Fatmir Sejdiu i bashkohet partisë së Fatmir Limajt?

20 Shkurt 2014, 19:53Rajoni TEMA

Kryetari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu ka gjasa t’i bashkohet subjektit që shumë shpejt pritet të themelohet nga Fatmir Limaj, i cili para pak ditësh u largua nga PDK.

Burime të Express kanë treguar se Sejdiu dhe Limaj kanë treguar afërsi ndërmjet tyre edhe në të kaluarën dhe tashmë kanë biseduar që ish- Presidenti të jetë njëri nga themeluesit e subjektit më të ri.

Për këtë nismë, Sejdiu dhe Limaj kanë marrë edhe përkrahjen e njerëzve të afërt të tyre.

Express ka provuar të kontaktojë me Sejdiun dhe Limajn, por asnjëri s’u është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Aktualisht, Limaj është duke i bërë përgatitjet e fundit për themelimin e partisë së re, ndërsa Fatmir Sejdiu ka bërë përpjekje për të penguar kandidimin e Isa Mustafës si kryeministër i LDK-së./EXPRESS

2 komente në “Fatmir Sejdiu i bashkohet partisë së Fatmir Limajt?”

  1. Uji i ftohte says:

    Sa gjynah per,,SHKELESIN E KUSHTETUTES,,njeri te semure per pushtet,te ishe diktator gjate sistemit diktatorial arsyetohet disi por te behesh diktator ne demokraci nuk shkon.

  2. Mark Muharremi, Kaqanik says:

    @Uji i ftoht,
    Ore Lale sikur te ishte Fatmir Sejdiu i uritur per pushtet ai do ishte ne krye te LDK, ai e solli Mustafen ne LDK tek Rugova pasi ata nuk folnin ne mes veti, ku dihet per qka.
    Por te pelqen plehrat komuniste qe jan shkerdhy me shki me qika e gra , jam i sigurt se asaj elite i takon edhe ti ose familjane jua.
    Fatmir Sejdiu eshte nje nder politikanet me te menqur dhe me te sinqert qe ka patur ndonjeher Kosova, por i gjori nuk mundi kurr ti vrej grackat e serbofilit Mustafa.
    Nese ti @Uji i mu… e gjen diku ne shtete qe ka demokraci funksionale ku nje kryetar i nje partie zgjidhet me krejt votat per veq nje kunder ateher trego o lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje