, të një partie, që, të mos harrojmë dhe s’duhet harruar, ishte e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd dhe kjo parti dhe ky njeri kishte filluar politikën për një autonomi të Kosovës dhe politika që bëri deri në fund, deri në luftë por edhe gjatë luftës ishte e ashtuquajtura politikë paqësore që kishte disa ide herë për pavarësinë dhe herë për autonominë e Kosovës, që ishte një politikë të cilën e përkrahnin ndërkombëtarët plotësisht të bindur dhe të sigurt se do të mbajnë paqen në Jugosllavi, se kjo parti nuk do të lejonte të bëheshin kryengritje dhe luftëra në Kosovë që do mund të prishin paqen në Jugosllavi dhe vetë Jugosllavinë. Ajo ishte, pra, partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar i saj ishte Ibrahim Rugova: ishin parti dhe subjekt me të cilin ndërkombëtarët do ta ruanin Jugosllavinë të tillë siç ishte dhe Kosovën në pozitën në të cilën ishte, pra, në pozitën e autonomisë! A mund të krahasohet tani Adem Jashari i cili donte të bënte luftë për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës me një parti dhe një njeri që bënte politikën paqësore për ruajtjen e Jugosllavisë dhe realisht, objektivisht, del – për statusin ekzistues që kishte Kosova në atë kohë. E po kjo është e padrejtë, është antihistorike dhe kjo do të kalohet. Tani partitë po bëjnë gara për njerëzit e vet, për pozitat e veta, për politikën e vet, për fitoret e tyre të supozuara në zgjedhje dhe kështu bëjnë disa krahasime të paqëndrueshme, të padrejta dhe historikisht të gabuara.
E megjithatë edhe PDK shkon dhe i përulet varrit të Rugovës.
I shkon Thaçi, por nuk mund të them që i shkon PDK-ja sepse PDK-ja si parti me të gjithë anëtarët e vetë nuk përkrah ato që bën Thaçi duke shkuar tek varri i Rugovës dhe vendosja e luleve te përmendorja e Rugovës. Këto nuk janë sjellje, veprime, gjeste që shprehin një qëndrim real, objektiv, të drejtë të Partisë Demokratike dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
A ka nevojë Kosova në këto gjashtë vjet shtet për ndarje, për qartësim figurash apo për lënie pas krahëve të çfarë është thënë e bërë dhe në një farë mënyre për një lloj bashkimi që shkon drejt bashkëpunimit?
Ka një fjalë që e kanë thënë sociologë, filozofë, njerëz të mençur të Evropës, të cilët e kanë thënë kaherë dhe Evropa këtë e ka zbatuar. Duhet të ndahemi që të bashkohemi. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se të vërtetat duhet të thuhen ashtu siç janë. Thonë se e vërteta i bashkon njerëzit, gënjeshtra i ndan, i përçan. Ne duhet ta themi të vërtetën edhe sot për çdonjërin dhe kjo e vërtetë nuk mund të bëhet, për mendjet normale, të shëndosha, të drejta, shkak i ndarjes dhe i përçarjes. E vërteta duhet të pranohet e tillë siç është. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa militantë të tjerë që mund të jenë ose jo në parti, ose që shkruajnë artikuj, e shfrytëzojnë emrin e Ibrahim Rugovës për nevoja partiake ose për nevoja personale. Kjo është e gabuar dhe nuk i shërben të mirës në Kosovë.
Megjithatë edhe ju e dini që merrni mbi vete shumë kritika në momentin që kritikoni Rugovën dhe jeni i vetëdijshëm për këtë.
Po, sigurisht. Unë shkruaj siç është e drejta dhe e vërteta. Unë kam parime në jetë. Unë nuk jam bërë shkrimtar për të marrë honorare, nuk jam bërë shkrimtar për mirëqenie personale. Unë jam bërë shkrimtar për të thënë të drejtën dhe të vërtetën, për t’i shërbyer të drejtës dhe të vërtetës. Është obligim i imi ndaj popullit shqiptar, është detyrë e imja, është përkushtimi im ndaj popullit tim që t’ia them të drejtën dhe të vërtetën pavarësisht pasojave. Unë paguaj një çmim të shtrenjtë për të drejtën dhe të vërtetën që e them por do ta them atë deri në vdekje pavarësisht çmimit. Dhe jam shumë i bindur se ato që them unë do të dëshmohen, do të vërtetohen, do të pranohen. Unë, me ndjenjën e modestisë, dua ta them sot para jush për herë të parë, se me idetë e mia, me mendimet e mia, prej vitit 1967 kur kam hyrë në Institutin e Albanologjisë, prej vitit 1968 dhe sidomos prej vitit 1981 unë jam 20, 30 apo 50 vjet para të tjerëve me idetë dhe me mendimet e mia. Dhe intelektualë të tjerë kanë ardhur në pozicionet e mia dhe qëndrimet e mia, janë pajtuar me to me vonesa shumë të mëdha. Fatmirësisht një numër i dukshëm i tyre është pajtuar por një numër i militantëve partiakë, sidomos të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk mund të pajtohet me mua. Ai është pozicioni i tyre, aty janë interesat e tyre, ata kanë bërë një politikë që e ka mposhtur historia. Me paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politika e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vdekur, është treguar johistorike dhe ka dështuar. Prandaj, ne themi sot të gjithë se në Rambuje na çoi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, na çuan ata djem që kapën pushkën që të luftojnë kundër një fuqie shumëfish më të fortë seç ishim ne, por që luftuan, sakrifikuan dhe bota, Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e panë këtë gjë, e kuptuan padrejtësinë historike që i është bërë popullit shqiptar në Kongresin e Berlinit dhe sidomos në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe krijuan bindjen se duhet bërë revidim i këtyre vendimeve të atëhershme dhe se i duhet dhënë një e drejtë popullit shqiptar që nuk e mendoi atëherë si të plotë por të pjesshme, e cila gjithsesi përmirësonte sado pak pozitën e tashme dhe historike të popullit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës në mënyrë të veçantë.
A mund të themi sot gjashtë vjet pas shpalljes së Kosovës shtet se ishin shqiptarët që e merituan çlirimin e Kosovës, pavarësimin e Kosovës apo në fund të fundit ishte një produkt i ndërkombëtarëve dhe gjeopolitikës?
Me gjuhën e popullit thuhet, deshi Zoti. Kështu, u përputhën interesat historike, gjeopolitike, gjeostrategjike të shqiptarëve të Kosovës, të shqiptarëve në përgjithësi me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në sajë të kësaj përputhjeje të këtyre interesave, sot jemi këtu ku jemi, të lirë, të çliruar, të pavarur.
Të lirë, të çliruar, të pavarur por më të varfër dhe më të korruptuar. A mund ta pranojmë këtë?
Mjerisht po. Ata që kanë luftuar dhe ata që kanë përkrahur luftën e kanë menduar Kosovën pak më ndryshe nga ç’është sot, me disa parti të cilave nuk iu takon një e drejtë historike, politike të flasin e të sillen siç po sillen dhe me disa dukuri të dhembshme që sjellin dhembje, shqetësim dhe dëshpërim. Këto dukuri, po t’i theksoj qartë, janë, e para, korrupsioni, korrupsioni i përshtrirë, korrupsioni i përthelluar. Thuhet se kur korrupsioni përshtrihet shumë, përthellohet shumë, që përfshin shumë subjekte, ai korrupsion bëhet i përhershëm dhe nuk mund të parandalohet. Kam drojë se jemi në atë gjendje kur niveli i korrupsionit është rritur, është thelluar, është zgjeruar aq shumë sa nuk mund të parandalohet, nuk mund të mënjanohet. Problemi i dytë, për keqardhje të madhe, dëshpërues, pikëllues, është krimi i organizuar që sjell shumë probleme dhe pasiguri të madhe. Shumë njerëz ndihen të pasigurt në kushtet e një krimi të organizuar se çfarë do të ndodhë me ta, me anëtarët e familjes së tyre, me pronën e tyre, me miqtë e tyre dhe me njerëz të tjerë.
Dhe problemi tjetër i tretë, për keqardhje të madhe është nepotizmi, që në shqip i themi familjarizmi në politikë. Ne mund të themi sot se politika shqiptare në Kosovë është politikë familjare dhe politikë miqësore. Ne mund të themi se ekonomia e Kosovës sot mund të quhet ekonomi familjare dhe miqësore sepse ata – familjarët e miqtë dominojnë me punë në Kosovë, ata pranohen të parët në punë. Unë, para pak ditësh, e dëgjova një ish militant të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili në asnjë mënyrë nuk donte të pranonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me gjuhën e tij politike të asaj kohe, nuk donte të pranonte qeverinë e përkohshme. Unë kam qenë në Tiranë gjatë luftës, po ashtu edhe ai. Rexhep Mejdani dhe Sabri Godo kanë bërë shumë përpjekje për ta bërë atë njeri të pranojë qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe të pajtoheshin subjektet politike të Kosovës, dhe ta pranonte atë qeveri si qeveri të të gjithë Kosovës dhe të të gjitha forcave politike. Jo, ai nuk pranonte në asnjë mënyrë, ishte aq militant i LDK-së sa nuk pranonte. Ai njeri sot, e dëgjova para disa ditësh, duke thënë se i ka tre anëtarë të familjes, tre fëmijë në pozita të shquara politike zyrtare, ndërsa njërin prej atyre fëmijëve e ka diplomate tjetrin ministër – të dy të bërë zyrtarë nga PDK-ja. Pra, ky ish militant i LDK-së ka mbërritur të punësojë fëmijët e tij në pozita të shquara. Unë, që kam bërë për Kosovën çka dihet se kam bërë, që kam qenë i përkushtuar UÇK-së, që kam shkruar kundër dhunës dhe terrorit serb në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi në kohën kur ai me shokë të tjerë i dënonin demonstratat e rinisë sonë studentore e shkollore të vitit 1981 si demonstrata nacionaliste, irredentiste, kundërrevolucionare, me çka legjitimohej burgosja e të rinjve tanë, pra, mua që shkruaja kështu, mua më janë dashur plot dhjetë vjet ta punësoj bijën time të madhe që ka kryer fakultet, që, pos shqipes flet dhe shkruan anglisht – se ka jetuar një kohë në Angli dhe frëngjisht – se ka jetuar dhjetë vjet në Gjenevë. E shikoni si është puna e familjarizmit dhe e miqësisë në punësim në Kosovë sot? Pra, korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi janë të këqijat e mëdha që po shkaktojnë dëshpërim, keqardhje, mospajtim me partitë dhe mosdurim të disa figurave politike. Mund të thuhet sot lirisht se prestigji i figurave politike në Kosovë sot është mjaft i fundosur.
Shqiptarët e Kosovës ngjajnë më reaktivë se shqiptarët e Shqipërisë në mënyrën sesi reagojnë. Më kanë bërë gjithmonë përshtypje studentët e Universitetit të Prishtinës, madje edhe kësaj radhe në një protestë të gjatë që solli dorëheqjen e rektorit Gashi. Ju u bëtë me rektorin.
Unë bëra një artikull me titullin “Fushata kundër rektorit Ibrahim Gashi”. Unë nuk e kuptova atë fushatë. Ibrahim Gashin, pasi i njoh të gjithë rektorët e Prishtinës prej të parit Dervish Rozhajës e deri te ky, e kam takuar dy herë nga pak minuta. Unë kam parë paraqitjen e tij, sjelljen e tij, vendimet e tija, gjykimet e tija që bëheshin publike, dhe për mua Ibrahim Gashi ishte njëri prej rektorëve më të mirë të Universitetit të Prishtinës, pa njolla në jetëshkrimin e tij politik, shoqëror, kombëtar. Ai ka bërë një libër për luftërat ballkanike për të cilin kam folur dhe për mendimin tim, pasi unë jam marrë me luftërat ballkanike kur kam shkruar librin “Çështja shqiptare, historia dhe politika”, është libri më i mirë për këto luftëra deri sot me mbi 70 faqe vetëm për dhunën, terrorin, krimet që kanë bërë ushtria dhe paramilitarët serbë në Kosovë në vitet 1912-1913. Pra, mbi 70 faqe të gjendura në dokumentet e Austrisë dhe arkivave të vendeve të tjera evropiane. Një libër mjaftueshëm për t’u quajtur ai profesor ordinar i Universitetit të Kosovës. E akuzuan se paska botuar disa shkrime në një revistë indiano-amerikane gjoja të paqenë. Pse u çuan kundër Ibrahim Gashit? Sepse ai nisi reformën në Universitet, sepse nisi të shikojë si ka qenë ecuria e fitimit të doktoraturës, magjistraturës, diplomimit në Universitet, si janë pranuar këta studentë në universitet, si janë bërë disa profesorë ordinarë, akademikë, ligjërues në Universitet. Kjo gjë i frikësoi ata në Universitet dhe partitë politike eorganizuan atë fushatë kundër tij. Nuk ishte protestë por ishte demonstratë shumë e vrazhdë dhe duhet të dini se në të kishte më pak studentë dhe shumica prej tyre ishin anëtarë të partive, militantë të partive dhe të këtyre organizatave joqeveritare dhe Grupit Koha që treguan një fytyrë që shumica nuk e kishin imagjinuar të tillë, një fytyrë që në atë demonstratë doli e shëmtuar. Ata thanë çfarë nuk ishte e vërtetë, bënë çfarë nuk ishte e drejtë dhe gjithë këtë e bënë në mënyrë të vrazhdë.
Ne na janë dashur 100 vjet të krijojmë policinë tonë dhe ata demonstrues godasin policinë me çfarë ju vjen në dorë, ndërkohë policia nuk vrau askënd siç vrau Berisha me 21 janar në Tiranë. Ajo polici u mbrojt ashtu si edhe në situata të tjera kur e kanë sulmuar partitë që kanë demonstruar, në mënyrë të veçantë Vetëvendosja. Dhe njerëzit e Vetëvendosjes në atë demonstratë bënë disa veprime dhe treguan disa shprehi që për mua janë të papranueshme në Kosovë.
Vetëvendosja i lejon vetes në Kuvendin e Kosovës të kapet me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës sepse po rrëmben mikrofonin në të cilin flasin deputetët. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, në vend që të thërrasë forcat e sigurisë, ai mbron mikrofonin që po rrëmbehet. Kjo gjë nuk ndodh në vendet demokratike sepse ti duke rrëmbyer mikrofonin po rrëmben sovranitetin e deputetit që ka zgjedhur populli. Ti po i rrëmben, përtrollis, përul sovranitetin Kuvendit që është zgjedhur nga populli. Realisht që kjo është një vepër penale. Dhe në këto demonstrata Vetëvendosja tregoi një fytyrë po ashtu agresive. Unë kam drojë se Vetëvendosja ka pësuar një zhvillim të papranueshëm në kushtet e demokracisë, ka pësuar një zhvillim të cilin po e përdor me mjete, metoda që i përdor partia e ndaluar në Greqi, Agimi i Artë. Unë i lejoj vetes t’i çoj një porosi Vetëvendosjes, që të heqë dorë prej këtyre metodave, prej këtyre mjeteve që përdor në protesta, në demonstrata siç përdori tani në fushatën kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës. Po nuk hoqën dorë, Kosova do të jetë e detyruar vetë dhe prej ndërkombëtarëve, që të marrë masa kundër Vetëvendosjes.
Por Vetëvendosja me këtë mënyrë e fitoi Prishtinën, kryeqytetin.
E fitoi Prishtinën anëtari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, të cilin nuk e kam dëgjuar të flasë me gjuhën e Vetëvendosjes. Ai ka një gjuhë të moderuar. Shpend Ahmeti bëri një fushatë racionale, të sistemuar, të arsyeshme dhe të bindshme. Ishte një figurë simpatike në fushatë dhe ashtu arriti t’i përvetësojë votuesit e Prishtinës dhe të fitojë zgjedhjet në Prishtinë. Unë them që i fitoi me meritë megjithëse merita e vërtetë për t’u bërë kryetar i Prishtinës i takonte Agim Çekut i cili kishte meritën e luftës dhe meritën e paqes, por Shpend Ahmeti arriti të përvetësojë votuesit në radhë të parë rininë dhe kështu u bë kryetar i Prishtinës.
Një tjetër njeri që ka lënë përshtypje shumë pozitive, një zonjë, është Mimoza Kusari Lila.
Unë as Shpend Ahmetin dhe as Mimoza Kusari Lilën nuk i kam takuar kurrë dhe pas zgjedhjeve fola mirë për të dy. Mimoza Kusarin e kam parë në paraqitjet e saj publike dhe e kam përcjellë fushatën e saj në Gjakovë dhe fjalën e saj ditën e fundit të fushatës, që ishte një fjalim i shkëlqyeshëm. A e ka shkruar vetë apo me ndihmën e dikujt atë nuk e di, por di që ishte një fjalim i shkëlqyer, me fjalë të thëna në vendin e duhur në mënyrën e duhur. Unë Mimoza Kusarin, që nuk e kam takuar kurrë, e kam perceptuar si një zonjë e cila vishet në mënyrë normale, e cila paraqitet në mënyrë normale dhe e cila flet në mënyrë normale. E kam perceptuar dhe e perceptoj si një zonjë e cila e di çfarë është masa sado ne shqiptarët shpesh e kalojmë masën, shkojmë larg masës, ajo e di çfarë është masa dhe nuk e kalon atë. Prandaj unë, në fjalën time për zgjedhjet, thashë se Kosovës i duhen njerëz të politikës si Mimoza Kusari – Lila dhe Shpend Ahmeti. Para jush po e them se dëshiroj të mos më dëshpërojnë as Mimoza Kusari Lila dhe as Shpend Ahmeti.
Hashim Thaçi, ju ka zhgënjyer profesor?
Më ka zhgënjyer. Unë kam qenë në Rambuje me Hashim Thaçin, më pas kam qenë gati një vit e gjysmë në administratën e Kushnerit me Hashim Thaçin dhe Rugovën dhe tani nuk mund të them se nuk jam i zhgënjyer nga sjelljet e tij. Hashim Thaci ka disa iluzione që gjithmonë, si të gjitha iluzionet, janë të dështuara në politikë. Hashim Thaci ka dhjetë vjet që bën fushatë elektorale pa thënë gjë reale, objektive, që bën përshtypje, që përcakton ide, mendime, nisma, që sjell vizione dhe tani, në zgjedhjet e fundit, me fushatën që bëri, foli për veten dhe partinë e vet dhe jo për të tjerët, për partitë e tjera, për meritat dhe mosmeritat e tyre. Praktikisht fitoi më pak se ç’mendonte Partia Demokratike dhe humbi disa qytete. Kam drojë se po vazhdoi me fushata të tilla, me atë gjuhë, ai do humbë edhe zgjedhjet e përgjithshme. Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të Partisë Demokratike që ka 13 vjet, tani kemi hyrë në vitin e 14, që nuk duan t’i thuan popullit të Kosovës në fushata apo jashtë Kosovës, kush është kush në Kosovë. Ai i bënte me meritë njerëzit që nuk kishin meritë. Ibrahim Rugova kishte humbur kontrollin në vitet e fundit të jetës së tij dhe lejohem ta them pa ngurrim se kishte humbur kontrollin e gjykimit, ai nuk ishte realisht në gjendje të gjykonte, duke pirë viski dhe verë vend e pavend, duke i përzier pa pushim, vazhdimisht. Ai nuk mund të ishte njeri racional. Ai bënte një politikë të gabuar, aq të gabuar sa nuk donte të pranonte studentët që të flisnin me të, saqë për tragjedinë e Adem Jasharit, në Mbledhjen e Kryesisë së LDK-së të kryesuar prej tij, tha se tragjedia e Jasharëve vdekja e Adem Jasharit ka gëzuar serbët dhe shqiptarët. Dhe këtë e kanë thënë edhe individë që kanë qenë prezent në atë mbledhje. Hashim Thaci nuk i thotë popullit cila ishte politika dhe çfarë i solli politika e LDK-së Kosovës. Ajo politikë përuli popullin dhe do t’i sillte Kosovës robërinë, pushtimin prej Serbisë edhe 1000 vite të ardhshme. Ai nuk i thotë popullit kush ishte Isa Mustafa që sot po e provokon rëndë partinë Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera, i cili tani ka dalë me aspiratat se do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Provokim është ky? Nuk është e drejta e tij kjo të aspirojë?
Jo, nuk është e drejtë e tij hiç. Ka disa njerëz të cilëve iu ka kaluar koha dhe koha e Isa Mustafës ka kaluar, ka marrë fund. Ai ishte një njeri i kohës së tjetër, ishte njeri i kohës së Rrahman Morinës dhe Millosheviçit. Isa Mustafa ishte kryetar i rinisë socialiste të Kosovës para viteve ’80. Isa Mustafa ishte njeri i caktuar prej partisë për të këqyrur sado, kudo zhvillimet në konviktet e studentëve dhe mensën e studentëve. Isa Mustafa në vitin 1984 apo 1985 u bë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës dhe kjo donte të thoshte kryetar i qeverisë së Prishtinës dhe ai kryetar ndante të ashtuquajturat banesa të solidaritetit. Partia kishte organizuar ndërtimin e banesave për ata që nuk kishin banesa, për të varfrit që nuk kishin ku jetonin. Kam të dhëna se asnjë banesë, në vitin 1985, nuk iu është dhënë shqiptarëve. Kjo qeveri e Prishtinës në krye me Isa Mustafën, ka nxjerrë në Fushë Kosovë shqiptarë prej banesave dhe në to ka futur serbët. Isa Mustafa, si kuadër i Rrahman Morinës dhe i Millosheviçit, u bë ministër në qeverinë e Kosovës dhe ajo qeveri shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë në të cilën u vranë djem të Kosovës. Tani, ky njeri, ky zyrtar, ky nëpunës, ky politikan i asaj kohe, i atij terrori dhune mbi shqiptarët, ky politikan i përzgjedhur prej Rrahman Morinës dhe Rrahman Morina nuk bënte zgjedhje pa pajtimin e Millosheviçit, të bëhet kryetar i Partisë Lidhja Demokratike, dhe kryetar i Prishtinës? Ky është një cinizëm i rëndë, kjo është një fyerje e Kosovës, kjo është një fyerje e vetëdijes, e ndërgjegjes dhe e kombëtarizmit të Kosovës. Ky njeri ka rënë në provim. Çfarë kërkon tani? Të bëhet kryeministër i Kosovës? Ky njeri, që ka kryer ato detyra dhe i ka kryer në atë mënyrë që i ka kryer, kërkon sot të bëhet kryeministër? Të jetosh në Kosovë po të fitojë ai, nuk ia vlen, është fyerje!
Atëherë, si do ia vlente Kosova, me një vazhdimësi, me një zgjedhje të fituar nga PDK-ja, përsëri Thaçi kryeministër apo ka ardhur koha e fytyrave dhe figurave të reja?
Ka ardhur koha e figurave të reja. Ka ardhur koha të bëhen ndërrime të përgjithshme. Populli thotë se disa janë bërë bajat, është bërë tepër kohë për disa tek të cilët ka humbur besimi i njerëzve, besimi tek politika e tyre, sjellja e tyre, etika e tyre. Pika më e dobët e politikës sonë është mungesa e etikës, mungesa e të drejtës, mungesa e të vërtetës, ka ardhur koha për njerëz të tjerë, për njerëz të rinj. Këta masivisht kanë mënjanuar njerëzit e moshës së mesme dhe njerëzit e moshës së vjetër. Në çdo politikë në këtë botë respektohet një bashkim i gjeneratave në politikë, këta kanë mënjanuar të gjithë ata të moshës së mesme dhe të vjetër pavarësisht prej meritave të tyre sepse janë frikësuar nga autoriteti i tyre. E po tani është koha të pushojnë këta, dhe të vijnë njerëz të tjerë në politikë. Kjo nuk do të ndodhë sepse njerëzit tanë kapen pas politikës si ai luftëtari grek që kapet pas anijes dhe nuk ka gjë që ia shkoq dorën përpos shpatës. Do ta shohim çfarë do ndodhë, por unë nuk shoh ndryshime dhe nuk kam parashikim se kush mund të fitojë. Mund të ndodhë që të fitojë edhe LDK-ja në sajë të të gjitha atyre që i bën kryetari i tanishëm i LDK-së. Ai erdhi në krye të LDK-së duke përdorur të rinjtë, një numër të madh të këtyre të rinjve të cilët kohën e tyre e kalojnë nëpër rrugët e Prishtinës dhe që përmbysën një njeri me merita, me një përbërje politiko-etike të pranueshme dhe të çmuar, Fatmir Sejdiun.
Dëshiroj gjithsesi ta mbyll në fund me një pyetje për ndikimin e ndryshimeve në Shqipëri, e qeverisë Rama në jetën kosovare, në qeverisjen kosovare. A ka filluar të ndjehet një ndryshim apo ngacmim?
Është e pamundur sipas mendimit tim që politika e qeverisë së sotme të Shqipërisë, me në krye Edi Ramën, të mos ndikojë edhe në Kosovë dhe ajo politikë po ndikon edhe në Kosovë. Unë, me aq sa vërej, me aq sa dëgjoj dhe lexoj mjetet e informimit, shoh se mendimi i një numri gjithmonë e më i madh të kosovarëve ndaj Edi Ramës ka ndryshuar pozitivisht dhe njerëzit me një përkushtim lokalist, ndaj kryeministrit të mëparshëm tani kanë ndërruar mendim dhe kanë qëndrime pozitive ndaj Edi Ramës dhe politikës së tij. Dhe si të mos ketë ndikim ajo politikë e qeverisë së sotme të Shqipërisë me në krye Edi Ramën edhe në Kosovë. Më së pari ajo është qeveri dhe ai është kryeministër që bëjnë çmos për ta nxjerrë shoqërinë dhe shtetin shqiptar prej anarkisë në të cilën e kishte sjellë politika e Sali Berishës. Ne po shohim gjithçka nuk ishte në rregull në atë politikë dhe gjithçka bëri ai në fushën e lojërave të fatit, në shëndetësi, në polici, në administratë, në bujqësi dhe në shumë fusha të tjera. Qeveria sot me në krye Edi Ramën dëshiron ta bëjë Shqipërinë shtet normal dhe kështu nuk ishte përpara, ishte një anarki dhe shtet i paorganizuar, objektivisht, në të cilën i lejohej çdonjërit të bënte çfarë të donte me kusht që kryeministër të zgjidhej prapë dhe vazhdimisht i njëjti, Sali Berisha. Popullit i lejohej të bënte çdo gjë, me kusht që ky të ishte gjithmonë aty ku ishte. E po kjo nuk mund të vazhdonte kështu. Edi Rama dhe qeveria e sotme e Shqipërisë duan ta nxjerrin shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare prej asaj gjendje në thelbin e vet anarkike dhe primitive. Kjo është e para. Dhe e dyta, Edi Rama me qeverinë e tij dëshiron ta demokratizojë dhe ta evropianizojë shtetin shqiptar dhe Shqipërinë. E po këto janë dy qëllime të mëdha: nxjerrja prej anarkizmit dhe primitivizmit dhe evropianizimi i shtetit dhe i qeverisë. Të gjitha ato që po i bën Edi Rama në mendjen time perceptohen si veprime, sjellje, ide, nisma, përpjekje shumë pozitive. Mjerisht dhe fatkeqësisht ka rezistencë të madhe të opozitës ndaj kësaj politike demokratike, evropianizuese dhe unë them shpëtuese për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Unë e vura re në takimin me biznesmenët: njerëzit e kësaj politike, zëdhënësit e kësaj politike alla Berisha që kanë një fjalor të vrazhdë, të egër, dhunues, çohen kundër tatimimit më të lartë të pasanikëve. E kuptoni ju se çfarë do të thotë kjo tani? Mbrojnë pasanikët, duan të mos tatimohen pasanikët dhe nuk lodhen për pozitën e të varfërve. Të çohesh kundër ngritjes së tatimeve të atyre që kanë boll, kjo është politikë reaksionare, politikë që në jetën shqiptare dikur e ka bërë Zogu me ndihmën e bajraktarëve. E po ka kaluar koha e asaj politike, realisht. Bill Klinton dhe ish – kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ishin social-demokratë dhe qeveria e sotme amerikane në konceptin e vet është qeveri social-demokrate. E Sali Berisha do ta sundojë Shqipërinë me parti reaksionare!
Qeveria Rama duket qeveri social-demokrate?
Me veprimet, me sjelljet, me masat që merr ajo është qeveri social-demokrate, objektivisht, që mban kujdesin jo vetëm të pasanikëve, të atyre që prodhojnë dhe kanë pasuri dhe gjoja po e shpëtojnë shtetin me atë pasuri, por mban kujdesin edhe të të varfërve, shtresës së mesme, shtresës se varfër. Ajo është e vetmja politikë e drejtë dhe humane, e njerëzishme. Të çohesh kundër kësaj politike do të thotë ta mbash Shqipërinë në gjendjen ku ishte.
Dua të them edhe diçka për politikën e qeverisë së sotme me në krye Edi Ramën. Ajo qeveri dhe ky kryeministër sollën dhe një të re të madhe në politikën shqiptare. Edi Rama është intelektual në radhë të parë dhe një politikan që ka ide, që ka nisma pozitive, frytdhënëse. Ai paraqiti idetë, paraqiti nismën, krijoi vizionin për integrimet shqiptare në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, bujqësisë, elektro-energjetikës, tregtisë. Kjo është ide shumë e madhe. Sa do mund të realizohet dhe a do të realizohet siç e dëshirojmë të gjithë do ta shohim, por është ide shumë e përtashme dhe historike. Popujt më së pari janë afruar , popujt e ndarë siç është populli shqiptar që është i ndarë në katër shtete, janë afruar, kanë bashkëpunuar, janë integruar dhe në fund historikisht janë bashkuar në radhë të parë në kulturë, në letërsi, në shkencë, në veprimtaritë shpirtërore dhe më pas në fusha të tjera dhe në politikë. Pra, me idetë e tij, qeveria e sotme shqiptare me në krye Edi Ramën objektivisht po i paraprin historisë së ardhshme të popullit shqiptar dhe kjo është një ide e madhe me ndikim të madh edhe në Kosovë.
KY TIPI EDHE ZOTIT SJA PRANON,KY SLA NJERI PA E KRITIKUE,AMA KURE FILLOI EDHE REKTORIN ME MBROJTE,REKTORIN TE CILIN E ZUN ME PEL PER DORE TU VJEDHE PUNIME SHKENCORE,I CILI LEJOI QE 700 STUDENT TE MJEKSIS TE REGJISTROHEN PA KURRFAR KRITERI,ATY E FIKA TELEVIZORIN.
PAS MOSHES 40 VJEQARE GJDO DIT VDESIN NGA 1000 QELIZA NERVORE,KTI SHUM PAKE QELIZA NERVORE I KISHIN MBET.
ZOT FALE KET MEKATARE SE NUK E DIN SE QKA PO FLET.
Po ky me këto çorapet e leshit të bardha la nam në TV…!
Duhet ta lexosh me kujdes kete interviste ku del qarte se AKADEMIKU Rexhep Qosja eshte nje intelektual-PATRIOT ,ai eshte THESARI i KOMBIT.
Ai jeton dhe punon per Shqiperine e Bashkuar.
Ju keshilloj ta lexoni pastaj te komentoni.
Shqiperia nuk mund te behet me politikan hajduta dhe te korruptuar,por me njerze qe kane ideale dhe jane te perkushtuar ne ato gjera qe bejne.
FALEMINDERIT Rexhep Qosja.
Ne mund ta shajm Qosjen mund ta fyem.
por une Ketu nuk mund ti them se po genjen.
Per Rugoven esht 100% keshtu si shkruan.
Isa Mustava esht Komonisti ma i madh ne Europe.
Vetem Kritika ndaj Thaqit esht Shume e But.
Thqai me politiken e te po e shkatrron PDK edhe ngjalli nje parti po thuaj te vdekur LDKne.
Jam plotesisht deakord me Prof Rexhep Qosen. Jemi te nderuar si komb qe kemi nje figure te tille me mendime kaq brilante, te qarta, dhe te artikuluara me nje shije letrare te shkelqyer. Ky eshte tribuni shqiptar. Ky me kujton historine, te paret tane burrerore, Skenderbeun, Gjin Bue Shpaten, Pirron, Kladhen, Isa Boletinin, etj. Eshte burim frymezimi.
Po,po,ky eshte tribuni shqiptar. Ai tribun i cili takohet me antishqiptarin Shefqet Krasniqi dhe e lavderon ate per “kontributet dhene ne fushen kombetare”. E “kontributet” e hoxhe Krasniqit jane fyerjet ndaj Skenderbeut,Gjin Bue Shpates,Pirros…
mollos-fatkeqsia eshte se ju i that edhe enverit dhe negjmijes,ramizit.tribun,nano baba,hero.edhe pse ju beri te jetoni si lop. ju parti Enver e mbani edhe sote bashke me kokepalarin rama qe postoi ne facebok vrasesin.ju ka qmende fare komunizmi enveriste titist.qosja eshe e dhjere e stslinit.
Z.Ibrahim, per mua z.Qose nuk eshte tribun. Ai per mua eshte nje inatcor dhe nje grindavec i papermiresueshem. Eshte nje enverist dhe eshte nje islamist. Tribun z.Qose i thot ky me lart, Epirotasi me te cilin une replikova. Lexoje edhe nje here e do ta kuptosh me mire.
Nje nga mendjet me te ndritura te Shqiptarise dhe Aset i qmuar Kombit Shqiptar!
http://goo.gl/fevZgt
Rexhep Qosja eshte vlere e
kombit shqiptar.
Mos more burrë se fjalë shumë shumë të mëdha ke thënë.
Mbete gjithmone nje enverist,eshte minus i madh per ty z.Qosja !
Mbeti gjithmone nje enverist dhe islamist.
o ti greko epirot merre ket qosiqn edeh demaqoviqin po jua falim
Rexhep Qosja eshte nje njeri madh i nje vendi te vogel, eshte nje pasuri shume e madhe e kombit shqiptar, nje mendje e ndritur e tij,une e lexoje me shume deshire kete personalitet ,ky di cfare flet, cdo fjali ne shkrimet e tij paraprihet nga nje llogjik e forte dhe e vertet ne interes te kombit,te jesh kunder mendimeve te profesor Qoses do te thote te jesh kunder kombit, do te thote te jesh njeri u vogel e cinik; urimet me te mira profesor Qosja.Shpesh here kombet e vogla nxjerrin figura te medha.
Rexhep Qosja si njeri i letersise shqipe – i heq kapelen.
Rexhep Qosja si ideator i revolucionit sllavo-orthodox tregishtor te 97-es e ka njollosur dhe cvlersuar vepren e tij letrare.
Sa per vleresimet e tij per Rugoven po i kujtoj Qosjes se Sa ishte gjalle u votua masivisht mbi 65 % edhe ne momentet me te veshtira pikerisht atehere kur i “madhi” Qosja do te votohej vetem nga 0.045 e votuesit Kosovar.
Kur vdiq si ne asnje rast tjeter ne rruzullin tokesor Presidenti i nje shteti qe nuk ishte njohur akoma u vlersua nga udheheqesit me te shquar boterore ne varrimin e tij madheshtor.
Nese Rugova e regjistroi partine e tij ne Beograd zoteri Qosja eshte shkolluar ne Beograd.
Hashimi ka mesuar abc-ne e politikes dhe duke u perulur para varrit te Babait te Pavaresise nderon Kosoven nderon veten e tij.
Qosic! Rugova erdhi me nje mision ne politiken kosovare, te pandryshueshem, te qarte si kristali: Te fuse Ameriken ne Kosove si e vetmja rruge per ti dhene atij populli pavaresine, dhe kete e realizoi me sukses. Rugova qendroi ne Prishtine dhe nuk iku me rroba grash ferrave te kufirit me Maqedonine.
Sa me shume flet kunder Rugoves aq me i neveritshem behesh ne syte e publikut shqiptar. Ty te duan vetem ithtaret e Enver Djallit, te duan serbofilet, grekofilet te duan ata qe kane vellezer kinezet, e miq kosovaret.
sa bukur i shpjegon te gjitha me ate gjuhe aq te paster dhe te bukur .je vertet ikone e popullit shqiptar.je gjigand profesor REXHEP QOSJA
Rexhep Qosja eshte nga ata intelektuale mendimtare qe edhe popujve te medhenj u lindin shume rralle! Kurse ne si popull debil dhe dele qe jemi e shajme dhe i neperkembim mendimet e tij te vyera, se aq tru kemi. S’kemi vetedije si komb qe burra te tille t’i mbajme dhe konsiderojme si vlera te paçmuara kombetare. Zoti e rujt kete vend nga vetasimilimi!!!
Prof. Rexhep Qosja eshte i kritikuar ne Kosove per nje arsye: Populli i Kosoves nuk eshte ne gjendje qe te kuptoj nje intelektual te permasave sic eshte Prof.Qosja, populli i Kosoves ende simpatizon, preferon, kryeneqeson, besaton dhe voton dicka qe iu ka futur ne koke, si p.sh. Dr.Rugova! Sido qe te jet,mendimet e tija jane per tu vlersuar, e egzagjeron nje cike mendimin dhe figuren e Edi Rames, eshte per tu vlersuar akcioni i Tij per ndryshime ne shqiperi, por jo qe ta bejme tani Profetin e keti viti, sepse ai nuk ka bagazh intelektual dhe vizioner per nje epitet te atille! Flm Prof.Qosja per guximin tend, ne nje vend kaq instabil dhe vetgjykues!
HDD.vetem kokepalaret dhe trutharert e enverit e kuptojne qosen.pra ata qe ben jete si te qenit,gomarit etj.merreni kete ndyresire titiste po ua falim.
I nderuarë prof.Rexhep Qosja!. Mendoj se ka ardhë koha që të ndajm “shapin prej sheqerit” dhe të i demaskojmë tradhëtarët vendorë siq ishin pl.sh. Remzi Kolgeci, dhe Ibrahim Rugova. Pse e futa edhe Remzi Kolgecin në ket komentë?. Po se si Ibrahim Rugova dhe Remzi Kolgeci u regjistrua në UDB-e të Rankovicit qyshë në vitin 1964. Pra Rugova dhe Remziu u ban bashkëpuntorë të UDB-osti në vitin 1964. e për mentorë të Rugovës ke caktuar Vuk Filipovici, e pë mentorë të Kolgecit ke caktuarë Vuk Salici. Ju pro e din se Rugova e pat nënshkruar “marrëveshëjen me Millosheviqin dhe Tudzmanin për ndëjekëjen e Shqiptarëve nga Kosova e plotësimin e tyre me sërb të a.q. Krainës së Kroacisë, sërb të Bosnës, Malit zi e gjetiu. Pra “marrësheëja” pat parapa largimin enji milion Shqiptarëve nga Kosova me qëllim që mos të kthehen ma kurrë e zavendësimin e tyre me nji milion sërbë. Atë “marrëveshëje” e pat iniciua dhe pregatitë e a.q. “shen eugjedio”, një mision katolik i papës Rromës. Këto të vërrteta duhe zbardhur, se po dhem kur ata shpijanat e Rugovës po e quanj Rugovën “krytari Historik e gjetiu”
Ju thaftë dora çfarë shkruani. Zoti pastë mëshirë me ju.
Më shkrujt se ,,mendoni se kam shkrue njëherë në kët tem”. Jo, të parën herë po lesoj kët gazeë dhe të parën herë po shkruajë
kosovaret jan kane kallxue vendin ne zgjedhjet e vitit 2001,ku fitoi vetem 0.40 perqind te votave.
ne emisionin SHQIP te TOPIT ,ishin ftuar njerzit qe ne kosove autoriteti i tynve nuk shkon ma large se mahalla e vet.
dy njerzit ma konfliktuoz te kosoves,te cilet kane ngjajshmeri te madhe me politikanet e shipnise, kta dojn vetem konflikt,prandaj,ketyre dyve me VOTA POPULLI JA U KA NDALUE ME U MARRE ME POLITIKE,DHE TANI DALIN KISHE BEJNE ANALIZA,TE XILAT VETEM JU NE SHIPNI I NGONI.
Si zakonisht, vazhdon të rrjedhë nga trutë. Nuk sheh më larg se inati i vet. Fjalor tipi enverist, stalinist. Diktator i vonuar, anakronik. Kufomë e gjallë
Shqiptareve ne Shqiperi (kryesisht te majteve) ju bejne pershtypje dokrrat e ketij personi Qosja. Ju bej thirrje qe te mos mirren me te dhe mos ti japin hapesire se nuk ju bejne ndere as nuk do te shihni ndonje te mire prej lajkave te tij. Qosja eshte nje bukepermbyses, nje perqares dhe nje islamist i felliqur. Biles nuk eshte as kosovar po nje cope maloku nga Mali i Zi. Kosova me mundesite e veta ia mundsoj te gjitha shkollimin, punesimin, drejtorllekun, akademine e shkencave. Si ia rikthej ky Kosoves – me intriga, perqarje dhe tani se fundemi me fundamentalizem islamik. Ky person eshte kumbara i cdo te keqeje qe ka ndodh ne Kosove pas luftes. Qosja eshte edhe qyqar i vertete – gjate luftes hoqi mjekrren dhe u maskua si grua per te ikur ne Maqedoni. Cka ju duhet juve nje qelbesire e tille? Vete fiziku dhe shikimi i tregojne qe eshte maniak dhe pervers.
Harrova te shtoje edhe nje veper te lige te Qosjes – me nxitjet e tij per pak filloje lufta civile pas vitit 1999. Fatemiresisht nderkombetaret e shmangen kete, por ketij qyqari do ti mbetet turpi per jete te jeteve.
Ju në shumë aspekte keni të drejtë. Por, origjinën s’duhet tia përmendni, se nuk ka rëndësi prej nga është shqipëtari. Dhe e dyta si ka ikur ai për ta shpëtuar shpirtin nuk përmendet. Shpirti është i “ëmbël”.
Stefan – Rexhep Qosja eshte llumi i kombit shqipetar.
Ky eshte turpi i kombit,kete ja tregoj populli i Kosove ne zgjedhjet e para pas luftes ku fitoj vetem 0.045%te voteve .Ky eshte njeri i KGB dhe UDB bashke me Edi Ramen e shume te tjere ne Kosove Si Xhavit Haliti ,Kadri Veseli etj.
Unë e pershendes Z.Qosen nje Patriot i vertet ,sa u perket ketyre qe jane kunder kjo është normal se gjaku është perzipier per 50 vite edhe parti per ruajtjen e Jugosllavis se Ante Markovicit formuan këta gjak prishur qe sot e shajn ketë atdhetar.
Rexhep Qosja ësht bindës Majtist prsh,për Ediramen duhet të i plotsoj premtimet që i ka bër para zgjedhjeve tash ësht shumë heret të flas që ka bër Edirama diqka pozitive.
TRURI NUK BLIHET NE PAZAR.
Ta komentosh akademikun Qose duhet ta kesh trurin me rrudha,ndersa ta ‘shash’ ta kesh trurin ‘asfalt’.Eshte fatkeqesi por duhet ta pranojme thenjen:”injoranca eshte me e rrezikeshme se bomba atomike’.Ata qe kerkojne ta ‘shajne’ shqipetarin Qose ne pergjithesi nuk flasin shqip jo vetem per faktin qe shkronjen ‘Ç’e shqiptojne’Q’.
Esht shum keq per nji njeri akademik si Rexhep Qosja qe ta bjer punen aqe larg sa qe ti mos i drejtohesh zoti profesor,une vetem nji pytje e kam per zotriun,lexova se LDK na qenk regjistruar ne Beograd, po ti mor matuf plak ku ke qen i regjistruar,aso kohe kishim vetem nji shtet e ai shtet quhej RSFJ,dhe Kosova ishte nen administrimin e ketij shteti jo vetem Kosova por edhe ishe republikat tjera te ish RSFJse, merri dukumentat e vjetra dhe shum shpejt do ta gjejsh vetveten se ku ke qen edhe ti i regjistruar,si po duket memorja te ka zanur myk, lexo se qka te shkruan, boll me kto marzira zotri, se u bere gazi i botes nuk te beson njeri me ty,Ibrahim Rugoven e beri koha lider, ai ne kohen e duhur i doli per ball popullit,perse nuk ishit ju ne vend te tij, ase kushe nuk ju ka ndaluar Ibrahi Rugova ishte nji njeri me vizjon dhe kultur shum te larte,per ate dhe e vlersoj e gjith bota demokratike,zotri i keni dhen shum kombit shqiptar,dhe ju jemi mirenjohes per ket,por nji gje ta dini,se nuk mund te shkallmoni mbi vlerat e tin,per hir te asaj se jeni akademik Rexhep Qosja,ket do ta tregoj e ardhmja e jon,se kush esht Ibrahim Rugova dhe kush esht Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja ësht njeriu ma i poshter, në të gjitha trevat ku flitet shqip. Shkarravinat që ky armik i popullit të vet i ka shkruar nuk i lexon askush më.
e ky eshte tamam per politiken e shipnise,ky eshte ne gjendje ta ta kalle KOSOVEN per pak lavdi personale.
ky eshte SALA dhe NANO i KOSOVES.
KY SKA FARE KULTURE,KY I FOLE TE GJITHA TE ZEZAT PER NJERIUN E VDEKUN,PER NJERIUN QE E KRIJOI SHTETIN E KOSOVES.
AUTORITETI I RUGOVES E KA RRENUE KET MUHAGJEDIN,KET FUNDRRIN.
KOSOVARET NUKE E DOJNE KET GJUHE TE MLLEFIT,TE URREJTJES,KET SHPIRT NGUSHTESI,TE NJE MALOKU TE BJESHKEVE TE MALIT TE ZI.
KOSOVA IA KA DHENE RASTIN TE SHKOLLOHET DHE TE NJERZOHET,POR,KA ARRITUR TA SHKOLLOJ ,POR,ASESI TA NJRZOJ.
Akademik Rexhep Qosja èshtè nga ata intelektualè tè rrallè qè ka lindè kombi shqiptar. Èshtè pasardhèsi i denjè i rilindèsve tè mèdhenjè. Kurrè nuk ka hezituar tè kritikoj tè keqen,antinjerèzoren ,antihumanen. Vepra e tij iluministè e ka bère nder intelektualèt qè duhet tè jemi krenar dhe t’i jemi mirènjohès pèrgjithèmon.
Disa mendje tè degjeneruara edhe nè kètè portal fyejn profesorin. Sigurisht çfar pret njeriu nga njerèz tè degjeneruar ?!!!
I urojmè R. Qosjes jetè tè gjatè nè veprimtari tè pandalshme nè tè mirè tè letèrsisè dhe dhe tè zhvillimit tè kultures nè pèrgjithèsi.
-Je i paarritshem.
Nderime PROFESORIT Qosja! Ka ca hajvane te kalbur nga mendt qe perpiqen te hedhin llom mbi kete kollos, por keto mjerane vetem se e lartesojne figuren e profesorit EMERITUS. Nderime Profesor!
Ken e akuzon dhe ken e mbron Rexhep Qosja
Pjesa dermuese e diaspores shqiptare ngrisim zërin kunder dukurive të pa hjeshme që po ndodhin në UP, njashtu kerkojm që përgjegjësit per gjendjen e krijuar në UP të vuhen para drejtësis dhe tu ngushtohet hapsira ideologve stalinist të llojit të Rexhep Qosjes i cili i del krah Rektorit Ibrahim Gashi.
Rexhep Qosja i doli në mbrojtje rektorit, dhe nxorri fjalët ma fyese per kuadrat e LDK-së. Do të ishte n’rregull sikur se Qosja të shprehej edhe kunder atyre zhvatësve të pasurisë shoqrore, që kan emra dhe mbiemra e që qeverisin me vendin, por që i “ndjeri” Qosja nuk ua permend emrat sepse ata ja kan mbushur fytin, duke ja botuar shkarravinat që tani më as ideologet e ti stalinist nuk jan duke ja lexuar, nga ky akademik i mjer, edhe nuk pritej që të reflektoi kunder punve të pista që kan ndodhur viteve të fundit në at tempull të shejt, sepse populli shqiptar kurr nuk do ti harroi deklaratat e ti të kobshme që i bënte ai në kohen kur ndodhi rrebelimi i vitit 1997 që ishte një lëvizje antikombtare e që filloi më 24 Janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997 në Vlorë.
FOTOT MUNGOJN
Simbole serbe të manifestuara nga rebelët e jugut
Të Shqipërisë me vitin 1997
Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohej fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e pati të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqëroheshin nga bandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit ku qendra absolute e bandave të rebeluara ishte Vlora. Bilanci i rebelimit është 20 milionë dollarë dëme materiale, dhe rreth 2000 të vrarë e 5000 të plagosur! shqipëtar: Këto forca vepronin pa u penguar fare ku si rezultat i të gjitha t’kqijave në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, u vra një nga figurat më të shquara të opozitës, 35 vjeçari Azem Hajdari.
Kto ngjarje të hidhura per kombin shqiptar:
Rexhep Qosja i quante rrevulucion i vonuar!
Në emer të nji grupi të bashkatdhetarve
nga Kaiserslauterni Xhevat Berisha
Shenim: Naimi, Samiu dhe Abdyli jane frymezuesit me te medhenj te Qoses , pa lene ne harrese te madhin
Bajram Currin !
Akademik Rexhep Qosja, njeriu me i madh nder shqiptaret e sotem.